“E kam mundur dhe e mund gjithnjë Ramën”, gazetari afër Berishës tallet me Bashën: Luli ka “fituar” ndaj Ramës nga viti 2011, më 30 qershor 2019 pa hyrë fare në zgjedhje

24 Tetor 2019, 21:05Politika TEMA
“E kam mundur dhe e mund gjithnjë Ramën”, gazetari

Gazetari afër Berishës fiton e tallet me deklaratat e Lulzim Bashës, sipas të cilave ai e ka mundur dhe e mund kurdoherë rivalin e tij Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social, gazetari Elvi Fundo i “numëron” të gjitha “fitoret” Bashës, që nga viti 2011 e deri më 30 qershor 2019, ku sipas tij e “mundi” pa hyrë në zgjedhje fare.

“Luli e mundi Ramen ne 2011, duke humbur me 10 vota. Pastaj fitoi Saliu.

E mundi ne 2013, kur drejtonte fushaten ne Tirane.

E mundi ne 2015, kur morri vetem 14 bashki.

E mundi ne 2017, kur morri gjysmen e qeverise dhe 15 mandate me pak se 2013.

E mundi ne 2019, duke mos hyre fare ne zgjedhje.

Keto fitoret e Lulit te lene pa fjale. Foto Luli pas fitoreve”, shkruan në postimin e tij gazetari afër Berishës.

1 komente në ““E kam mundur dhe e mund gjithnjë Ramën”, gazetari afër Berishës tallet me Bashën: Luli ka “fituar” ndaj Ramës nga viti 2011, më 30 qershor 2019 pa hyrë fare në zgjedhje”

  1. CENI says:

    KY ASHTE SALIA PO LULI KU ASHT?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje