“Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, Armand Duka i del në mbrojtje deklaratës fyese të Dervishit

24 Tetor 2019, 20:59Sport TEMA

Kreu i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka i ftuar në Ora Neës ka komentuar deklaratën e bërë nga anëtari i komitetit ekzegitv Arben Dervishi, i cili deklaroi se se futbolli nuk është për hallexhinjtë.

Duka i ka dal në mbrojtje deklaratës së Dervishit duke u shprehur se fjalia e tij është nxjerrë jashtë kontekstit, ndërkohë që shtoi se arsyet e biletave të shtrenjta janë se FSHF-ja nuk ka të ardhura të tjera.

 “Fjala e zotit Dervishit në atë debat, u nxorr nga konteksti. Zoti Dervishi është më hallexhi se hallexhinjtë. Është njeriu që kontribuon më shumë në Federatë.

Futbolli është për spektatorët dhe pë ata luhet. Të gjithë duhet të na mirëkuptojnë. Unë duhet ta ripërsërisë. Federata e Futbollit nuk financohet nga askush.

Financohet vet dhe vetëm një udhëtim i Kombëtares, kushton 100 mijë euro”, u shpreh Armand Duka.

Në vijim  Duka shtoi se egziston një vullnet i mirë për të vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Edi Reja për të paktën edhe 2 vite, si dhe për stadiumin “Arena Kombëtare”

Ajo që unë mund të konfirmoj është vullneti i mirë i FSHF për të vazhduar marrëdhëniet me trajnerin. Të vazhdoj një projekt më afatgjatë. Pastaj varet edhe nga ai.  Unë besoj se edhe dëshira e tij do jetë për të vazhduar të paktën edhe për 2 vite.

Kostoja jonë i FSHF ka qenë fiks, 10 milion euro plus tvsh, për të cilën ne kemi pretenduar që nuk duhet ta paguanim, por e kemi paguar dhe jemi në një konflikt, uroj që ta marrim prapësht. Pjesa tjetër e financimit është e kompanisë private.

Nuk jam shumë i saktë, por në dijeninë time kostoja totale është dikur tek 75 mln euro. Relativisht kosto normale. Stadiumet maten me vendet për spektator. Kemi nga 1 mijë euro për vend, deri në 12 mijë euro. Stadiumi jonë është me një kosto diku 3 mijë euro për vend.

 

1 komente në ““Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, Armand Duka i del në mbrojtje deklaratës fyese të Dervishit”

  1. rexha 10 says:

    SA PAGUHESH TI MORE DON DUKA.???VETEM PER TE MARRE XHERDAN SHAQIRIN NE KOMBETARE I KERKOVE 100MIJE EURA.
    FUTBOLLI ISHTE PER FUKAREJTE DIKUR ,KURE BILETA ISHTE 10 LEKE ,DHE 20 LEKE TRIBUNA .MBI TE GJITHA FUTBOLLISTET ISHIN ME ZEMER ,DHE JO MERCENARE.KURE SPORTI POPULLOR ,QE ISHTE FUTBOLLI ,KTHEHET NE BISNES ,ATHERE MOSE PRITE SE DO TI MBUSHES MENDJEN TIFOZEVE.
    TIFOZET DUHEN TE REFUZOJNE NJA 5 NDESHJE TE SKUADREVE PERKATESE ,DHE PASTAJ TE SHIKOJME KU SHKONI JU DONET E SISTEMIT TE SALIUT E RAMIUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje