DETAJET: Vrasje me armë zjarri në Shkodër., ekzekutohet 43-vjeçari

6 Nëntor 2019, 13:48Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Një person është vrarë me arme zjarri rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër.

“Në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gjergj Krygja, 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë”- bën me dije policia.

Shkodër/ Informacion paraprak

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje .(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje