VIDEO: “Arena Kombëtare”, rrezikon “Dasmën franceze”. Probleme me pozicionimin e kamerave

30 Tetor 2019, 16:30Sport TEMA

“Dasma” rrezikon të anulohet, ose të paktën të zhvillohet në një “sallon” tjetër. Presidenti i FSHF, Armand Duka premtoi se sfida e 17 Nëntorit kundër Francës do të luhet në “Arenën Kombëtare”, por gjatë orëve të fundit askush nuk mund ta thotë me siguri nëse sfida e fundit e grupit eliminator konfirmohet plotësisht në stadiumin ende të papërfunduar.

RTSH Sport mëson se gjatë inspektimit të fundit, të dërguarit e UEFA-s kanë pasur shumë kritika dhe kanë vendosur disa detyra emergjente ndaj njerëzve përgjegjës për finalizimin e punimeve. Pas disa orëve inspektim në stadium, ata janë larguar duke konfirmuar se do të kërkojnë periodikisht raporte për detyrat e shtëpisë që duhet të bëjë pala shqiptare.

Problemet më të mëdha lidhen me çështjet teknike që kanë të bëjnë me prodhimin e sinjalit, transmetimin e ndeshjes dhe akomodimin e komentatorëve e gazetarëve.

Sipas të dërguarve të UEFA-s, pozicionet e kamerave të transmetuesve të ndeshjes duhet të zhvendosen një kat më poshtë për të siguruar një pamje më të plotë, por me të njëjtën arsye duhen zhvendosur edhe vendet e komentatorëve të sfidës.

Probleme janë evidentuar edhe në pozicionet ku do të akomodohen gazetarët në pjesën e tribunës pasi jo të gjithë reporterët do të kenë fushëpamje të plotë. UEFA kërkon që gazetarët të akomodohen në vende sa më komode dhe me pamje sa më të qartë të fushës së lojës.

Të gjitha modifikimet duhet të bëhen brenda disa ditësh pasi nuk është marrë ende një vendim përfundimtar nëse sfida do të luhet në “Arenën Kombëtare”.

UEFA nuk ka lënë një afat dhe bëhet fjalë që të gjitha modifikimet lidhen ekskluzivisht vetëm me ndeshjen kundër kampionëve të botës sepse më pas është gjithë koha e nevojshme për të rregulluar çdo detaj.

Gazetarët francezë, të pranishëm gjatë këtij inspektimi, nën zë kanë pranuar se në ndeshjen inauguruese, përveç presidenti të UEFA-s, Alexander Ceferin, mund të jetë i pranishëm edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, një detaj jo pak i rëndësishëm që ndoshta i nxit edhe më shumë autoritetet shqiptare për të plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA.

19 komente në “VIDEO: “Arena Kombëtare”, rrezikon “Dasmën franceze”. Probleme me pozicionimin e kamerave”

  1. Adi says:

    Po te na fali uefa, se kur e projektuam menduam me shume per kullen, qendren tregtare e tje. Futbolli ishte optional. Kujt i shkoi mendja se uefa do merrej me keto vogelsira?!

    1. Cudia says:

      Punime shqiptarce pa ndjekur udhezimet e UEFAs. Keshtu ka punuar shqiptari ne shekuj. A di ta besh kete pune? Po di! Po kete punen tjeter? Edhe kete di ta bej.

  2. asd says:

    Shpresojme qe Macron mos pyese Ramen se cfare eshte (ose me keq akoma) e KUJT eshte kulla!

  3. Te qafsha moj shege..... says:

    Si nuk ben nje gje te sakte turkoshaket,por gjithmone shkel e shko dhe fut paret ne xhep.
    Mire qe kemi nderkombetaret se po te ishte per sumperpjetet do ishin duke u falur ne stadium…

  4. Sqepari says:

    Eshte e natyrshme qe nje qender tregtare me fushe futbolli te mos kete info te plote per akomodimin e gazetarve dhe vendosjen e kamerave.

  5. DinPak says:

    E mo, normale eshte, pse çuditeni ju? Bejme ndonje gje ne pa u shtyre? Edhe negociatat kane 3 apo 4 here qe jane shtyre, le te shtyhet edhe inagurimi i stadiumit, nuk u be qameti!

  6. Debatik says:

    Bravo Duka ti je zot gjithe vemendja iku tek Qeveria je i pa pare

  7. Populli says:

    Nuk eshte i mirepritur aspak presidenti Macron

  8. keshtu jane bere te gjitha punimet e medha ne shqiperi, rruga e ashtuquajtur e kombit,rruga e elbasonit, tunelet, sheshi skanderbeg dhe qershia mbi toret eshte statudimi, ose arena e rames me kullen e larte qe duket si xhami. duhen shekuj te behemi si evropi.

  9. ABC KORCA says:

    Keta te UEFA-s kane inate me Liverpulin dhe i nxjerrin me ne ( te veckelit).
    Stadjumi eshte fiks si ai i Liverpulit…biles akoma dhe me i mire…e ka thene lartmadhnia… dhe duka.
    A ka stadjumi i Liverpulit mure betoni me ne mes te stadjumit?!
    Mure betoni i thencin se ato jane vepra arti…po kush i kupton thuaj!?
    Ta gezojme dhe keta te uefas kurre mos ardheshin ( sikur na duhen…ne nje here ne 30 vjet nxjerrim ndonje skuader qe vete ne grupe)

  10. ILIRET says:

    Duhet shembur dhe duhet bere nga e para pjesa e tribunes kryesore.
    Aty nuk ka tribune fare.
    Stadiumi me i cuditshem ne bote pa tribune qendrore.

  11. Ilir says:

    O gazetar ! Po emrin Arena Kombetare , kush e miratoi ? Stadiumi kombetar e ka nje emer, me c’te drejte ia hiqni, ne c’vendim te ligjshem eshte shkruar ndryshim i emrit ?
    Dihet, qe kete e ka bere Beu Rama, por nuk ka pse ju te Medias, te pavarur, te perdoreni prej Tij ( Edi Rames).
    Shihet qarte tendenca e redaksise dhe gazetareve te TEMA-s per ta mbrojtur Edi Ramen, qeverisjen e Tij, por jeni duke bere nje sherbim keqberes jo vetem karshi shumices qe vuan nga sistemi dhe menyra e qeverisjes , por ju i beni keq vet Edi Rames.

    1. Rebel says:

      Arena kombetare ku Edi Rama do luaje TRADHETINE KOMBETARE!
      A do heshtin shqiptaret qe Rama te tallet me simbolin antifashist te rinise shqiptare?

  12. Baton DR says:

    Përdhunuesi i plakave nuk ka vend këtu …sipas francezëve boll kemi probleme me krimin…edhe ai na duhet

  13. Politikane kurva says:

    Beni shtepi per te varferit. MOS VIDHNI DUKE BERE STADIUME E LLOJ LLOJ IDJOTIZMASH .
    JU FSHIFTE ZOTI NGA FAQJA E DHEUT FAMILJARISH MUNDESISHT.
    30 VJET VETEM VIDHNI.

  14. EJ says:

    Do bëjmë dasmën e dukës aty me një gomar.

  15. Iliri says:

    Inagurimi JO me francen, veç po erdhi BRIGITTE qe te ndriçojë stadiumin.
    Francezet na injoruan duke ngaterrusr himnin!

    Ne stadiumin e KAVAJES e meritojne!

  16. ???? says:

    Në Elbasan , ??, atje Francezët !

  17. Balsha says:

    Frëngu tall bythën, ne i bëjmë respekt! Ore hiç fare çojini të luajnë në ndonjë ugar se tepër e kanë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje