Prokuroria ka mbyllur dosjen e Armando Koçerrit si pjesë e grupit të Habilajve duke kërkuar 15 vite burg për të, e cila nëse merret e plotë në konsideratë nga gjykata, do të konvertohet në 10 vite për shkak se ai pranoi gjykimin e shkurtuar.
Në dosjen hetimore të Prokurorisë gjenden mjaft biseda të përgjuara të Koçerrit me pjestarë të tjerë të grupit të Habilajve.
Në njërën prej tyre është një bisedë mes Florian Habilajt dhe ish-Shefit të Kufirit Sokol Bode, ndërsa në biseda të tjera Koçerri flet me motrën ku i kërkon të shohë lajmet pas një operacioni të policisë në Babicë.
Përgjimet:
Më datë 15.10.2017, ora 09:11, numri që mbaron me 777, që përdoret nga Florian Habilaj, është telefonuar nga numri që mbaron me 888, që i përket Sokol Bodes.
BISEDA 1
Bode: Alo
Habilaj: Po
Bode: Si je flori, mirë jeni?
Habilaj: Mirë, faleminderit
Bode: Sokol Bode të shqetëson
Habilaj: Po
Bode: Po vij për 10 minuta n’bazë
Habilaj: Ku të pres?
Bode: Poshtë
Habilaj: A do të vij te karburanti?
Bode: N’Çole, N’Çole
Habilaj: Hajt se po vij aty.
Më datë 16.10.2017, ora 15:31, numri që përdoret nga Artan Habilaj, ka marrë sms nga një numër që mbaron me 987 me këtë përmbajtje: Shih lajmet te “Klani”
BISEDA 2
Më datë 16:10.2017, ora 17:29 e në vazhdim, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij:
Koçerri: Hë
Motra: Ç’bëtë juve, mbaruat punë
Koçerri: Pse kishe gjë apo…
Motra: Jo, ore jo, nuk kisha gjë. Ka dalë te Fokusi Qendra Babicë e Madhe, në televizor për qendrën që s’është në rregull
Koçerri: Po mirë, le të dalë
Motra: Shikoj i çik lajmet
Koçerri: Pse?
Motra: Po shikoj
Motra: Hë ore
Koçerri: Të orës tre e gjysmë
Motra: Jo, ore jo, tani të orës 5
Koçerri: Sa?
Motra: Jo ore jo, tani lajmin e fundit shikoje, hajt
Koçerri: Hë, alo
Motra: Po lehin qentë poshtë shtëpisë së xhaxhait ore
Koçerri: Ja se po vij unë, te diga jam
Motra: Ee, ndaj të mora
BISEDA 3
Në orën 21:10, Armando Koçerri është telefonuar nga Florian Habilaj
Koçerri: Hë vlla
Habilaj: Ça bën o
Koçerri: Hiç në shtëpi, ç’kemi
Habilaj: Do vish i çik nga Fredi
Koçerri: Mirë
Më datë 17.10.2017, ora 21:49, Armando Koçerri është telefonuar nga motra e tij
Koçerri: Hë
Motra: Ça bëre ti
Koçerri: Hiç
Motra: Ka njerëz poshtë te ullinjtë
Koçerri: Kush ka?
Motra: Po lehin qentë. Nuk e di a po shkulin ullinjtë apo ça po bëjnë, po ka njerëz poshtë te ullinjtë. Tani pushuan qentë
Koçerri: Shiko i herë me dritë.
Pretenca
Armando Koçerri, pjesë e grupit kriminal të Habilajve kishte rolin e magazinierit të sasisë 3978 kilogramë hashash që u sekuestruan para 2 vitesh në fshatin Babicë e Vogël të Vlorës. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e Koçerrit me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet 1/3 e dënimit dhe organi i akuzës kërkoi përfundimisht 10 vite burg.
Gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare prokurorët e çështjes u shprehen se në vitin 2017 gjatë arrestimit, infermieri Armando Koçerri kishte me vete 7 aparate celularë me të cilët mbante kontakte të vazhdueshme me bashkë të pandehurit Mojsi Habilaj, Florian Habilaj, Nazar Seiti, Sabaudin Cela.
Gjithashtu organi i akuzës relatoi se në banesën e Koçerrit është gjetur edhe një gomone në pronësi të Florain Habilajt e cila do të shërbente për të kryer trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë.
Prokuroria kërkoi që Koçerri të shpallet fajtorë për 4 akuza; trafikim i lëndëve narkotike i mbetur në tentativë në kuadër të grupit kriminal, grup i strukturuar kriminal, kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal e armëmbajtje pa leje.
I pandehur po ironizonte prokurorët e çështjen brenda kafazit të xhamtë pas përfundimit të leximit të konkluzioneve përfundimtare. Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur me herët që të ndante procedimin e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit.
Armando Koçerri është i vetmi pjesëtar i grupit të Habilajve që ndodhet në bankën e të akuzuarve të drejtësisë shqiptare, pasi 8 anëtarë e tjerë të grupit po vuajnë dënimin në Itali.
Seanca u zhvillua pa pranin e kamerave pasi togat e zeza kanë pranuar kërkesën e të pandehurit për të mos u filmuar për shkak të problemeve që kanë shfaqur fëmijët e tij të mitur. Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e 7 Nëntorit do të dëgjojë argumentin e mbrojtjes dhe pritet të japë vendimin për Armando Koçerrin.
Po cpergjime leshi jane keto? Pse me keto “prova te fuqishme” do I fuse ne burg Prokuroria???? Keta jane ku therret qameti.
Po ky nuk eshte kriminel, pse ata e perdornin si magazinier
Prokuroria nuk ka te drejte ti japi aq shume vite burg, sese ky nuk ka bere tregetimin e droges,
Ndaj nu mund ta denosh kaq shume,