Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat

6 Nëntor 2019, 22:35Kronika TEMA

Policia ka arrestuar në Rinas Beqo Brahimin, të dyshuarin kryesor për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat gjatë operacionit anti drogë në qershor 2015.

Beqo Brahimi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, ndërsa Gjykata e ka dënuar në mungesë me 8 vite burg si pjesë e grupit të ‘Lazaratit’

Grupi prej pesë anëtarësh u dënua nga Krimet e Rënda me një total prej 52 vitesh burg.

Mes tyre spikat emri  i Arbion Alikos, i cili u dënua me 13 vite heqje lirie për kundërshtim me armë të operacionit të policisë në fshatin që dikur ishte bastion kultivimit masiv të kanabisit.

Përveç Alikos, gjykata dënoi me 11 vjet Gurgaz Skënderin, ndërkohë që për Enrik Skenderin dhe Alfred Prokon u dhanë nga 10 vjet heqje lirie dhe 8 vjet për të akuzuarin Beqo Brahimi.

1 komente në “Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat”

  1. Koli says:

    I dyshuari kryesor 8 vjet burg???Turp per shtetin,ne rastin e Lazaratit duheshin disa denime me burg te perjetshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje