Cakaj: Merret vendimi për hapjen e misionit të posaçëm të Shqipërisë në Kiev

30 Tetor 2019, 15:42Politika TEMA

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri në Detyrë shkruan se Qëllimi i këtij projektvendimi është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të rradhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë fokus të kësaj organizate.

Ky vendim sipas Cakaj është shprehje e përkushtimit të Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e detyrës përgjatë Kryesisë së OSBE-së 2020.

“Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së.” shprehet Cakaj në postimin e tij.

4 komente në “Cakaj: Merret vendimi për hapjen e misionit të posaçëm të Shqipërisë në Kiev”

  1. Loran says:

    Ik morr delenxhi

  2. Ton says:

    Sukses I madh bravo!!!! Po kur mban ambasade ne Bratislave vetem 30 km nga Wiena!!!!!! Se kam kuptuar kurre…….

  3. Kalec Dega says:

    Humorist njoni, a se keni dit!?

  4. Nje minister jeshte detyre says:

    Ministri ne detyre….
    Po te tjeret cfare jane??????
    I bie te jene jashte detyre…
    Kryeministri i vetem nje monistri ne detyre…..!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje