Keshilli i Larte i Prokurorise i eshte drejtuar me nje leter kryeprokurores se pergjithshme te perkohshme, Arta Marku, ku i kerkon te nise hetimin disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, te cilit vetem pak dite me pare iu be atentat ne mbikalimin e Shkozetit.
“Ngjarja e ndodhur në datën 01.11.2019, në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, dhe si rezultat i atentatit mbetën të plagosur, prokurori Arjan Ndoji, shoferi i tij, Andi Maloku si dhe një person tjetër i identifikuar me emrin Aleksandër Laho, është një ngjarje e rëndë në rradhët e magjistratëve si dhe të sistemit të drejtësisë në vend.
Nisur nga të dhëna paraprake si dhe nga një prononcim dhëne për median A2 Neës nga prokurori
Ndoji, bëhet me dije fakti që prokurori drejton prej kohësh një studio ligjore ku ofron konsulencë
ligjore për cështje të ndryshme.
Ky fakt nëse do të rezultonte i vërtetë, do të përbënte shkelje
disiplinore të parashikuara në nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve
dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 160/5 i Ligjit 96/2016“Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe nenit 194/2 gërma ç, i Ligjit 115/2016“Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ngarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm me detyrën qe të hetojë të gjitha pretendimet për shkeljet disiplinore në rradhët e prokurorëve për sa kohë nuk është krijuar Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.
Sa më lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në nenin 119 të ligjin 96/2016 “Për statusin e
gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkon nga ana Juaj, nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurorit Arjan Ndoji, duke gjykuar nëse janë konsumuar apo jo prej tij shkeljet disiplinore të parashikuara nenin 103 pika a dhe ç, të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Mbetemi ne pritje te gjetjeve dhe propozimeve Tuaja”, thuhet në kërkesën e KLP të firmosur nga kreu i këtij institucioni Gent Ibrahimi.
Ore, po te rrish me qente, do gdhihesh me morra……..
Edhe ky prokurori ‘gangester’ do e gjej te “arushes” po te jete se e ka kruajtur……
Po ai Dvorani qe fitonte gjith gjyqet ndaj Insig se kishte gruan atje drejtoresh etj etj, nuk perben shkelje?? Vertetojini gjith gjyqet qe ka fitu ajo sharlatania e atij. Ky asht vetting.
Mos u hidh degë më degë, apo tu prek mideja zotrote. Tani është ky më radhë që u kap dhe s’ka justifikim me raste të tjera. Kështu funksionon llogjika apo nuk e njeh ose bën sikur se njeh këtë disiplinë? Keqardhje.
Jo vetem mase disiplinore, per kete basrard, qe ri e shoqerohet me bandit, qe mban dosje te rendesishme ne bagazh te makines, gjr qe sesht pare e degjuar edhe ne vendet afrikane , jo me ne evrope, duhet ndalur e analizuar, por persona te tille duhet zhdukur fare nga sistemi i drejtesis dhe mos u degjohet emri si qytetare.
Nuke po diskutoi 23 apartamentet dhe te tjera pasuri qe paska ven ky bastard, per nje periudhe te shkurter ne drejtesi, si i ka vene, kete leta shikojne organet perkatese por, drekimi apo darkimi me element kriminal dhe mbajtja e dosjeve te rendesishme penale ne bagazh, deshmon degjenerimin e drejtesis dhe te keti personi , qe pa dale nga spitali duhet hedhur hekurat , sepse e njollos edhe me keq ne syt e botes imazhin e vendit tone dhe se, ku esht katandisur drejtesia ne SHqiperi. ku dosje shume te rendesishme, ne vend te mbahen ne istitucjon, ku sigurohen dhe ruhen, mbahen ne garazh te makines.
NJe gje e tille, ska ndodhur edhe 100- vjet me pare, jo sot ne shekullin e 21. Njemije here turp e skandal me te madh ska.
Mase disiplinore…hahah…..ai duhet burg …urgjentisht…
Po pse nuk thoni..qenka keput n’byth KLP-ja!!
Hetim disiplinor, per kokrren e kriminelit!?!?
Qesharake he?!?!
Mase disiplinore? Goxha drejtesi.
E shperfytyruan Shqiperine Sali Qen Berisha dhe Ilir Hajdut Meta. kane nxjerre dhe 2 nafijet e tyre Lul Bashen e Kryemadhen te luajne me shqiptaret per ta, ndersa ata i fryjne zjarrit te nje revolte imagjinare qe do ti sillte ata serish ne pushtet ose se paku nuk do ti preke privilegjet dhe miliardat e vjedhura ketij populli te varfer e injorant.
Edi shtyn ne infitit dhe sa te mundet ato reforma qe perendimoret po perpiqen te bejne qe ti japin formen e nje shteti dordolec te shqiptareve qe vertet nuk dine ta krijojne ate. Kjo eshte arsyeja pse ai vend po braktiset ne mase. Shqiptari eshte i oashprese per te ardhmen, migjenian ne te tashmen.
Masa disiplinore eshte me e pakta, por te vjen me vjell kur shef se kush eshte ne sistemin e drejtesise
Cfare drejtesise pritet kur prokuroret hane e pine me kriminelet. Dhe prit qe kjo drejtesi horrash ti japi pronarit hakun. Te dhjefsha drejtesine.
Masë disiplininore ??? Përjashtim me efekt të menjëhershëm dhe konfiskim me ligjin kundër krimit të organizuar dhe mafjes.
aty mbeti puna te stujo ligjore e tije…nuk shikoni so kishte me vete thesin me dokumenta dhe midis tere dhe disjet qe ishin vjedhur???keto nuk i shiokoni,,ai duhet te arestohet urgjent..vafshi ne djall te gjithe qe e cmendet kete popull qoft dhe me keto veprime..