Berat Buzhala sulmon Ramën: Tani shkëlqimin tënd do ta marrë Albin Kurti se iku koha kur hante qeni petulla, Albini i ble robat në pazar 50 euro kurse ti në Paris e Milano 1000 euro

11 Tetor 2019, 14:49Politika TEMA

Berat Buzhala ka bërë një shkrim ku thotë se ka ikur koha kur hante qeni petulla dhe se tani shkëlqimin e kryeministrit Edi Rama do ta marrë kryeministri i sapo zgjedhur në Kosovë Albin Kurti.

Ish kritiku më i madh i këtij të fundit, tashmë ka ndërruar mendje duke thënë se Kurti është lideri më i mirë që ka pasur Kosova vitet e fundit.

Ai thotë se Kurti ka avantazhe në raport me Ramën pasi ai i ble robat në pazarin e Prizrenit kurse Rama sipas tij në Milano e Paris. 

“Edi Rama ishte interesant, posaçërisht për rininë, në krahasim me kë? Ishte interesant në krahasim me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Mirëpo, a është Edi Rama interesant në krahasim me Albin Kurtin? Tash e tutje nuk është më. Albini për Edin është një pasqyrë në të cilën ai do të shikohet dhe do ta shohë veten se sa është plakur, se sa hipokrit është, se sa i korruptuar është, e pse jo edhe sa i paditur është. Në ndërkohë që Edi e ka argëtuar Qetin, duke mos pasur kohë për lexim, Albini e ka vazhduar stilin e tij të jetës. Kjo ka qenë një kohë mjaftueshëm e gjatë, sa për t’u krijuar një epërsi e dukshme kulturore. Ka mundësi që rrobat që Albini ka në trupin e tij blihen diku në Ferizaj e Prizren dhe nuk kushtojnë më shumë se 50 – 100 euro, kurse ato të Ramës në Paris a Milano dhe kushtojnë më shumë se 500 – 1000 euro“, nënvizon Buzhala. 

Shkrimi i plotë: 

I takojnë të kaluarës ditët kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas ditëve të lodhshme të punëve në Tiranë, vendoste që të dilte pak deri në Prishtinë për t’u çlodhur dhe për t’u argëtuar. Për të territori i Kosovës, kryesisht, ishte një lloj i cirkut të madh, ku flitej pak më ndryshe, njerëzit silleshin pak më ndryshe, kurse ai që nga pika e kufirit në Vërmicë e deri në Fabrikën e Amortizatorëve në Prishtinë e gëzonte, padrejtësisht, epitetin e të diturit. Për Edi Ramën nuk do të këtë kurrfarë pengese që të vijë rregullisht në Prishtinë, sa herë t’ia dojë zogu i qejfit, të shkojë në Presidencë në Prishtinë, të shkojë në Fabrikën e Amortizatorëve, por tash ai e di që në Prishtinë është veshur me pushtet një politikan, të cilin opinioni publik në Kosovë dhe në Shqipëri e konsideron më të pastër, më të ditur, më të kulturuar, me të lexuar, sesa Edi Ramën.

Ka mundësi që Albinin e ndajnë nga pozita e kryeministrit edhe disa javë. Ka mundësi që atë e ndan nga pushteti edhe ndonjë plan i presidentit Thaçi, që të mos e lërë ta marrë pushtetin fare, por unë po flas këtu për vendimin e qytetarëve të Kosovës që ta veshin atë me pushtet. Ndërsa, kur kanë kaluar pesë ditë prej këtij vendimi, Edi Rama, që vite më parë e quante Kurtin “vlerë kombëtare”, ende nuk po denjon që ta urojë atë për fitoren. Edi Rama vazhdimisht e ka konsideruar Kurtin “vlerë kombëtare”, por për të qëndruar në opozitë e jo për ta ndarë me të, tash e tutje, një lloj të pushtetit mbarëkombëtar, kategori kjo jokushtetuese, por shumë domethënëse.

Më kujtohet kur Rama e kishte vizituar Prishtinën, si kryebashkiak, fill pas përfundimit të luftës. Ai, përveç takimeve të tjera, e kishte takuar edhe Ismet Beqirin, homologun në Prishtinë. Ai takim, në vetvete, dukej si satirë politike. Ismeti i parashikueshëm dhe i veshur me ca palë tesha të gjata dhe të gjëra, me ndonjë ngjyrë që ndoshta as nuk kishte emër, kurse në krah të tij Edi dekadent, i papërmbajtshëm dhe i paparashikuar, i veshur në atë mënyrë që vetëm ai do të guxonte. Plus me çorape të kuqe. Në atë kohë veshja e tyre nuk ishte gjë e lehtë, siç është sot, bie fjala, kur edhe “kuca e maca” e bëjnë një gjë të tillë. Ne që ishim më të rinj i lëpinim buzët. Dëshironim ta kishim në krye të kryeqytetit një djalë të ri dhe avangardist, sikur puna e Edit, që kishte arritur ta bënte, me ndihmën e ngjyrave, Tiranën një qytet simpatik. Dëshironim ta kishim në krye të Prishtinës një si puna e Edit, që kur nervozohej me konventat e merrte sëpatën në krah dhe dilte rrugëve të qytetit për të vënë rend dhe ligj.

Një gjendje e tillë e pabarazisë ka vazhduar gjatë. Kosova dhe Prishtina po zgjidhnin dhe po emëronin politikanë që Edi Ramën po vazhdonin ta shikonin prej pozitave inferiore. Në kafet kryesore të Prishtinës çdo koment për të niste e mbaronte me “llegendë osht”. Kështu thoshin edhe ata që ndoshta nuk do të votonin për të. Mirëpo, ishte “llegendë” ndryshe prej udhëheqësve tanë. Shkumonte në studio televizive, i thyente rregullat, i tallte njerëzit, i tallte udhëheqësit tanë e në fund u shkonte edhe në shtëpi për një gotë raki. Me një fjalë shou. Këta të ngratët intimidoheshin prej tij. Nuk e dinin se çfarë ishte e lejueshme e çfarë nuk ishte, nuk e dinin a duhej t’i përgjigjeshin a jo. Nëse e bënin një gjë të tillë rrezikonin ta bënin atë në mënyrë të trashë dhe të pashije. Prandaj, kryesisht zgjidhnin atë që dinin ta bënin më së miri: heshtjen e varrit. “Hajt se Edi mo”. Me demek: ky kështu është, nuk mund të shtyhemi me të. Kjo për Edin ishte fitore simbolike, por e jashtëzakonshme në fushën e propagandës. Me të nuk matet askush, sepse ai ka lexuar shumë, ai e cakton se çka është e lejueshme e çka nuk është e lejueshme, çka është e pranueshme e çka nuk është e pranueshme. Nëse e ka thënë Edi, edhe nëse nuk ka qenë e lejueshme deri atëherë, aty e tutje bëhej e tillë.

Mirëpo, çdo gjë e ka një fillim dhe një fund. Fundi i hegjemonisë kulturore dhe trendvendosëse mori fund të dielën në orën 19 të mbrëmjes. Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre, përveç që i sfiduan rëndë politikanët e Kosovës, i sfiduan edhe politikanët e Shqipërisë, posaçërisht Edin. Para mikrofonit tash është një djalë i Prishtinës që veshjen, sidomos kohëve të fundit, e konsideron vetëm si një mjet për t’u mbrojtur nga të ftohtit ose të nxehtit, e jo për të vendosur standarde të reja, e as për të përcjellë mesazhe të koduara kulturore. Nëse establishmenti politik në Prishtinë dhe Tiranë do t’i vishte kostumet e Kurtit ne do të talleshim me zakonshmërinë e tyre. Mirëpo, kur i shohim të veshura në trupin e Kurtit ne të gjithë e dimë që ai këtë po e bën, jo pse nuk e di se çka është “më ndryshe”, jo pse ai nuk di që me anë të veshjes t’u përshtatet rrymave të preferuara muzikore të tij, e as rrymave të preferuara ideologjike të tij, por sepse kjo për të tash është e rendit të dytë a të tretë. Ai ka vendosur të vishet dhe të duket sa më në mënyrë monotone të mundshme, në mënyrë që kjo gjë të mos e shpërqendrojë votuesin e tij në Prishtinë, apo admiruesit e tij në Tiranë, prej asaj se çfarë thotë Albini. Veshja si deklaratë, veshja si rebelim, për Kurtin duket që ka qenë e rëndësishme në vitin 1997, kur përballë tij dhe shokëve të tij gjendej politika serbe. Tash, veshja për të është thjesht obligim, sepse ai nuk do të frikësohej nga gjykimi i opinionit edhe nëse do ta vishte atë xhemperin e leshtë që e kishte veshur në burgun e Pozharevcit, kur kishte arritur t’u fliste mediave botërore.
Se çka është antiestablishment e çka nuk është, koncepti i Kurtit tash dallon thelbësisht nga koncepti i Ramës. Për kryeministrin në ardhje të Kosovës veshja ndryshe gjatë ditës, “Adidas”-kat në takime të rëndësishme ndërkombëtare, kravatat plot lule, nuk të kualifikojnë si politikan rebel, nëse gjatë natës e takon Shefqet Kastratin – Qetin, për të bërë pazare të pista në kurriz të qytetarëve. Për Kurtin, së paku prej asaj çfarë ai ka thënë dhe çfarë është zotuar që do ta bëjë, nuk mund të jesh politikan rebel i majtë e jokonvencional, e në anën tjetër ta udhëheqësh shtetin më të varfër në Evropë, por personalisht të udhëtosh me “private jet”, “Rolls Royce”-t, “Bentley”-t e oligarkëve më të pasur në këtë pjesë të Evropës. Për këto dhe shumë arsye të tjera, Rama kur e sheh Kurtin e sheh atë që realisht do të donte të ishte vetë, por që i korruptuar në bosht i ka tradhtuar këto ideale. Krejt çfarë i ka mbetur prej tyre është gardëroba. Në teori, një socialist i majtë kurse në praktikë udhëheqës i një bande të babëzitur që synim në vetvete e ka që t’ua marrë shqiptarëve edhe dheun nën këmbë. Tashmë këtij revolucionari i ka dalë boja. I ka dalë boja në Tiranë e i ka dalë boja edhe në Prishtinë. Çdo gjë në këtë botë peshohet më së miri kur krahasohet me diçka. Edi Rama ishte interesant në krahasim me kë? Po, ai ishte interesant para 20 vjetësh në krahasim me Ismet Beqirin. Edi Rama ishte interesant, posaçërisht për rininë, në krahasim me kë? Ishte interesant në krahasim me Isa Mustafën, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin e Hashim Thaçin. Mirëpo, a është Edi Rama interesant në krahasim me Albin Kurtin? Tash e tutje nuk është më. Albini për Edin është një pasqyrë në të cilën ai do të shikohet dhe do ta shohë veten se sa është plakur, se sa hipokrit është, se sa i korruptuar është, e pse jo edhe sa i paditur është. Në ndërkohë që Edi e ka argëtuar Qetin, duke mos pasur kohë për lexim, Albini e ka vazhduar stilin e tij të jetës. Kjo ka qenë një kohë mjaftueshëm e gjatë, sa për t’u krijuar një epërsi e dukshme kulturore. Ka mundësi që rrobat që Albini ka në trupin e tij blihen diku në Ferizaj e Prizren dhe nuk kushtojnë më shumë se 50 – 100 euro, kurse ato të Ramës në Paris a Milano dhe kushtojnë më shumë se 500 – 1000 euro, por për herë të parë dukja nuk do t’i ndihmojë Edit që të duket më ndryshe. Madje do të duket më ndryshe, por për fatin e tij të keq. Për herë të parë tash publiku rrobat e Edit do t’i gjykojë më ndryshe. Kur po flas për publikun po mendoj për atë në të dyja anët e kufirit.

Pra, iku koha kur Edi do ta kërcente kufirin për të ardhur në Kosovë për ta takuar një fis aborigjenësh primitiv, si një konkuestador pervers i kohëve moderne, të cilit i lejohej çdo gjë, thjesht dhe vetëm sepse ishte Edi. Koha e spektaklit mori fund. Tash njësi matëse do të jetë tjetër gjë.

Në një postim të tij në rrjete sociale, gazetari Lutfi Dervishi ishte kirurgjikisht i saktë kur shkroi se “Kosova nuk është vetëm popullsia më e re e kontinentit, nuk është vetëm vendi me rokstarët më të famshëm të kohës, nuk është vetëm kombëtarja më befasuese në futboll. Kosova është vendi që kur e lyp koha luftën e bën me armë, kurse për revolucion i mjafton kutia e votimit”.

Sigurisht që kam shumë pikëpyetje për Albinin kryeministër, por për ato një ditë tjetër.

90 komente në “Berat Buzhala sulmon Ramën: Tani shkëlqimin tënd do ta marrë Albin Kurti se iku koha kur hante qeni petulla, Albini i ble robat në pazar 50 euro kurse ti në Paris e Milano 1000 euro”

  1. SHKELZENI says:

    BUBUZHZL BERATI NUK I RRUHET RAMES PER FAME ESHTE DJALI KRISTAQ RAMES NUK ESHTE FSHATAR SI TY

    1. vang says:

      ORE BUZHEL ,Paske qene budalla fare ti mor gazetar qe keta te mencurit tane te ftojne ne portale e flet roma pertoma.Po pse mor budalla,duhet te bleje rroba te gabelt Rama qe te kete vlera se ha qeni petulla? Hik more surrat se je ipa durueshem.Ne gezohemi qe te mos kete nje e dy politkan te shquar por shume e te jene nga te gjitha trevat shqiptare.U shqyeve nga xhelozia edhe per Cakajn dhe nuk dije cfare thoshje Ke nje xhelozi prej provinciali dhe perpiqesh ta mbulosh por njerzit nuk jane budallenj.I mbarove teorite idiote me Matoshin.Tani fillove xhelozite.

      1. Meritoni says:

        kompleksi i inferioritetit bën çudira,kjo edhe një herë tregon se ju disa nga shqiperia jeni kompleksivë.
        50 vite izolim kanë krijuar nje lloj te ri te shqipëtarit,pra shqipëtarit injorantë,te pa vlera.DARVINI ka thenë;Izolimi krijon lloje te reja;pra,ju jeni lloji i ri.
        ju duhet te uroni qe edhe ka ju te vijĕ era e ndryshimeve,kurse ju doni agonin deri ne amshim.

        tani une pres sharje dhe fyerje nga lloji i shqipetarëve injorante,te pa vlerë,te pa cipë.
        ju vuani nga komlpeksi i Stokholmit,jeni te pa shpresë.

        1. Eri says:

          Une e dua Albinin kryeminister ne Shqiperi.

      2. I.Hoti says:

        Buzhala nuk eshte as gazetar as shqiptar…Emrin ja kane vene te bukur-shqiptare por permbajtjen e ka te felliqur antishqip ..sllave! per kete ‘mburret’ per krijim ‘kombi’ te ri.. pasi krizen e vet morale peronale perpiqet tja veshe shoqerise shqiptare. Cfare ‘kombi’ jane shqiptaret ne Presheve-bujanovc-metvegje,nish plave e guci, shkup e tetove oher e gostivar ,dibet e manastir janine selanik arta preveze……………..!!!???? Ky eshte hibrid ne tru e gene! Harrojeni gomarin..

        1. Tit says:

          Berat, dmth paska pasur shkëlqim Rama ëëë?!!! Pra atë shkëlqim që po ia merr Albini! Ah ti je teveqel mor çun, pa fajet i ka Mero që të krijon hapsirë ty tek Tema!?

      3. Irena says:

        Nuk eshte xhelozi o njerez eshte menyra per te rene ne sy, per te marr klikime.
        Mos bini pre e idiotit

    2. Vani says:

      Albini me 25% te votes do rrembeje yllin e Rames me 51% te votes. Buzhala eshte mi kanalesh. Po prit se do ta shohesh Albinin me 50 euro ti. Prit se akoma nuk ka marre pushtetin Stalini i vogel i Kosoves. Atehere do ta njihni ti me gjithe LDKne.

    3. Dyrrahu says:

      Injorone bozhalen sepse eshte nje kelysh i bozhes.

    4. Epiriiiiii says:

      Sa Xheloz jane keta per ” Famèn” e Rames. Kaq Budalleqe thon sa dalin Antipatik ne fund.

    5. saliu says:

      Berat, sic eshte ngritur legjenda per Edin ashtu po e ngre per Albinin! Desha te te pyes, ku e di ti qe Edi eshte i lexuar? Apo qe shkelqeka nga intelekti? E ke degjuar ndonjehere te flase per libra? Pastaj, po te ishte intelektual, me Qetin, me Tomerat e Taulanterat do rrinte, sic rri? Ky lloj tipi quhet Pseudo-Intelektual, sepse ben sikur e ushtron intelektin, por ne fakt sillet krejt tjeter. Ai as nuk rron me intelektin dhe as nuk e ushtron ate. Por te tilla legjenda ngrihen nga popujt injorante ne nje mase te madhe, sikurse ky populli yne qe ka njeqind e kusur vite qe sundohet nga keta maskarenj qe urrejne cdo gje te mencur e te bukur. Sa per veshjen, vertet di te vishet bukur, ne mos eshte njeriu me me shije ne Shqiperi, por shija e te veshurit nuk eshte etalon i intelektualitetit, perndryshe topmodelet do te ishin ne akademi te shkencave. Edhe Albini nuk me duket se shkelqen aq sa e ben ti, dhe kjo menyre te shprehuri rrezikon te ngrere nje tjeter mit. Ishte sorollopi yt qe ngriti mite te tilla edhe per Enverin, Saliun e ku di une, por ne fakt edhe ju jeni dofare pseudo-gazetaresh qe prapambetjen nuk e keni ne veshje, por ne tru. Tekefundit, nje rrace injorante po aq sa edhe rraca e politikaneve e ketu ben pjese edhe ti o Berat qe do te imitosh ca tipa analistesh injorante te tiranes. Ti e di mire per ke them!

    6. Komentuesi says:

      A me palaço gazetar si ky mut Buzhalga nuk gjen dot ne Ballkan.Eshte pis njeri,pa le pastaj per veshet e bukur si te gomarit.Ky ta shpif.

    7. Aleksanderi says:

      Kerkesa numur 1: mos u merrni me nje idiot.
      Kerkesa numur 2: ti hiqet emri Berat dhe te quhet, se paku ne rrjetin e Gazetes Tema, Beribat.
      Kerkesa numur 3: ky ka nevoje se pari te behet synet, se paku ti shkurtohen e drejtohen veshet.
      Veshllapush Buzhala, hahaha.

  2. Ladi says:

    Ore Mero, kush eshte ky zhul qe i boton shkrimet, apo si gjithemon e bene per biznes ti qerata.
    Shmange kete fytyre te neveritur nga gazeta jote se do te gjeje e keqja edhe ty.

    1. qazim says:

      Je nje hajvan 24 karatesh o Buzhala.Mjerim i madh medjave serioze qe te munesojne te lexohesh.

  3. Tani says:

    Po ore bukshkala ti je nje vemje.Kush te ka vene te gjykosh nje popull sipas mendjes tende te ndritur.Pavaresisht ndryshimeve qe egzistojne kryesorja eshte qd jemi nje popull o fyell.Rama nuk ben gare me Albinin dhe kur ai hidhte tymuese e gaz ne kuvend por i ka thene ato qd duheshin thene por ti je nje koker legeni qe ben diversion te tille.Palaco

    1. edi says:

      Ky artikull eshte shume in sakte or idiot i mesiperm,o tifoz i Rames. Rama u kish sherdhyer burrerrine dhe nderin politikaneve e analisteve ne Kosove, tani ka vertet nje njeri te kulturuar ne krye te Kosoves(se ne krye te Shiperise eshte nje karrabush).

      1. xhemal says:

        me siguri je nje ed i.shkurter nga cdo permase.je nje bushkale tjeter .ndryshon me siguri ndaj pamja po jo nga menyra primitive e te menduari .si llafazanet e lagjes ngaterroni pergjegjesit shteterore me mardheniet individuale.cdo qenie njerezore nuk eshte e perkryer
        edhe politikanet nuk perjashtohen nga kjo aksiome.vetem istitucionet e percaktojne nje njeri se eshte i korruptuar apo jo.te vishesh bukur eshte kulture.te biesh shtrenjte do te thote se ke kursyer thote nje proverbe.bushkale ku e di se sa kushtojne veshjet e rames?ai nuk eshte ndjekesi i tij edhe neper dyqane.ora eshte nje llafazan i New pa dinjitet

    2. drin says:

      O K…pa fare , boll u nxehe.

  4. rroku says:

    O Zot cfare katunari, ka ngel tek leckat. Ed rama veshjen e ka stil o qyq, albinin vishe me florinj dhe prap do jete nje siluete e zeze me gjoks te fryre

    1. Irvin says:

      Nuk do shkojne 5 vjete dhe do behet Kryeminister i Shqiprise kjo eshte e sigurte.

  5. tania says:

    O shpifesite gazetarie, Laje gojen kur te zesh ramen me goje.

  6. Jorgo says:

    Shkrim shume i sakte, m.gj.the antipatine qe kam per ket mender Buzhalen…

  7. Qytetari Rama ha jovetem Petulla ,#
    nderkoh qe al bini ,
    peshon sa koqia e djathte e Ramos o gen mesjetare ,primitive

  8. Lapi says:

    O Mero mavria, me publikimet qe i ben ketij pseudonacionslisti qe nuk eshte gje tjeter vecse nje serb i ndyre, me ben qe te mos klokoj me ne gazeten “Tema”. Nuk meriton te lexohet e degjohet Berat Bubuzheli.

  9. shqiptari i ilirise says:

    O Berat
    kur të të pjellin veshët,do më japësh 1 palë këlyshë?

    1. Raif Fetiu says:

      Cdp popull e ka ate fat dhe ate qeveri qe e meriton andaj ne Shqiperi duhet te udheheq Rana mbi 40 vite njelloj si Enver Hoxha.Mbrone o njerze mbrone Zoti ua lasht! Nuk jeni duke e par e degjuar sa barcoleta neper europe jane krijuar per Shqiperine dhe qeverine e saj.Apo nuk jeni duke e par prestigjin e ashqiperise ne bote.Si duket nuk po iu bene pershtypje as gjendje e popullit ku eshte katandise sot .Po c’beni merreni me Buzhalen qe po ua tregon lepurin e jo po i kerkoni gjurmet.Tani po e kuptoj pse aq shume brohoritshit Parti-Enver se sa ma shume qe dikush u shterngon per fyti ,shkoni pas tij.Mos koft thene prej gojes time si delja pas ujkut kur e nxe per qafe.

    2. lexuesi says:

      JE FITUES I DITES ME KETE KOMENT!

    3. LILOLABJA says:

      Shqiptari i ilirise!
      Pas komentit tuaj vendosa te mos bej asnje lloj komenti .Nuk me pelqejne vertet te sulmojme dike mbi aparencen por gjithmone permbajtjen .Ky me nder analisti qe ka marre persiper te injoroje 1000000 shqiptare qe kane votuar zotin Rama dhe ta sulmoje ate nga aparenca e ka me hak komentin tuaj, je mjaft fine dhe inteligjent . Diktatures se injoranteve duhet ti pergjigjesh vetem me nje koment si ky i yti !
      Respect !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  10. Xeni pa qime says:

    BUBUZHEL KA NDONJE LIGJE QE MESHKUJT NUK DUHET TE VESHIN CORAPE TE KUQE
    JE TIPIK FSHATAR KOSOVE PRIMITIV SI RAMUSHI RAMA TY NUK TE KONSIDERONE NESE JE GJALLE APO VDEKUR DHE TY MOSPERFILLJA QE RAMA TE BENE TE SEMURE JE PSIKOPAT QE MERESH ME VESHJEN E TJETRIT OSE NE SHIJET PERONALE.
    JE PROVINCIAL DHE NGELESH PROVINCIAL BUBUZHELI BERATIT

  11. Apo jo? says:

    E cudicme sa shume tregon fytyra………

  12. Taku says:

    Prape na doli ky Buzhala Buzhaku te na caje b…….. Sikur u zhduk ca kohe dhe ndenjem rehat. Surrat i urryeer. I themi nje shprehje ne shqiptaret Shikoji turine dhe veri kusine.

  13. Shkodrani says:

    Hahaha bravo buzhala per here te pare kam lexue nje shkrim tend korrekt me realitetin kjo tregon se ju e i njihni mire realitetin por shkruani sipas interesave te njerzeve qe ju paguajne kjo eshte shum keq per te gjith gazetaret edhe ktu ne shqipe qe jane bere lolo e legena per pare edhe nuk asnje lidhje me realitetin edhe ato shkruajn brockulla sic i don shefi i tyre pas fasades po ky shkrim eshte shum real edi rama eshte nje kelysh komunisti disa thojn qe ka qe ka qene anti komunist po kjo pas 1990 si sala komunisti nr 1 sekretari i partise kelysh i udb edhe ppsh po varja edi eshte jo hipokrit po legen njeri ata qe e njohin nga afer flas per njerez tamam jo njerez kot kane thene mjere kush e beson kte se ky eshte vec nje zhurmues edhe ashtu eshte vertet te tv e ka bisnesin jo te punet shiko kanalet televizive nje shembull te mare mos te merem me te gjithe se te gjith njesoj jane sander mafishja i klanit qe eshre bere edhe gangster sepse normal ka pushtet si zv kryeminster ne hije nuk ka lene tendera ne shqipe me firma te ndryshme qe jane fasada te tij edhe edi aty pastron nje pjese te parave te tij me grupin e bisnesmenve pas tij qe pastrojn paret e gjith politikanve ne shqiperi e ke parasysh grupi balfin i leshit qe jane brenda te gjith paret e kryeminstrave te shqip apo kastrati ka plot apo gener 2 te gjithe kta jane qehajt e politikanve legena e te korruptuar deri ne fut po tshohim si do shkoj sa t hapet loja si ne itali statusi i te penduarit atehere ke me pa qka del do vriten e priten mes tyre ca ne burg e ca fshehur neper amazone te brazilit me operacione plastike e emea te tjere hajde tung shqipe

    1. Nga erresira says:

      Cfare me i thon ketij luli te vocer dhe te vobeket intelektualisht nga shkodra….. o rrushi i thate.. ti dhe te tjere si ty nuk i vini RaMes as tek hardhia….. e jo me ta vleresosh si individ…….. hajt se boll na i gricet klarineten si ti dhe heroi yt katunar i pagdhendur mesjetar bubuzheli…. tung dhe te rroj partia dhe sal ram koqia…. vdekje fashistve dhe liri lyleberreve…. o kamunist i thekur nga te dyja anet…..

  14. alex says:

    njeri me te shpifur nuk mund te gjesh ne bote, nga doli ky majmun llapush, dhe nuk e kuptoj si lejohet ky njeri te futet ne shqiperi, ky do shpallur non grada ,si prishes i bukurise se natyres shqiptare

  15. Tetova says:

    Ty te hashe mut dhe te heshtish. Flet si grue e keqe. Haxhuz.

  16. Ar2r says:

    ky buzhala eshte nje idiot dhe kelysh serb

  17. Albani says:

    Nje gje nuk na sqarove , cdo thote e cdo beje Albini kur opozita do ti qelloje kuvendin me molotov e gure ??kollaj te besh opozite gjithmon. Doja me shpirt qe ky njeri te vinte ne pushtet njehere se aty do ta shikonim se cfare deshtaku eshte ( si gjithe soji i tij populist) . Udhe te mbare Albin e ruaje kete artikull Berat se ndryshe do shkruash pas 6 muajsh kur ta shikoni ekonomine tatepjete nga nje profan qe di vetem te fryhet e qe besoj ska firmos kurre bordero ne jete .

  18. KOSOVARI PATRIOT says:

    Shko ore bubuxhel Kosove, ti je nje llapaçen, qe injorantet shqipetare që drejtojnë TV dhe disa gazetave !!!! ju dukesh si me i çuditshem dhe sidomos kur mbanë krahun e PD. Kemi peshtire ku ju shohim surratin neper ekrane.!!!!!!

  19. Labi says:

    Imagjino e Mero vllai ku ka ardh puna ,Buzhala flet per Edi Ramen.

  20. Ben says:

    Ky eshte edhe turi derr edhe budalla.Eshte per ti bere experiment,qe pse e ka koken me shume qoshe te ç’rregullta,trurin e semure,dhe surratin shume primitiv.Si basareti ketij nuk gjen njeri ne bote,unik dhe i frikshem.Me mire eshte me e fut ne kopshtin zoologjik,ne vend te majmunit ose gomarit. Do kete sukses.

  21. Jugu says:

    Shkrim vertet interesant. Nje autopsi e lezetshme e te dyve.

  22. Johani says:

    Me vjen keq per redaksine e nderuar qe nxine faqen e gazetes me kamikaz te tille si buzhala,dikur i lepinte by……n Rames por edhe Thaqit tash i eshte kapur Albinit si miza e kalit po ne by…..e, pseudoanalist si ky e si ai far ish deputeti i VV ismailji qe qysh diten qe u Shane rezultatet dhe e pa ne media se Albini fitoi me nxitim doli ne rrjetet sociale dhe kerkoi bte kthehet ne VV apsi PSD dhe AAK Jane te poshtersi dhe mashtrues e qka jo tjeter,e kur tbahet qifti ibuzhales tia rruje Rames ateher mjer au e mjer shqiptaret sepse ky me “kaqikun” qe veq nese ja merr ne goje bn se smun ti bej gje tjeter.

  23. ilir says:

    ik mor shembnelltyr e slobodanit. Qelbesire qe vetem shqiptrar nuk je pavarsisht emrit

  24. Kuq e zi says:

    Hahaaa
    Pse kaq zell per ramen?
    Per fat te keq ne se kemi nje albin sepse pakti rama -berisha nuk e lejon
    Rama nuk eshte aspak i kenaqur me fitoren e albinit pse?
    Dihet qe 54 marrveshjet kosove-shqiperi kane ngel ne leter sepse prishen intetesat e monopolisteve qe albini tha do i shkaterroj rama para albinit do japi llogari pse marrveshjet nuk zbatohen nga shqiperia dhe nderkoh do te tregoje kush i pengonte ato nga ana kosovare
    Albini ka nje program 100 pikesh do mjaftonte per 10 fashata te rames kurse ky i fundit ka tre pale zgjedhje qe del pa program
    Albini thote qe ne vv antarsohen vetem shtresa e mesme dhe e varfer dhe intelektualet sepse konsiderohet i majt
    Po ne shqiperi kush eshte i majte?
    Duke pare gjendjen ekonomike tonen po te kishte nje parti te majt do fitonte 98%

  25. Tin Tin says:

    Po Albini a ka Oxhak 18 mije €???? Nuk ka ,po vile dhe apartament ne Monte Carlo ,nuk ka …
    Ata Shqiptare qe mbrojne Sali Qenin dhe Ramen e Ilir hajdutin jane injorante qe vuajne per lider nga simptomat e komunizmit.Albinin do ta shikojme kur te lere Politiken ku I blen Rrobat se tani I blen ne Rruge se nuk ka jo se don.Liderat Shqiptare linden hajdute dhe vdesin si Tradhetare pa dallim.

  26. BLLOKMENI says:

    Gjynah qe ke emrin e nje qyteti te kulturuar, nuk e meriton.

  27. ????? says:

    IK O PIRDHU , TI BUKËSHKALË ME GJITHË IDIOTËSITË E TUA. S’JE RRACË SHQIPTARI!

  28. Se shpejti do vije dita kur te fillosh nga sharjet per al binin.

  29. GJyshi nga Kosova says:

    Beji te fala presidentit, nga inati fshataret xheloz nuk po dine cfare te sajojne.
    Po cfare lidhje ka Edi Tama ne Tirane me Albin Kurtin ne Kosove???
    Nuk i afrohesh as ti e as Albini Edi Rames, ndyhen fjalet kur i perdore ti, nje vemje e peshtire.

    1. Roberto says:

      O Gjyshi po per Beratin ka lidhje si nuk ka ??por ju qe jeni andej nga Kosova cojeni Beratin tek llamarinisti te drejtoje veshet njehere pastaj te beje krahasime dhe te flase sa te doje. Rama rrobat do ti blere ku ti doje trapi. Albinin nuk e ndal kush ti blere ne Rome,Milano ,
      Paris, Londer a New York sepse si kryeminister nuk do rrije me rrobat e dyqaneve te Ferizajt apo Prizerenit kuptove o bubuzhel????

  30. Tironsi says:

    ce botoni kete shkerdhate serbe qe vec gjak shqiptari ska.O bukshkale Edi Rama eshte lider por ti e shan se do te maresh na fama e tij.

  31. Gjino Pojani says:

    Ore, po pse i beni jehone ketij By..rat Bubuzhelit. T’i vijë turp që mban atë emër se eshte vemje kalimtare e jo me vlera si qyteti mijëravjeçar.
    “Njeriu ka përgjegjësi për fytyrën që ka”…..
    Pse u jepet hapësirë mediatike këtyre qenieve që ushqejnë ndasitë mes shqiptarëve? Kujt i bëjnë shërbim?

  32. Viola says:

    Po si ka mundesi qe shumica e analisteve ne vend te merren me analiza qe I sherbejne permiresimit te punes dhe imazhit te vendit merren me budallalleqe si vishet Rama dhe cfar veshin te tjeret .Po mire more zoterinj medhithese vec zoterinj nuk jeni jeni shqiptare a cfare jeni more dite zinj qe na kini merzitur vendin tone se vec budallalleqe dhe idiotesi degjojme.

  33. Fare e llumit skllavoi nuk e sfidon edhe e mposht dot Epiriton.Sepse ju jeni bij sklleverish brez pas brezi.Shume u perpoqet te mposhtnin Epiriotet ,thirret edhe greket ne ndihme edhe mazllumet qylaxhinj por gjarperi nuk e ha dot Shponjen Epiriote.Te gjithe turkosllavevet Rama i beri majmune cirku.Njejte do ta bej edhe kete nxirim kurdin qe ende nuk di te flasi gjuhen Arbereshe.Kur mundohenin ti beni karshillik Epirioteve athere beheni te peshtire edhe qesharak.Rama ju mban ne maj te hajdarit o njerez me probleme inferioriteti.

  34. Ana says:

    O Buzhala je veçse një katundarë. Ti vish anës Ramës sepse Ai është qytetarë. Ti ke ngelur tek shekulli X.

  35. laura says:

    Cfare thote agjenti i UDB se BEOGRAD BUZHALA, ky eshte nje pallavesh i ndyre qe vazhdimisht hedh romuze per percarje kombetare se sigurisht UDB financon. Dihet qe shume Kosovare kane qene dhe jane ne kete rrjet si dhe familja e BEOGRAD DUZHALES.

  36. Aules says:

    Sa herë ka hongër Bubuzhel Berati alias beratuc buzhaluci petulla???

  37. rexha 10 says:

    ME VJENE KEQE PER BUZHALEN.PROBLEMI NUKE JANE RROBAT ,PORE PERSONAT QE BEJNE PJESE NE QEVERITE..
    MJAFTON QE PERBERJA E QEVERISE TE MOSE KENE BIZNESMENE dmth NJERZIT QE BEJNE PJESE NE QEVERISJEN E VENDIT TE MOSE JENE BISNESMENE.
    PO QE KESHTU DO TE PERFUNDOJNE SI NJE QEVERI HAJDUTESH TE CFARE DO LLOJE POPULLI TE QEVERISIN
    KY ESHTE LIGJI QE TE CONE NE KONFLIKTE INTERESI.
    I VETMI GABIM I RAMES ESHTE SE I DHA PERKRAHJE TE MADHE HAJDUTEVE SHQIPTARE QEVERITARE ,SEPSE KISHTE NJE PERKRAHJE TE PA SIGURTE TE NJERZEVE TE RINJE NE QEVERI.
    CFARE MUNDE TE BEJE RAMA KURE NE KRYESINE E PARLAMENTIT QENDRON PESHKAQENI GRAMOZ RUCI?SIKURSE NE KOSOVE ESHTE BIZNESMENI ME FAME BEXHED PACOLLI,A DIRITURA ESHTE EDHE MINISTER I JASHTEM I KOSOVES.POPULLI E VLERSOI RAMEN ,POPULLI SHQIPTARE.DHE TI NUKE KE ASNJE TE DREJTE QE TI MOHOSH TE DREJTEN E VULLNETIT TE KETIJE VENDI.PRANDAJ GABIMET TE TILLA TE VENDOSIN JASHTE CFARE DO LLOJE PARAGJYKIMESH PERSONALE.J MOSE FOLE ME KAQE MLLEFE DHE URREJTJE ..DO TE BESHE MIRE TE LARGOSHE NGA VETJA KETO TIPARE ,PASTAJ TE GJYKOSHE NJERZIT.LERI EMUCIONET PER QEVERITARET E KOSOVES,KURE TE KRIJOHET KJO QEVERIJA E RE. TE KAME DEGJUAR SHUME HERE NEPER TELEVIZIONE.NUKE KE PERMENDUR NJE HERE TE VETME PARLAMENTIN E KOSOVES KURE SHPERTHENTE MOLOTOVI ,SI NE SHQIPRI.NE TE DY KRAHET ISHIN OPOZITARET QE VEPRONIN. KJO ISHTE RRUGA E NDRYSHIMIT TE QEVERISJES ?CFARE SJELLE DHUNA PER TYVE?

  38. Arjan says:

    Me ne fund Po lexoj nje shkrim Te sakte nga bubuzheli,Na pelqen apo nuk na pelqen ne shqiptareve rrota cari nga kombi ame.Eshte ky sharlatan politik si rahmuti qe Ka devijuar nga vota e popullit qe e votoj per ndryshim.Vetem nje idiot qe nuk do Te shikoj ose militant i ripjelljes qe Ka mesuar permendsh te shikoj realitetin ne sy dhe Te thote Te kunderten.Pse Shqiptaret Jane Te marrosur nga pplitikane karizmatik qe flasin bukur pa bere gje per kete shtet dhe popull qe Te Ka besuar veten shpresen per Nje Shqiperi normale.

  39. Fati i madh do te jete per kurtin marreveshja me osmanin,perndryshe per aftesite qe ka ky kaqol qeveria zor se do te kapte vitin,e sa krahasimin me ramen pavaresisht verejtjet qe kam per te,ky kurti nuk vlen as per ti hapur deren e makine rames,ky kan idene se do te jete nje beppe grillo i dyte.

  40. Sami says:

    kur lexon komentet e lexuesve te Temes kupton le mire nivelin e popullit dhe te dashamiresve te rilindjes. Eshte e pashprese.

  41. Kiri says:

    O veshllapush ke nje fare te drejte,ky brekushja yne eshte model ka bere nje fare pune jo si katnaret para tij po e dhjeu me serbin dhe injoroi kosoven,kurti ja nxori bojen so bashkepuntor per interesat serbe turp per te.

  42. Alban Dega says:

    NJE ANALIZE MISTRECE I NJE GAZET…ARI
    STERMISTREC

    Nje lume fjalesh pa fund, pa koke, pa kembe qe nuk thote asgje…
    Asgje fare fare…
    Fund e krye vec hajgare.
    Hajgare me vetveten kryesisht
    Nje gazetar mistrec.
    Mistrec me vetveten kryesisht.
    Mascalzone, i thone italianet.
    Rogue ne anglisht.
    E terbon lartesia e Rames …!
    I duket vetvetja xhuxhmaxhuxh…

  43. Gota says:

    Nuk kam Besuar te teoria Darviniane, por duke parë atë qe mund të quhet “ fytyre” të ketij specjes, besoj plotesisht se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni, mgjs ky tipi nuk ka zbritur akoma nga pema!?

  44. Arian says:

    O Devil ti dukeeësh nga fytyra yyy

  45. Drejtesi says:

    Gazetar sume…

  46. Ramushi says:

    Edhe ky majmun na u desh,ne thame se u sosen kur hop nje tjeter majmun qe mendon se bishtin ia ka hequr Saliu!Rames ti hashe mune nga e hena ne te shtune!

  47. eda says:

    Opo ky Bubuzheli qenka rende.
    Ore po merreni vesh nje here e mire qe Rama eshte ekselent, sidomos ne politiken e jashtme, or Buzhal koqja.
    Nuk te pasurohet shpirti asnjehere kur perbrenda ke ndjenjat inatcore te katunarit qe eshte rritur me gjize dhe dhalle.
    Ky eshte tipiku i ketij lloj katunari.

  48. lisi says:

    I keni thene te gjitha per buzhalen se bertat eshte turp, ky vetem ka nje te keqe se ofendon dhe gamorin me veshet qe ka, tung o buzhal se ti ke nevoj per nje formalitet aty nga miloti ndoshta nje kijurg i mire do ta zbukuroj fytyren duke te heq gjysmen e vesheve ndoshta je ne listen e pritjes.. NEVER SAY NEVER

  49. Zgalem says:

    Eshte per te vene kujen , me gazetarine e sotme . Nje gazetr , ka shkruar gjere e gjate , per kollaret e Rames . Nje tjeter eshte perqendruar te poturet . Tjetri ka pershkruar atletet . Sot Berat Buzhela flet totalisht , per rrobat e Rames , qe i blen ne Paris , ose Milano . Kjo eshte levizja gazetareske ndaj Rames si figura kryesore politike e ketij 10 vjecari . Per ta permbledhur , kete fryme , mund ta quajme gazetari koti , qe ka fatin ta kryesoi Buzhela , se flet , per gjithe rrobat . Zgalem

  50. ceni boston says:

    po nga na dolen keta fshatare more aman

  51. E vleresoj kurajon e z.Buzhala. Ne populli, popullata, nuk jemi vetem per parade.

  52. dritani says:

    Te krahasosh Ramen me Buzhalen eshte si te krahasosh elefantin me pleshtin. Me vjen keq per Kosoven, po ketij Kurtit ka per t’ja pare sherrin trashe. Kur mbrriti ne ate nivel sa te kraahasohet me Ramen. Ai s’ka patur kurre karrike. Ne e marrte tani, ka per ta marre me tri kembe e fundi dihet. Ato krahasimet me rrobat jane folklor gazetaresk. Zhele gazetar! Duke bere krahasim mes Rames e Kurtit, nuk bene gje tjeter vecse e larton Ramen, nga njera ane dhe, me e rendesishmja, rreket te thelloje hendekun mes dy liderve shqiptare cka eshte me se e pelqyeshme per serbet. kesisoj me lind e drejta te pyes: atyre u sherben????

  53. Gota says:

    ????.. eshte aq injorant e i pa gdhendur sa qe as etiketat nuk ja ka heq shallit qe ka në qafe dhe qe ngjan sikur ka gris çarçafin dhe ka lidh fytin!???

  54. emigrante says:

    ma ky nga ka dale. qe ju baka pazarin Rames e ketij tjetrit, Na mbushi mendjen. Te shkoje ne kosove e te japi opinione

  55. Black Eagle says:

    Kosova do japi toke dhe do mari toke dhe njerezit banoret e Presheves qe I ka lene jasht territorit, si hapi I pare I bashkimit kombetare. Duan apo jo driteshkurtrit .

  56. 0sumi says:

    Ha,ha se te ben mire o Berat Bulazhga…

  57. Jimi says:

    Ore Bubuzhel! Ti ke kaq kohe qe po na can trapin duke na thene, se Rama nuk ka kurfare shkelqimi ! Tani na del e na thua, iku koha kur ti shkelqeje!? Po c’mut gazetari je ti more kodosh ?

  58. Florida says:

    Mentaliteti i ketij fshatari te trashe eshte mjaft primitiv,kot nuk thone qe shpellaret nuk behen dot qytetare dhe per njeqid vjet.As qe lodhem ta lexoja,vetem titulli tregon nivelin dhe injorancen e ketyre pseudogazetareve , qe kurre nuk do ngrihen ne nivelin normal.

  59. Timi says:

    Perse e botoni kete qelbesire, kete surrat saldum tipik katunar kosove me veshet si veshe qeni…shko mor surrat mut laj gojen kur flet per Edi Ramen

  60. Komentuesi says:

    A me palaço gazetar si ky mut Buzhalga nuk gjen dot ne Ballkan.Eshte pis njeri,pa le pastaj per veshet e bukur si te gomarit.Ky ta shpif.

  61. Muni.ka says:

    Ore Buzhale …qenke Car nga koka (katrore) deri tek kepucet
    Te qifte ndonje serb beqar

  62. Korcari says:

    Albinin e shohin me shpresë gjithë shqiptarët.Por në rast se mban afër këta parazitët e mostra mediatike si ky Berati.Albini të shkojë e të mbytet në shurën e ti e të mos i prishë punë Kosovës

  63. saliu says:

    Ju me format e kokave te deformuara nga trashigimia nuk mund te beheni te famshem, me vjen keq ! Vetem nga pamja jeni inferiore lere pastaj nga dija e kultura qe nje “dru me pre” kerkon te imponohet si filozof .

  64. pacienti says:

    Kjo qe ke bere ti or Bukshkale quhej dikur :Kerkese llogarije nga poshte larte!Fatkeqesia eshte se ti i shkon Rames deri tek bo.et e per pasoje nuk arrin dot tia trasetosh ate ç’ka ke dash me than!Maksimumi e ke gudulis nga poshte e tash me siguri ai eshte tuj qesh prej morrit qi po e ngacmon !

  65. TIRANA says:

    Buzhala ka te rejte kur thote se Edi rama shet pordhe dhe eshte njeriu i te pasurve! Krahasimi me kostumet eshte shume tregues dhe i drejte! Albin Kurti nuk eshte si Edi Rama, Pike!!

  66. Protestuesi says:

    Kam vetem nje koment te shkurter per Beratin Buzhala: -Berat Buzhala flet si budàlla! Po je gazetari Berat Buzheli, shkruan si bubuzheli, nje lloj insekti, qe del naten…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje