Arben Ristani, këshilla Lulzim Bashës: PD të kthehet në institucione, të rikonsolidojë marrëdhëniet me SHBA-BE dhe të bëjë publike qeverinë "hije"

28 Tetor 2019, 13:59Politika TEMA

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani i ka dhënë një leksion të fortë Lulzim Bashës.

I ftuar në A2 CNN, Ristani tha se që PD të shkojë drejt pushtetit, duhet së pari të ketë besueshmërinë e qytetarëve, gjë që sipas tij arrihet me njerëzit e duhur dhe me programin e duhur.

Po ashtu Ristani theksoi domosdoshmërinë që PD sot të kthehet në rrugë institucionale dhe të rikonsolidojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.

“Duhet ta kemi mendimin të konsoliduar se qeveria është duke e çuar vendin keq dhe më keq, qoftë sa i takon situatës ekonomike, politike apo dhe sociale.

Dhe alternativë e vetme që kanë shqiptarët është një opozitë e besueshme, vetëm duke qënë e tillë opozita mund të ngjallë shpresën.

Kur vjen tek besueshmëria ka disa elementë që duhen rregulluar për ta bërë të besueshme.

PD duhet të jetë e tillë, pra duhet të jetë demokratike, me një sistem parimesh, të djatha konservatore.

Të vlerësohet karriera dhe kontributet. Duhet një program i besueshëm në të gjitha fushat e saj dhe ky program duhet të jetë i zbatueshëm dhe duke vënë emrat që nesër do jenë në krye.

Pra, duhet të kemi një emër që do zëvëndësojë p.sh Ruçin.

Përballë çdo emri ne duhet të kemi alternativën tonë.

Programi i duhur, njerëzit e duhur dhe aksion, janë tre elementët që duhet të ketë opozita sot.

Po ashtu PD duhet të gjejë mënyrën për tu kthyer në rrugë institucionale.

Duhet të rikonsolidojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtare, me SHBA dhe BE.

Një nga pikat kryesore që PD duhet ta rikthejë në fokus, është se duhet të ketë mbështetjen e tyre për të ecur drejt pushtetit.

Duhen objektiva të qartë dhe realizimi i tyre një pas një çon në rritjen e besimit tek PD.

Pra, duhet programi i duhur dhe njerëzit e duhur.”-tha Arben Ristani.

3 komente në “Arben Ristani, këshilla Lulzim Bashës: PD të kthehet në institucione, të rikonsolidojë marrëdhëniet me SHBA-BE dhe të bëjë publike qeverinë “hije””

  1. bosi1 says:

    sipas Ristanit, njerezit e duhur jane : vete Ristani … i cili manipuloi rezultatin e zgjedhjeve pas rinumerimit ne bashkine e tiranes.
    Goxha alternative he???

  2. ZHDUKUNI PLEHRA RRUGESH

    VENDI KRIMIELIT ESHT KUDO NE BOT BURGU

    JU GENJEN MENDJA SE MUNDET TE LUANI GJITH JETEN ME SHQIPTARET

    PIRDHUNI KRIMINELA

  3. Debatik says:

    Beheni Ristanin krye minister te manipoloje edhe veten e tij pasi pijaneci gjithmone ben pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje