"41 Bis"/ Agim Ismaili: Ka marr fund trajtimi preferencial i "të fortëve" , sistemi do e forcojë akoma më shumë

15 Tetor 2019, 16:40Kronika TEMA

Disa prej të burgosurve që po vuajnë dënimin në vendet e izolimit kanë porositur vrasje, raste të cilat nuk janë hetuar.

Shqetësimi është ngritur nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.

Sipas Drejtorit, përveç porositjes së vrasjeve në të kaluarën ka qenë shqetësim edhe përdorimi i celularëve për të cilët nuk ka pasur gjithashtu hetim të mirëfilltë.

Ismali: Si në gjithë botën, edhe në Shqipëri ka pasur raste që nga burgu janë porositur edhe vrasje në të kaluarën. Nuk ka pasur hetime nga prokuroria. Në kushte burgu, porosia kryhet përmes sendeve të ndaluara, celularëve ose mënyrave të ndryshme të komunikimit.

Duke raportuar mbi situatën në burgje, Ismaili deklaroi se sistemi 41 Bis pritet të izolojë 270 të burgosur VIP duke qenë se më herët asnjë prej tyre nuk është izoluar.

Ismali: Mund të urdhëroj izolimin dhe mbikqyrjen e posaçme për një periudhë tre mujore të secilit të burgosur që kryen ato shkelje. Në fakt ajo normë nuk është zbatuar asnjëherë që nga ’98 deri në 2019. 41 Bis-i, si Drejtori e Përgjithshme e Burgjeve kemi skanuar listën e personave të cilët potencialisht mund ti nënshtrohen atij regjimi.

I pyetur nga Spartak Braho për vrasjen në Kavajë nga shefi i Sigurisë së Burgut në Durrës, Ismaili deklaroi se nuk ka lidhje me detyrën.

Sipas tij, ka një risk të shtuar të përfshirjes së policëve të burgjeve në aktivitete kriminale.

Ismaili: Nisur nga fakti se ka një çështje për trafikim droge, përfshirje të mundshme. Është e vërtetë që ka një risk të shtuar që punonjësit e policisë së burgjeve të përfshihen pse jo si në rastin konkret, në trafik droge, për tu sjellë të burgosurve atë që ata duan.

Gjatë diskutimit, drejtori i Burgjeve u pyet edhe për pretendimet e avokatit të Izet Haxhisë, sipas të cilit gjatë transferimit te Krimet e Rënda makina e klientit të tij ka pësuar aksident.

Ismaili deklaroi se masat e sigurisë janë të njëjta për të gjithë, ndërsa gjatë transferimit të Haxhisë nuk ka pasur asnjë aksident.

1 komente në ““41 Bis”/ Agim Ismaili: Ka marr fund trajtimi preferencial i “të fortëve” , sistemi do e forcojë akoma më shumë”

  1. Loran shehu says:

    Popo beje tamam si ne kohe e Enverit sic te ka hije po mos harro pushteti popullor sesht me i fuqishem si dikur ahhahaah….?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje