Kryetari i Sindikatës së futbollistëve shqiptar në një linjë me Dukën: Janë politikanë apo gënjeshtarë, thanë se do ta bënin ligjin e sportit në shtator

4 Nëntor 2019, 17:18Sport TEMA

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” , futbollisti i Tiranës, Andi Lila, njëherësh edhe Kryetari i Sindikatës së futbollistëve shqiptar bëri një deklaratë tepër të fortë për sa i përket mosmbajtjes të premtimit për ligjin e sportit.

Ashtu si kreu i FSHF-së, Armand Duka, edhe Andi Lila i ka qëndruar mendimit të tij për Ligjin e Sportit, madje nuk nguroi të “thumbonte” zv.kryeministrin Erion Braçe.

“Duhet të jemi të gjithë bashkë kush është për të mirën e sportit. Kush nuk është për këtë gjë duhet të ikë nga linja jonë, duhet të dalë veç. Presidentët nuk kanë faj, se presin që të behet reforma në sport dhe kontributet t’iu njihen.

Këto janë hallka që janë njëra pas tjetër. Psh: Zv.kryeministri i Shqipërisë, Z.Erion Braçe, del në intervistë dhe thotë që në shtator do bëhet reforma në sport, ndërsa sot jemi në nëntor. A janë politikanë a janë gënjeshtarë, nuk e di se çfarë janë, por një gjë duhet ta thonë.

Thanë për në shtator. Pse nuk po bëhet?! Ku është? Po vjen dhjetori, po kalon. Nuk mund të vazhdojmë dot në pafundësi kështu. Bëjmë statuse në “Facebook”, internet. Unë falas me shumë qetësi, edhe me Braçen. Në qoftë se është për të mirën e futbollit unë flas me të. Nuk bëj me asnjë polemikë.

Dua të kem interesa të qëndrueshme me atë njeri që është për të mirë e futbollit. E mira e futbollit është kjo. E bëri Kosova, mbaroi punë. Nëse Kosova vazhdon me këto ritme, po ecën siç po shohim. Këtu ka talente, futbolli duhet të jetë një hallkë e fortë e ekonomisë shqiptare”, u shpreh Andi Lila.

3 komente në “Kryetari i Sindikatës së futbollistëve shqiptar në një linjë me Dukën: Janë politikanë apo gënjeshtarë, thanë se do ta bënin ligjin e sportit në shtator”

  1. FSHF MAFIA says:

    O andi lila o servil i ndyre

  2. Tiranasi2020 says:

    Andi leri lloqet e Kavajes, ti flet si ufo sja ke iden vetem nxjerr fjale nga goja duke rrotulluar ģjuhen,

  3. rexha 10 says:

    dua vetem te di se nga vjen ky andi lila?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje