“Rrethrrotullimi që vret njerëz”, ekspertët: U ndërtua për të favorizuar një restorant

31 Tetor 2019, 20:00Kronika TEMA

Në rrethrrotullimin e Kolonjës, në rrugën Lushnjë-Fier, tre ditë më parë i ndëpreu jetën dy të rinjve, Jorgest dhe Alteo Shabani, ndërsa la të plagosur Alban Doksanin 16 vjeç. Ky ishte një ndër disa aksidentet me vdekje që kanë ndodhur në këtë rrethrrotullim, duke u kthyer kështu në një njollë të zezë në rrjetin e rrugëve të vendit.

Rruga Lushnje Fier, u inagurua në prill të vitit 2009, nga qeveria Berisha. Devijimi i kësaj rruge, nëpërmjet këtij rrethrrotullimi u bë për të favorizuar një biznes, pikërisht lokalin që po shihni në pamje, i cili prej disa vitesh nuk është më funksional.

“Devijimi i asaj rrugë është bërë për shkak të atij lokalit që ndodhet aty. Devijimi për mua është një gabim i projektuesit apo ndërtuesit. Ajo mund të ishte zgjidhur më një korsi ngadalësimi për të hyrë në Kolonjë dhe një korsi shpejtimi për qytetarët e Kolonjës për të hyrë në qarkullim dhe nuk ishte nevoja të kishim kaq aksidente”, u shpreh Sulçe.

Akutalisht kjo është pamja satelitore e ndërprerjes së kësaj rrugë nëpërmjet rrethrrotullimi të Kolonjës. E gjithë kjo situatë, ashtu siç e shpjegon dhe eksperti, idealisht mund të ishte zgjidhur nëse do të aplikohej një projekt i tillë.

“Në këtë mënyrë nuk do të pengohej edhe lëvizja e mjeteve që lëvizin aty, por do të rritej shpejtësia e qarkullimit, pikërisht për t’i shërbyer qëllimit që është ndërtuar kjo rrugë, për t’i shërbyer bregdetit”, u shpreh Sulçe.

Ashtu siç mund të shihet edhe nga pamjet, bordurat pranë këtij rrethrrotullimi janë të dëmtuara për shkak të aksidenteve që kanë ndodhur.(TCH)

6 komente në ““Rrethrrotullimi që vret njerëz”, ekspertët: U ndërtua për të favorizuar një restorant”

  1. Udhetari says:

    Sa rrethrrotullime te tilla ka ???!!
    Ne vend qe te kete nen ose mbikalime bejne idiotizma.
    A ka me idiotizem se sa rrethrrotullimi qe shkon per Rrogozhine, i ndertuar nga banditet e Lsi -se dhe i inaguruar nga supergomari Haxhinasto.
    Po qe te nderpritet autostrada Lushnje – Fier cdo dy km , a keni pare ne ndonje vend te botes ?

    1. operacioni zjarri says:

      Po qe te mderpritet korsia e shpejtesise se do kthehen nga korsia e shpejtesise se krahut te kundert e keni pare? E keni ne rrugen Fier-Lushnje.

  2. Porti says:

    Ku eshte lokali qe nuk e shohim?

  3. R.S says:

    Une e kam pare ate rrugen dhe rrethrrotullimin qe flitet ketu dhe disa persona dhe miq te asaj zone thoshin qe ne vitin 2011 (qe me ra rasti atje) qe ne kete vend ndodhin shume aksidente ku ne 2 raste nje miku yne kishte marre pjese per shpetimin e personave qe kishin rene ne kanalin plot me uje.Atje ishte dhe nje si ure e vogel qe perbente rrezik. Njerezit atje thoshin se u ndryshua projekti per te favorizuar restorantin e nje italiani.

  4. Atdheu says:

    Ore ju te temes, ku i kini fotot. Ne asnje artikull kur e hapim nuk gjenden fotot.

  5. TEA says:

    dhe u kujtuat nje dekade me pas???si kofini pas te vjelit pasi i ka mbuluar dheu ca jete njerezish qe ne fund te vitit behen thjeshte statistika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje