Nga Constance Jamet
Lajm i mirë për adhuruesit e superheronjve. Njëri prej tyre do të jetë më në fund i pranishëm në Çmimet Oscar 2020. Padyshim që jo Robert Downey Jr., edhe nëse tifozët e Avengers dhe Marvel mobilizohen për të parë interpetimin e Iron Man të marrë të paktën një nominim dhe për këtë kanë nisur një peticion. Por me siguri Joaquin Phoenix do të jetë. Performanca e tij befasuese nën grimin e kllounit të trishtuar Joker është lavdëruar qëkur filmi i Todd Phillips u dha në Festivalin e Filmit në Venecia. Tetë minuta duartrokitje pa ndalur e pasuan premierën e tij.
Tashmë i nominuar tre herë në “Oscar” për rolet e tij në “Gladiator”, “Walk The Line” dhe “Her”, Joaquin Phoenix është e garantuar që do të sigurojë një nominim të katërt për statujën e Aktorit më të Mirë. Metamorfoza e tij totale alla Daniel Day Lewis është e njëjtë me atë që duan afro 10 000 anëtarë të Akademisë Oscar. Joaquin Phoenix humbi pesëmbëdhjetë kile për të luajtur armikun e betuar të Batmanit. Ai u izolua gjatë xhirimit për të jetuar përvojën e personazhit që do të luante. Dhe praktikisht foli vetëm me regjisorin e tij. Joaquin Phoenix e mban filmin mbi supe përmes monologjeve të tij, duke lënë momente poetike ku shfaqet duke vallëzuar dhe duket si i poseduar…
Paragjykimi i Todd Phillips, i cili e dizajnoi Joker-in e tij si një qenie në çmenduri, pohon në favor të tij. Studimi i karakterit gjen referenca në filmat kult të Martin Scorsese-s, si “Taksisti” dhe “Valsi i fundit”, ku luhet me kartën e hiperrealizmit. Ka shumë pak efekte speciale dhe Gotham është shndërruar në Nju Jorkun e shkatërruar të viteve ‘80. Joker është larg ekraneve të gjelbërta dhe imazheve të Marvel dhe Aquaman apo Wonder Woman. Joker gjithashtu është shkëputur nga filmat që u ngritën para tij.
Hija e Heath Ledger
Për t’i dhënë aktorit Joaquin Phoenix Oscar-in që ai e meriton, ka një pengesë tjetër. Nis me shtypin e specializuar. Edhe nëse çmimet u jepen filmave që kanë dominuar me arkëtimet e tyre, Akademia që ka hedhur poshtë projektet e saj fituese të çmimeve Oscar, nuk i pëlqen superheronjtë. “Pantera e zezë” ishte në vitin 2019 në garë për filmin më të mirë, por asnjë nga aktorët nuk mori nominim. Komediani i vetëm që e ka kapërcyer këtë “mallkim” është Heath Ledger, për interpretimin e rolit të Joker-it në “Batman – The Dark Knight” të Christopher Nolan. Aktori u vlerësua për rolin më të mirë mbështetës. A mund ta shpërblejë Akademia me çmim dy herë të njëjtin rol?
Tensione nga salla
Joker është thembra e Akilit, njësoj si Joaquin Phoenix. Polemika e krijuar nga dhuna e antiheroit, I përfshirë në një tërbim anarkik dhe vdekjeprurës, ngjall ngurrim brenda Akademisë. “A mund ta dallojmë akoma në 2019 një personazh të tillë, në një epokë kur vrasjet në masë janë të pranishme kudo”, pyet “Variety”, sipas së cilës “disa votues kanë frikë se vlerësimi me çmim i Joaquin Phoenix mund të interpretohet si një miratim i tërbimit të personazhit”.
Në kushte anonimati, “The Hollywood Reporter” intervistoi rreth njëzet anëtarë të organit zgjedhor të çmimeve Oscar. Të gjithë bien dakord për talentin e Joaquin Phoenix. Por shumë janë në siklet me disa skena të filmit dhe vënë në pikëpyetje mesazhin e filmit. “Warner Bros bëri një punë të jashtëzakonshme. Ata e përdorën zhanrin e superheroit si një kalë Troje për të ofruar këtë zbritje marramendëse në errësirë alla Darren Aronofsky apo Lars von Trier”, komenton një producent. “Por nuk e di nëse ekziston substanca e asaj që filmi përpiqet të thotë. Kjo është hera e parë që një film artistik është shumë i errët për mua”.
Lançimi i Joker-it përtej Atlantikut nuk u bë në një klimë të qetë. Kinematë ndaluan kostumet dhe maskat si ato që u përdorën në sulmin e vitit 2012 në Kolorado në një nga kinematë në qytetin e Aurora, ku u projektua Batmani i regjisorit Nolan. Të afërmit e 12 viktimave kanë kërkuar që Warner të bëjë donacione për shoqatat që mbështesin të mbijetuarit e sulmeve të tilla.
Rivalë të fortë
Alternativat përballë Joaquin Phoenix janë të shumta. Konkurrenca është e ashpër. Nëse Joaquin Phoenix është nominuar në kategorinë e Aktorit më të Mirë, kundërshtarët e tij do të jenë sipas të gjitha gjasave Leonardo DiCaprio për rolin në filmin e Quentin Tarantinos “Once Upon A Time in Hollywood”, Adam Driver për rolin në “Historia e një martese” dhe Robert de Niro, partneri i vetë Joaquin Phoenix në “Joker”.
Favorit si aktori më i mirë është Adam Driver, dhe filmi “Historia e një martese” do të transmetohet në Netflix. Joaquin Phoenix vjen i dyti. Se kush do të dominojë, do ta marrim vesh në fillim të janarit të vitit 2020. Ceremonia e Golden Globes do të hapë sezonin e çmimeve dhe do të ëmbëlsojë fituesit e parë të kësaj maratone mbi tapetin e kuq, statujave dhe fjalimeve të falënderimeve që do të kulmojnë më 9 shkurt me edicionin e 92-të të çmimeve Oscar.
Le Figaro – Përgatiti: Gazmira Sokoli
undefined