Propozohet gjoba 3.600 euro për hedhësit “alla shqiptarë” të mbeturina në Zvicër

2 Nëntor 2019, 16:20Lifestyle TEMA

Autoritetet në Zvicër planifikojnë të vendosin gjoba shumë më të ashpra për hedhjen e plehrave, veçanërisht kur bëhet fjalë për tokat bujqësore që ndoten prej tyre.

Disa ligjvënës zviceranë sugjerojnë që gjobat për hedhjen e mbeturinave të jenë 100 herë më të larta se ato aktuale

Roger Zurbriggen, një deputet i Luzernit, u tha gazetarëve se hedhja e mbeturinave përbën “një kërcënim të qëllimshëm për mirëqenien e njerëzve dhe kafshëve”.

Ai theksoi se gjobat më të rrepta janë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe mjedisin.

“Plehrat që kafshët hanë mund të çojnë në lëndime të dhimbshme dhe madje edhe vdekje”, tha Zurbriggen, duke shtuar se kanaçe prej alumini dhe objekte të tjera ishin një kërcënim i madh.

Gjoba aktuale më e rëndë për hedhjen e mbeturinave në Zvicër është 40 franga (36 euro). Dhe, disa ligjvënës, përfshirë Zurbriggenin, sugjerojnë që gjobat të rriten deri në 4,000 franga (3,600 euro).

1 komente në “Propozohet gjoba 3.600 euro për hedhësit “alla shqiptarë” të mbeturina në Zvicër”

  1. Lexuesi says:

    Gazetare me dy klase shkolle kane “pushtuar” median dhe po te ketij niveli jane edhe keta qe i botojne keto idiotesira.
    Ne titull shkruhet qe gjoba 3.600 Euro per hedhesit “alla shqiptare”. Duhet qe ti themi ketij shpellarit qe ne Zvicer nuk leshojne gjobat per vendasit ne Euro por ne Franga. Hedhja e mbeturinave kudo dhe pa vend nuk eshte “alla shqiptare” por eshte kudo ne bote ku nuk ka rregull. Njerezit kudo ne bote shkelin rregullat kur nuk i ndeshkon dikush. Nese ju shpellare nuk e keni idene, mos shkruani gjera te tilla qe ju tregon qarte nivelin tuaj te zhvillimit.
    Perse lejohen te tilla aludime qe te ulin sa te jete e mundur natyren e shqiptarit. E kemi shume te qarte qe armiku me i madh i shqipetareve jane vete shqipetaret qe luajne rrolin e antishqiptarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje