Komisioni i Venecias “vulos” shkarkimin e Metës: Tejkaloi kompetencat ligjore

11 Tetor 2019, 12:46Politika TEMA

Komisioni i Venecias në raportin përfundimtar të opinionit mbi Presidentin e Republikës, deklaron se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me vendimin e tij për anulimin dhe më pas caktimin e një date të re zgjedhjesh.

Në raport thuhet se “Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetence të tille në Kushtetutë e në ligj”.

Disa nga pikat e opinionit të Venecias:

– Presidenti shkeli Kushtetuten kur anulloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur nje kompetence te tille ne Kushtetute e ne ligj.

– Anullimi i zgjedhjeve dhe me tej shtyrja e tyre cenoi te drejten e shtetasve per te zgjedhur.

– Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nese ata perfaqesojne nje pjese te madhe te votuesve nuk mund te ndaloje zhvillimin e zgjedhjeve te rregullta.

Perndryshe, keto parti do te fitonin mundesine/avantazhin/leven te pengonin cdo proces zgjedhor (prg. 98).

– Presidenti e tejkaloi kompetencen e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyre ato.

Eshte kompetence e Kuvendit dhe me tej e Gjykates Kushtetuese te percaktoje nese kjo shkelje eshte e rende apo jo.

Presidenti veproi ne mungese te bazes ligjore. (TemA)

1 komente në “Komisioni i Venecias “vulos” shkarkimin e Metës: Tejkaloi kompetencat ligjore”

  1. lesh e li says:

    Ishte mesuar te bente cfare te donte. Tani mer leckat e shko ne fshat, o psikopat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje