PD pretendon se prokuroria ka konfirmuar akuzat e Partisë Demokratike nga kryebashkiakut të PS në Vorë, Agim Kajmaku, është shtetasi Jorgo Toto.
Në një dalje për media, Gazmend Bardhi, deklaroi se vetëm pak minuta më parë në selinë e PD ka mbërritur përgjigjja e Prokurorisë, që sipas tij ka konfirmuar përputhshmëria e shenjave të gishtërinjve të Agim Kajmakut me Jorgo Toton.
“Më 20 gusht 2019 PD solli fakte se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ishte një person që ishte arrestuar në flagrancë, në kërkim ndërkombëtar, në Greqi. Me ndihmën e Ramës, ai u përpoq të vazhdonte mashtrimin publik se në fakt Jorgo Toto ishte një person tjetër dhe jo ai. PD solli fakte të pakundërshtueshme se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, ishte Agim Kajmaku, kandidati i Ramës për Bashkinë e Vorës. Sot denoncimi i PD është provuar zyrtarisht nga Prokuroria, e cila ka provuar si tërësisht të vërtetë denoncimin e kryer nga PD.
Në vendimin e Prokurorisë, i mbërritur pak në më parë në PD, rezulton se zyra qendrore kombëtare e Interpol Tirana, më 24.09.2019. ka sqaruar se nga informacioni i marrë nga Interpol Athinë rezulton se nga gjurmët e gishtërinj te shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët që gjenden në Greqi ka përputhshmëri të plotë. Prokuroria ka sqaruar, nga verifikimet e kryera, është provuar se Kajmaku dhe Tota është i njëjti person. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat e TIM-s”, tha Bardhi.
Meqe ske tjeter pune ti majmun bardhi a po vjen merrma ne goje ndoshta te perputhen ma mire poshtersit tua,ok more kriminel shko mbyllu ne qenef.
KY.E KA TE SHKRUAR NE BALLE QE ESHTE BQ….
Eshte per te ardhur keq , sinqerisht shume keq se si opozita ne mergim nuk e ka kuptuar dhe kupton se me te tilla metoda nuk vihet ne pushtet . Pritej nje reflektim gjigant nga ata dhe arsyet kryesore te humbjes se 2017-es , ne vend qe te gjenin ato , ata mendojne se te vine ne pushtet dhe te pergenjeshtrojne masat duhet patjeter lajme te reme te ashtjquajturat fake news , eshte tjeter gje 1991-shi dhe komplet tjeter gje 2019-ta , me sa duket kane mbetur shume shume mbrapa .
Kuptoeni me ne fund , me te tilla metoda dhe me protesta te dhunshme nuk vihet ne qeveri , sado e keqe te jete qeveria , kerkohen te tjera metoda .
Duhet pune shume pune , ne baze , duhet tu mbushesh mendjen masave se pse ato dmth masat , duhet te votojne ata ……qe tu mbushesh mendjen ama kerkohet shume shume pune ,sakrifica , metoda te ndershme , dhe njerez te paster , dhe jo Bardher , Salianjer , Ballinjer dhe qytetari digital , me te tilla nuk shkon as ne hale dhe jo te ngjitesh ne qeverisje ………