Vuçiç pas paralajmërimit amerikan: pse po armatosemi dhe a do marrim S-400 nga Rusia

6 Nëntor 2019, 15:44Rajoni TEMA

Serbia vetëm blen vetëm armë mbrojtëse, e nuk do të blejë armë që mund ta vendosin atë nën sanksione, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si reagim ndaj një paralajmërimi amerikan se nuk mund ta marrë S-400 nga Rusi.

“Serbia është duke e armatosur veten sepse është një vend i lirë. Një vend që nga të gjitha anët është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, me të cilat ne duam marrëdhënie të mira. Por ne nuk do të jemi bambi ata të na gëlltisin”, tha Vuçiç për median shtetërore të Beogradit.

Ai theksoi se kurrë nuk do të lejonte që Serbia të ishte aq e dobët sa në vitet ’90, duke thënë se “nuk mund të jemi aq të dobët sa nuk mund as të mbrohemi.”

Ai thotë se merr vendime të mençura për blerjen e armëve në përputhje me paratë që ka Serbia.

I pyetur nëse Serbia do të blejë raketa S-400, Vuçiç tha se është një armë tërheqëse, por që Serbia nuk ka ndërmend ta përvetësojë atë sepse nuk ka para.

Në mbështetje të këtyre armëve tërheqëse, Vuçiç thotë se kur një vend ka armë të tilla, askush nuk mund t’i sulmojë ata më.

Në të njëjtën kohë, presidenti serbe tha se askush nuk pyeti se çfarë dhe nga kush po blinin armë Kroacia dhe Shqipëria.

“Askush nuk i kërcënon ata kur të blejnë helikopterë e blinda nga Amerika dhe Gjermania”, tha Vuçiç.

1 komente në “Vuçiç pas paralajmërimit amerikan: pse po armatosemi dhe a do marrim S-400 nga Rusia”

  1. Pesimisti says:

    Ja dhe pafillua serb foli dhe tha qe as e can bythen per NATON dhe Gjermanin. Eshte hapur me Rusin dhe ne Evrope nuk ishte asnje kundra per te filluar bisedimet per antaresimin e Serbise ne BE. Franca vuri veton per ne dhe Maqedhonine si polpulli me pro amerikan ne keto troje. Ja pra kush eshte Evropa: kunder Amerikanit dhe pro Rusit. Trampi ka te drejte qe thote se me mire te flas me Putinin se me Merkel. Ne fund do jete Evropa qe do kerkoje prap ndihme, por do jete vone. Trampi do thote qe Evropa me mire te flas Rusisht se Frengjisht…
    Keshtu si e dredh Evropa ka per tu shkaterruar shpejt.
    Lum per ata qe kane tru dhe dine si te orjentohen. Lume per Pafillon qe e di kete dhe flet hapur per tu hedhur ne preherin e Rusit.
    Turp per Ilirin qe hiqet gjerman i kulluar. Turp per Salen qe eshte me Rusin dhe Serbin. Turp per Ramen qe vertitet si pordha neper breke. Turp per Bashen qe eshte kalama hajdut. Turp per te gjithe qe nuk shpallin Ameriken qellimin tone! Turp per ne qe nuk dime se cduam por merremi akoma me partizanet dhe ballistat. Gati te hidhemi ne lufte nga e para, por kete rradhe per te luftuar njeri tjetrin dhe jo pushtuesin. Kot qe egzistojme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje