Ish këshilltari i PD tregon burimin e krizës: Meta, Basha dhe Rama i konsiderojnë partitë pronë private

7 Nëntor 2019, 10:19Politika TEMA

Anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj është shprehur sot se burimi i krizës politike është sistemi.

Sipas tij sistemi elektoral që ka sot Shqipëria, është më problematiku.

I ftuar në studion e “Ditari” në A2 CNN, Topollaj theksoi se zgjidhja e vetme që këto kriza ciklike të mos përsëriten është ndryshimi i sistemit.

Ky që kemi ne është sistemi më problematik, sepse i bën kryetarët e partive zotër. Së pari ne duhet të biem dakort që ky sistem duhet ndryshuar.

Ne kemi peropozuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.

Duhet të zvogëlohet forca e kryetarëve të partivë e ti kalojë qytetarëve dhe të mos jetë më rajonal, sepse kjo formulë favorizon të fortët.”-tha Topollaj.

“Duhen reformuar edhe partitë. Partitë politike duhet të jenë demokratike.

PD dhe PS nuk bëjnë zgjedhje brenda tyre, si të mira publike dhe duhet të rregullohen nga aktet publike.

Demokratizimi i brendshëm i tyre i shërben publikut.

Po ta lëmë në vullnetin e Metës, Bashës dhe Ramës ata do vazhdojnë ti konsiderojnë partitë si prona private.”-deklaroi Topollaj.

1 komente në “Ish këshilltari i PD tregon burimin e krizës: Meta, Basha dhe Rama i konsiderojnë partitë pronë private”

  1. Tanguli says:

    Hahaha. Ku eshte loqe komplet.
    Po Berisha? “Harrove” te thuash qe Sala eshte pronar i Lulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje