Avokati i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë ka folur sërish për “aksidentin” që ndodhi pak ditë më parë, teksa klienti i tij po transportohej nga burgu 302 drejt Prokurorisë së Tiranës. Idajet Beqiri e quan ngjarjen si të qëllimshme dhe e sqaron me detaje se si ka ndodhur.
Sipas avokatit, pasi kishte dhënë dëshminë për rreth 36 orë tek Krimet e Rënda, Haxhiajt i është kërkuar që të ngrihet nga furgoni dhe në këtë moment sipas tij mjeti ka frenuar ashpër. Po ashtu ai thekson se Haxhiajt i është përplasur koka në kafazin e furgonit.
“Një polic, që ndodhej në sedilen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shënjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj po ngrihej në këmbë, mjeti ka bërë një frenim të ashpër, si për aksident! Trupi i Izet Haxhisë nga inercia ka përfunduar te hekurat e kafazit, duke i rënë me kokë”, sqaron avokati.
Dëshmia e plotë:
Në datën 9 tetor 2019, rreth orës 09.00 të mëngjesit, Izet Haxhiaj do të shoqërohej për të shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të vazhdonte dhënien e deklarimeve kundër ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, i kallëzuar penalisht për kryerjen e 23 krimeve të rënda, duke filluar nga një numër i konsiderueshëm vrasjesh, e deri te disa akte të rënda terroriste, grabitje e vjedhje, etj.
Ka dhënë shpjegime për 36 orë me radhë, në 6 ditë.
Burgu 302, ku është i paraburgosur Izet Haxhiaj, e ka siguruar dhe e trajton atë me korrektësinë më të madhe. Pra, në incidentin e rëndë të ndodhur në datën 9 tetor kundër Izet Haxhiaj, Burgu 302 nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë përgjegjësi. Përkundrazi, drejtuesit e tij kanë bërë detyrën me qëllim që ngjarja të zbardhet deri në fund prej strukturave të policisë dhe të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ditën e mërkurë, në datën 9 tetor, ora 09.00 do t’a çonin te Prokuroria e Krimeve të Rënda për të vazhduar ditën e 6 të deponimeve…Fillonte në orën 9.00 dhe mbaronte në orën 15.00. Gjithë natën kishte qenë i sëmurë. Temperatura i kishte shkuar deri 40 gradë. Është qetësuar me ilaçet që ka përdorur natën. Për shkak të mos ndërprerjes së deponimeve që kishte filluar të jepte te Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka vendosur të shkoj.
Ndryshe nga ditët e tjera, grupi i shoqërimit i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që e merrte në dorëzim te Burgu 302 në orën 09.00, te Rruga “Mine Peza”, me përgjegjës grupi një me origjinë nga Tropoja, donte t’i vinte prangat me duart nga pas. Ndërsa 6 ditët e tjera prangat i ka pasur me duart përpara.
Izet Haxhiaj, nuk e ka pritur mirë këtë veprim. Ka parë hile tek përgjegjësi i grupit të shoqërimit, sepse e njihte si tropojan dhe nuk ka pranuar t’i vinin prangat nga pas.
Pas shumë debatesh, kur Izet Haxhiaj nuk ka pranuar të hipi në furgon me pranga pas dhe u ka thënë se nuk donte të shkonte te Prokurori, përgjegjësi i grupit të shoqërimit nuk ka insistuar më dhe e ka hipur në furgonin e policisë me prangat e vëna në duar përpara.
Makina, megjithëse rruga te Mine Peza është me trafik të rënduar, ka ecur me një shpejtësi tepër të madhe, thotë Izet Haxhiaj.
Një polic, që ndodhej në sendiljen përpara kafazit të furgonit, i ka bërë shenjë Izetit të afrohej tek telat e izolimit të kafazit. Në momentin që Izet Haxhiaj po ngrihej në këmbë, mjeti ka bërë një frenim të ashpër, si për aksident! Trupi i Izet Haxhisë nga inercia ka përfunduar te hekurat e kafazit, duke i rënë me kokë.
Është goditur mbi vetullën e djathtë, te balli. Shenjat e ënjtjes dhe të çarjes dalloheshin qartë në ballin e Izet Haxhisë edhe dje, në datën 12 tetor 2019, të cilat i dëshmoj me përgjegjësi pasi i konstatova vet në takimin që pata dje për një kohë të gjatë me të në Burgun 302.
Goditja ishte shumë e rëndë, më tha Izet Haxhiaj, dhe pësova një turbullim sa humba vetëdijen. Megjithëse u godit rëndë, duke e ndjerë dhembjen, këtë mënyrë frenimi të mjetit pa shkak, e përsëritën edhe disa herë të tjera. Ishte e qëllimshme, më pohoi Izet Haxhiaj, dhe nëse do të isha me prangat në duar nga pas, goditja në kokë do të ishte fatale.
Për këtë ngjarje është bërë një kallëzim penal. I kanë shkuar Izet Haxhisë në Burgun 302 përfaqësuesit e SHKB, oficerët e policisë gjyqësore dhe i kanë marrë deklarimet me korrektësi… E kanë çuar te Mjekësia Ligjore te Spitali Nënë Tereza dhe eksperti ka përpiluar raportin mjeko ligjor. Pra ka nisur një procedim penal.
Izet Haxhiaj insiston se veprimet që u kryen në datën 9 tetor 2019 ishin të qëllimta dhe me mesazhin e vetëm që të mbyllte gojën sepse kishte folur e deponuar shumë kundër Sali Berishës për 6 ditë me radhë. Mirëpo është vetëm fillimi i deponimeve. ..
Nga ana tjetër, gjatë deponimeve që ka bërë, njëra apo tjetra ngjarje, i ka zgjuar kujtesën për vepra të tjera penale të rënda që janë kryer dhe që numrin e akuzave nga 23 që ishin në dhjetor 2018, kur është bërë kallëzimi penal, tashmë është rritur në 30 akuza kundër Sali Berishës.
Institucionet ligj zbatuese të shtetit nuk po i vlerësojnë me gjithë seriozitetin e duhur gjithçka që po deponon me përgjegjësi të lartë ligjore Izet Haxhiaj. Statusi i tij po mbetet thjeshtë i një “të pandehuri”, çka nuk e ndihmon aspak zbulimin e plotë 30 krimeve me pasoja tragjike të kryera gjatë viteve 1991-1999, siç janë vrasjet e një numri të konsiderueshëm njerëzish, një numër i konsiderueshëm aktesh terroriste të kryera, një numër i madh personash që kanë bërë trafiqe njerëzore me pasoja të rënda në jetë njerëzore, grabitje dhe vjedhje të rënda të pasurisë etj, ende të pa zbardhura deri më sot.
Izet Haxhiaj i ka ndërprerë komunikimet me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe nuk po deponon më asgjë, derisa të sqaroj mirë me autoritetet përkatëse ligj zbatuese, përmes mbrojtjes së tij ligjore, pozitën e tij aktuale dhe në të ardhmen.
Theksojmë për opinionin publik shqiptar se këto deponime që po jep Izet Haxhiaj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, janë një proces më vete dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari. Procesi për vrasjen e Azem Hajdarit është i hapur dhe do e rigjykoj Gjykata e Shkallës së Parë.
Momentalisht çështja është pezulluar sepse Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda ka shpallur konfliktin e kompetencës. Kjo do të thotë që Gjykata e Lartë, kur të krijohet, do të vendos së cila Gjykatë është kompetente për të rigjykuar nga fillimi çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe nëse ka apo jo përgjegjësi Izet Haxhiaj për të, Gjykata e Shkallës së parë Tiranë Tiranë, apo Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda”, ka treguar avokati.
Për katër ditë rrjesht Izet Haxhiaj ka deponuar tek Krimet e Rënda kundër krimeve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999. Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998. (TemA)
Mos u çuditni iç,Klani i Saliut ka ne dore me qindra e qindra miliona euro te vjedhur nga pasurite kombetare,nuk e kane problem te organizojne me detaje edhe me te sofistikuara,aksidente, infarte apo edhe aksidente me reagim kimik te vonshem.Ka njeres te gatshem neper bote qe per interesa te caktuara ose thjeshte per para te nje shume te kenaqeshme,te ofrojne shumellojshmeri zgjidhjesh.Mund te duket qesharake,por tani eshte faza themelore,ne qofte se ja mbyllin gojen tani,eshte thjeshte te thone,,”e mo se Izeti ishte”,njeri kunder tjetrit,dhe harrohet.Ketu ka deshmi qe mund te sjellin probleme pak me te medha sa per nje Izet nga Tropoja o njeres.Mbaheni mend,po i ndodhi gje Izetit,qe ti heqi mundesine te deshmoje,Direkt apo jodirekt,nuk ka per te qene kurre rastesore
Mbroni IZET HAXHIN O KIMIKAT MBRO IZETIN
E kam thene me qindra here neper komente e mia ketu dhe gjetke qe Sali Berisha ka qene,eshte dhe do mbetet nje KRIMINEL ME DAMKE i kohes se Demokracise.Sa krime rendojne mbi ate njeri.Shkaterroi nje Shqiperi te tere,persekutoi me mijra njerez,kundershtare te tij dhe mbeshtetes se opozites,dhunoi politikanet,gazetaret dhe c’do njeri qe i dilte perpara dhe e kundershtonte. Per ti patur te gjithe nen hyqem,ju dha liri te benin c’te donin qe me pas ti kishte gati per ti perdorur atje ku ja lypte nevoja.Ju nuk e dini se sa vjedhje ka kryer policia e shtetit te Berishes ne ate kohe dhe sa vepra penale ka fshehur ne kembim te thaseve me para,sa trafiqe njerzish ka suportuar ne te gjitha pikat kufitare.Ne aeroportin e Rinasit ishte nje oficer policie emri i te cilit nuk me kujtohet per momentin i cili ishte i lidhur me persona qe falsifikonin vizat amerikane dhe nisnin njerez per atje duke paguar nga 12.000$ per person etj etj etj. Jo pa qellim Saliu ju krijoi kushte vartesve te tij qe nje dite t’ja shperblenin njesoj sic po ben ky polic i toges se shoqerimit me veprimet ndaj Izet Haxhise.Kujtoni vetem nje fakt,vdekje gjoja aksidentale te Kosta Trebickes neper fshatrat e jugut ku kishte vajtur per gjah. A e kuptoni ju qe mbas Gerdecit Kosta Trebicka ishte deshmitar kyc dhe kete gje Sali Berisha,Fatmir Mediu,Shkelzen Berisha dhe te tjeret e dinin mire???? Cili ishte KOsta Trebicka per ta??? A mund t’ja lejonin vehtes ata palaco qe dikush t’i merrte nderin ???? Pra ata perdoren forma te sofistikuar eleminimi qe vrasja te dukej si “aksidentale” bile me beri shume pershtypje ardhja e nje eksperti Amerikan i cili u thirr me sa me kujtohet per te bere ekspertizen e makines dhe qe doli qe ishte ne rregull por makina mund te kete qene ne rregull por aksidenti ka qene i menduar mire nga vrases profesioniste.Do thoni ju po hetimi apo ekspertet ne vendin e ngjarjes????????????? Po pse mos e la mendja ndonje nga ata qe ti fluturonte koka si e zogut nese depononin ndryshe??????????????????? Ehhhhhh sa krime te tjera rendojne mbi Sali Berishen qe shume nga ju e mbajne idhull dhe japin jeten per te.KRIMINEL I RREGJUR DHE ME DAMKE DO MBETESH O SALI RAM BERISHA.
Ruani Izetin se Saliu eshte super kriminel bashke me maloket qe e rrethojne
Do te kete ndonjehere shtet ne Shqiperi ?
Deri kur zagari-shpellar sali karaxhic do te shije ?
Robertoooo, merr nje loperamid, se te ben mire.
Izeti ka vrare, ka mare pjese ne vrashen e Azem Hajdarit. Vrasja e Azemit eshte gjykuar edhe ne Hage. Duhet te dalin prova te reja qe re rigjykohet.
Izetin nuk e duan vellezerit e tij!
Ku eshte tentativa per vrasje?
Kush beson ne autoresine e Sali Berishes ne dhjetra vrasje we i atribuon Izeti atij?
Boll me me genjeshtra se Izeti u kthye me deshiren e tij. E ekstraduan turqit, kjo eshte e verteta!
Daut ti mendon se une po perjashtoj Izetin nga krimet e veta??? JO por Izeti ne kete rast eshte ne rolin e te penduarit dhe rrjedhimisht qe kerkon te perfitoje nga ula e denimit.Kjo nuk do te thote qe ato qe thote Izeti nuk jane te verteta.Edhe pa thene Izeti ne kemi ngjarje qe i dime te gjithe se dora e kujt eshte prandaj me i permbajtur kur flet. Sa per loperamid qe thua ti te them te drejten nuk e njoh si medikament por e kutoj se ku e ke fjalen.Shpejt akoma ta marre ate.Po te arrij ne ate faze nuk do shkruaj me ketu. :-).
Daut! Qenke mut.
Kur doli problemi i CEZ-it,ku “fluturuan” 400 e ca milion Euro,
per ne doren e sekserit,Shelzen Berisha, deshmitari kyc i ke-
saj ngjarje, Qazim Tepshi,ish-ambasador i Shqiperi ne Ceki,
i “ra infart” dhe shkoi tek te shumtit, idem, Trebicka, Remzi ,
Hoxha, Xhindi,etj. etj. Monstra e Vicidolit, ia ka kaluar edhe
Makbethit Shekspirian….. Dita po “agon” zoterinj duke flakur
tej erresiren 30 vjecare te sundimit gjakatar te Sali Berishes
dhe Ilir Floririt, bashkekryetare te Mafias se Strukturuar Shqip-
tare…SPAK-u dhe BKH-ja , dy organizma qe do t’i japin fund
gangsterizmit politik ne Shqiperi …..!!
e sakte roberto saliu eshte nje hajdut – kriminel . KOTE shajne enver hoxhen po saliu eshte nje njeri i pa bese qe te vret naten dhe te qan diten po nuk u zhduk saliu nuk shpeton shqiperia.
Cili eshte emri i ketij policit tropojan?
Njerezit e Izetit duhet ta shenojne me te kuqe kete emer! ?
Se di sa eshte e vertete si ngjarje ,por ajo qe eshte e qarte si drita e Diellit eshte se komentuesit e “TEMA” jane nje tufe me “KARA” ,me te cilet Mero Baze tall karin perdite e cdo ore !!
Po mjaft o bole se na e nxorret Saliun si OO7 i Mbreterise Shqiptare ….polici thirri Izetin dhe makina frenoi dhe Izetit ju prish thoi i gishtit te vogel i kembes se mesit hahahahahahahaha …..nje tufe me kara jeni !!!
Kur te te mungoji ndonje pjestar i familjes ,ose kur te kesh dinjitet e identitet do kuptosh se cari je ti!
Daut! Qenke mut.
Nga faktet e sjella ne ngjarjen e ndodhur me Izet Haxhine ne furgonin e policise me padyshim ka qene nje plan i pergatitur per ta vrare apo bere te paafte per te deshmuar duke e aksidentuar ne koke.Menjehere duhet te arrestohet pergjegjesi tropojan i grupit te shoqerimit.Mos kerkoni qiqra ne hell.eshte e qarte si drita e diellit se kane dashur ta aksidentojne me vdekje ose te pakten ta demtojne rende e ta trembin..Sali Berisha me patjeter ka dore ne kete ngjarje” “aksidentale”.Tregon sa i rezikshem eshte si person qe ka bere krime me shume se Enveri, dhe Esat Pash Toptani bashke.Jepini fund mosndeshkimit te krimineleve te medhenj qe u bene te paprekshem ne keto 30 vite.Saliu eshte nje frikacak qe me nje muaj ne arrest i zbath breket nga puna si spiun i Sigurimit, UDB dhe agjensive te tjera qe u ka sherbyer si i pacipe e paintegritet , vrasjet qe ka bere, e shume krime te tjera ndaj popullit e shtetit shqiptar.Mos lejoni nje kriminel te mbaje pezull fatin e nje kombi.Eshte turp e paaftesi.
Rama vepro si burre shteti ne mbrojtje te interesave kombetare, kushtetutes e ligjeve.Po behesh si alabaku Fatos Nano .