Kontakte me një person të lidhur me krimin, KPK shkarkon prokurorin e dosjes 'Babale'

6 Nëntor 2019, 09:32Kronika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda Përparim Kulluri.

Sipas KPK, Kulluri ka pasur kontakte me një person të lidhur me krimin, që rezulton i dënuar në Greqi për kultivim droge dhe i gjykuar në Shqipëri për tentativë vrasje.

Ai akuzohet se ka kaluar kufirin shqiptaro-grek me një automjet në pronësi të dënuarit me iniciale A.B.

Trupi gjykues i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Olsi Komici, Brunilda Bekteshi, i vunë në dukje prokurorit deklarimin për një dyqan në Orikum, për të cilin dyshohet se Kulluri ka dashur të fitojë dëshmpërblim më të lartë prej shpronësimit.

Përparim Kulluri e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 2004. Nga viti 2008 deri në vitin 2013, Kulluri ka ushtruar detyrën e Kryeprokurorit të Shkodrës. Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani e riktheu Kullurin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2013 me dekret të posaçëm.

Përparim Kulluri është prokurori i dosjes së bujshme “Babale”.

1 komente në “Kontakte me një person të lidhur me krimin, KPK shkarkon prokurorin e dosjes ‘Babale’”

  1. Johani says:

    JO vetem te shkarkohen prokuror te ashtquajtur qe Jane bere miljoner duke favorizuar kriminelet dhe qe zbatonin vetem urdherat nga l’attente duhet te denohen aq shume sa te gjithe ata qe duan te jene ne pozita te tilla te mendohen mire para se te marrin Vendôme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje