Nga ish-drejtorët te kryekomunari, juristët e deri tek hartografët, emrat plotë të të arrestuarëve të operacionit “Rodoni” në Durrës

25 Tetor 2019, 13:25Kronika TEMA

Zbardhen emrat e te arrestuarve te operacionit koduar “RODONI”, finalizuar me vënien në pranga të 18 personave si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Ne mesin e 18 të arrestuarve në Durrës në kuadër të operacionit “Rodoni”, janë edhe ish-drejtuesit e Hipotekës, si: Ardian Iljazaj, Edlira Nova, Adrian Kona.

Masa e sigurisë personale “Arrest në burg” për shtetasit e meposhtëm:

•        Ardjan Iljazaj, 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Edlira Nova, 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Adrian Kona, 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Sulejman Ibrahimi, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

•        Gjon Bushi, 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

•        Bledar Zerba, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

•        Malvina Deçka,  34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

•        R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

•        M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
•        Rovin Zeqja, 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).
•        D. K., 36 vjeç,  ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale  “Shpërdorimi i detyrës”  dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
•        Enver SHima., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
•        Latif Mullai, 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në  Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
•        Luigj Bushi,  35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.
•        Gjon Proja,  59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
•        Gjon Bushi, 57 vjeç,  përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
•        Albert Doda, 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.
•        Lekë Ndoj, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i  kryer në bashkëpunim.

“Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

•        Anila Çunaj, 40  vjeçe,  banues në  Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i  kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
•        Shaqir Aruçi, përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
•        S. M.,  60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.
•        A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.
•        L. K.,  33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
•        Dorian Gollaj, 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

Në kërkim shtetasit:

1. L. O., administrator i një shoqërie private.
2. L. B.,  përfitues toke me banim në Bizë.
3. A. R., përfitues, me banim në  Katund i Ri, Sukth.

5 komente në “Nga ish-drejtorët te kryekomunari, juristët e deri tek hartografët, emrat plotë të të arrestuarëve të operacionit “Rodoni” në Durrës”

  1. Vjola says:

    Kur lexon kete shkrim ndjen trishtim per shkeljet ligjore qe e kane emrin korrupsion.Kjo per faktin qe nje numur kaq I madh punonjes te moshes se re kane rene preh I nje skandali dhe korrupsioni te punonjesve zyrtare.Naryrshem lind pyetja ku po shkojme keshtu ,a duhet te kemi besim tek ky brez per te cuar perpara Shqiperine ?.

  2. abc.cba says:

    Lame Artani komandant I nje Ushtrie burgaxhinjsh????!!!!!!!!

  3. Fatos says:

    Po mire, si ka mundesi qe gati te gjithe personat qe kane emrat me sigla jane juriste apo ish-juriste, dhe te tjereve ua jepni emrat e plote?

  4. populli says:

    Po kendej nga vlora hipoteka ka mbi 25 vjet we eshte here strofulla e hajduteve under vite

  5. Peço says:

    Kjo të lë përshtypjen të mendosh, se del e nevojshme që çdo institucion të ketë edhe një burg të tijin. Kaq keqbërës në vetëm një institucion, flet hapur se çdo gjë ka marë rrugën e mutit në këtë vënd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje