Ish-kryeministri grek George Papandreu, ka shprehur me anë të një deklarate, pakënaqësi për “veton” e Francës dhe Hollandës në Këshillin e Punëve të Jashtme, duke theksuar se:
“Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim.
Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”, ka theksuar Papandreu
Shume i saktë gazetari në këtë artikull. E paraqet me emrin e tij George dhe jo Jorgos. Se ky e flet greqishten catra patra dhe nuk di të lidhë dy fjale. Por populli u genjye se është djali i Andreas Papapandreu. Ky ka qenë kryeministri me pa tru dhe me mashtruesi qe ka njohur populli grek. Është “Efialti” dhe “Pilo Gushi” i Greqisë moderne. Është ai që hapi derën IFM dhe shumë shushunjave të tjera që u pasuruan në vitet e krizës ekonomike me gjakun e popullit. Sa për antarsimin në BE po të kishte gjë në dorë, të vetmin kusht që do ti vinte qeverisë shqiptare do të ishte të dyfishonte prodhimin e Kanabisit se në programin e tij ka qenë ligjërimi i drogës. Ky nuk meriton as dy rreshta shkrimi në asnjë gazetë.