“Ç’i di demokratet delfinë akuariumi”, Kulluri sulmon Bashën: Ndaje mendjen, o s’ka zgjedhje pa kod të ri zgjedhor, ose futesh në zgjedhje

30 Tetor 2019, 13:19Politika TEMA
“Ç’i di demokratet delfinë akuariumi”, Kulluri

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri sulmoi kreun e demokratëve Lulzim Basha për shkak të ndryshimit të tij të shpeshtë në deklarata dhe qëndrimet që mban për zgjidhjen e krizës politike.

Kulluri thotë se Basha duhet ta ndajë mendjen një herë e mirë, o do futesh në zgjedhje të parakohshme, o do kod të ri elektoral.

 “Para 1 jave s’duhej të futeshim në zgjedhje me Ramën, sot duhen bërë zgjedhjet me urgjence! 

Ndaje mendjen, o s’ka zgjedhje pa kod të ri zgjedhor, ose futesh në zgjedhje të parakohshme! 

Le që 30 qershorin aty e kishe, ç’ne gjithë ky nxitim? 

Ç’i di demokratet “delfinë akuariumi”, hidhu ndonjë peshk që të kënaqen spektatorët?!” shkruan Kulluri në Facebook duke e shoqëruar edhe me një foto postimin. (TemA)

1 komente në ““Ç’i di demokratet delfinë akuariumi”, Kulluri sulmon Bashën: Ndaje mendjen, o s’ka zgjedhje pa kod të ri zgjedhor, ose futesh në zgjedhje”

  1. Drini says:

    Kulluri i thote te gjitha drejt, po kush e pyet tani qe e kane perjashtuar nga keshilli drejtues.
    Problemi me PD do te jete qark i mbyllur per aq kohe sa Berisha te mbaje peng PD-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje