Dy motrat në Dibër, sherr me nusen e vëllait: Njëra e rreh, tjetra i drejton pushkën

15 Tetor 2019, 11:16Kronika TEMA

Dy motra në Dibër janë përfshirë në një sherr me nusen e vëllait.

Policia raporton se ato janë grindur për motive të dobëta.

Një prej motrave e k rrahur kunatën, ndërsa motra tjetër i ka drejtuar armën, e cila për fat ka qenë pa plumba.

Njëra prej motrave është arrestuar.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :

Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje