Protestë para shtëpisë së Dritëroit: I thurri vargje gjithë jetën vendlindjes dhe s’ka një pllakadë, a mund të quhet muze kjo gërmadhë?

15 Tetor 2019, 11:54Kulturë TEMA

Një grup dashamirësish të poetit të madh Dritëro Agolli, kanë zgjedhur të përcjellin një mesazh nga banesa në fshatin e lindjes në Menkulas të Devollit, duke kërkuar ndërtimin e “shtëpisë muze”.

Në mesazhin e tyre drejtuar politikës, ata kërkojnë implementimin e projektit që ju premtua Agollit për vite me radhë dhe nuk u konkretizua.

“Ne 88 vjetorin e lindjes se Dritero Agollit, pervec dites festive, shoqata “Devolli”, dega e Tiranes dhe klubi i shkrimtareve dhe artisteve “Miqte e Driteroit” protestuan para te ashtuquajturen shtepia muze e D.Agollit ne Menkulas. Eshte nje turp i turpshem per politiken shqiptare qe per nje personalitet kaq te madh te letrave shqipe, ta lene ne kete fare feje kete ndertese. Turp, turp i pafund”, është mesazhi i tyre.

Shtëpia muze e Dritëroit në fshatin e tij të lindjes, ka qenë një premtim i hershëm i politikës, i cili ka lënë pas vetëm një gërmadhë boshe në mëshirë të fatit.

Vetë vepra e shkrimtarit ka një lidhje të ngushtë me vëndlindjen ku një pjesë e madhe e krijimtarisë së tij I detikohet pikërisht këtij fshati.

1 komente në “Protestë para shtëpisë së Dritëroit: I thurri vargje gjithë jetën vendlindjes dhe s’ka një pllakadë, a mund të quhet muze kjo gërmadhë?”

  1. Drejtesia says:

    Shoqata Devolli,cfar prisni pse se beni vete me kontributet tuaja.Shoqatat ne bote kete bejne dhe jo llafe di ju,duke kerkuar cdo gje nga Qeveria.Turpi duhet tju skuqi dhe ju qe vetem prisni nga te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje