Manovrat e prokurorit Arjan Ndoji për pasurinë, shiti makinën trefish

7 Nëntor 2019, 11:31Kronika TEMA

Atentati ndaj prokurorit Arian Ndoji ka shtuar vëmendjen në të gjithë aktivitetin e tij si prokuror, i cili rezulton me shumë dritëhije gjatë karrierës së tij.

Pikëpyetje të shumta janë ngritur për veprimtarinë e tij gjatë karrierës më shumë se 15-vjeçare, ndërsa disa fakte të reja dalin sa i përket deklarimit të pasurisë së tij ndër vite, ku veçse mbetet një pikëpyetje e madhe për pasurinë e vendosur prej 780 mijë eurosh në një kohë të shkurtër që ai ka punuar si avokat, pasi ishte shkarkuar si prokuror dhe që familjes së tij i kanë dhuruar prona të ndryshme ndër vite.

Një nga këto fakte është edhe shitja e një makine. Sipas të dhënave të marra nga deklarata e tij e pasurisë, rezulton se në vitin 2003, Arian Ndoji ka deklaruar se ka në pronësi një makinë Mercedes Benz 190, me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa shpjegon se kaq është vlera totale e blerjes së makinës, shtuar edhe pagesën e doganës dhe dokumenteve. Kjo është deklarata e tij e parë e pasurisë si prokuror. Por çfarë ndodh?

Duke hulumtuar dhe më tej vihet re se në vitin 2009, ai ka deklaruar se e ka shitur këtë makinë, konkretisht gjatë vitit 2008, raporton Realstory.

Vetëm një vit më herët, ai ishte rikthyer në detyrë si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, pasi kishte fituar gjyqin ndaj urdhrit të shkarkimit të tij.

Por dyshimet vijnë pikërisht për çmimin e shitjes, ku makina, e cila kishte kushtuar 200 mijë lekë, pas gjashtë vitesh përdorim, Ndoji arrin ta shesë me vlerën 550 mijë lekë, pra pothuajse me trefishin e çmimit.

Kjo ngre dyshimet se Ndoja veçse një prokuror, me pasuri marramendëse, ose ka qenë një tregtar i suksesshëm, ose kjo është vetëm një nga manovrat që ai mund të ketë bërë të justifikuar pasurinë, ashtu siç mund të jetë edhe rasti i dhurimit të 20 hektarëve tokë për bashkëshorten e tij në vitin 2014.

Këto dyshime vijnë për faktin se prokurori Ndoji është denoncuar në atë kohë edhe manovrën me dhënien e një borxhi prej 70 mijë eurosh, ndërsa shpesh herë, zyrtarë të instancave të ndryshme shtetërore kanë përdorur manovra të tilla për të justifikuar pasurinë e vendosur ndër vite.

Megjithatë, do të jetë procesi i vetting, apo tashmë hetimi i marrë nga Prokuroria e Përgjithshme për të hedhur më shumë dritë mbi këto fakte që shoqërojnë ndër vite karrierën e Arian Ndojës.

9 komente në “Manovrat e prokurorit Arjan Ndoji për pasurinë, shiti makinën trefish”

  1. Xha teme, i Sateme says:

    Eh, ne bejm “gam gam” Arjani ben “bam bam”…….

  2. Futja kot says:

    Te dhjefsha drejtesine! Te gjithe hajdut, mashtrues e kriminel. Pikerisht nga keta njerez, qe s’kane asnje cilesi drejtesie, ne presim drejtesi.

  3. Futja kot says:

    Te dhjefsha drejtesine! Te gjithe hajdut, mashtrues e kriminel. Pikerisht nga keta njerez, qe s’kane asnje cilesi drejtesie, ne presim drejtesi.

  4. Zener says:

    Po ky bastard ben Mmmmmuuuuu cmut doni akoma leviz me kriminele..ha me kriminele fle me kriminele..pasuri 750000 eu.ne 15 vjet ….fuck..

  5. spartak says:

    Ky koment është bërë edhe tek shkrimi me titull : ” Zbardhen shumat marramendëse, Flamur Noka fsheh pasurinë… ”

    Kush e frymëzoi , e lejoi dhe kishte interes që sistemi I DREJTËSISË të përfundonte aty ku është sot , në sistemin e PA DREJTËSISË .
    Vetëm pushtetarët dhe klasa politike e donte Sistemin e Drejtësisë sa më të dobët , sa më të varur , sa më të korruptuar , që të mos mundej e mos të guxonte të dënonte asnjë prej tyre për gjithë atë vjedhje , abuzim e korrupsion që i bënë Shqipërisë , popullit shqiptar dhe pronave shtetërore , publike dhe private gjatë gjithë këtyre 28 vjetëve , madje nuk kanë fare frikë , sa që nuk po kanë të ndalur .
    Prej mbi 20 vjetësh , vetëm Kontrolli I Lartë I Shtetit ka denoncu ( ka dhe mjaft të pa denoncuara ) në organet e akuzës me qindra raste abuzimesh e shpërdorimesh të fondeve publike dhe aseteve të tjera . Ky sistem I PA DREJTESISE , as 5 % të tyre nuk çoi në bangat e të akuzuarve, e pale sa u dënuan .
    Politikanët , duke e ditur se sistemi i rregullt e i pa korrtuptuar i drejtësisë nuk do i lejonte dhe do i vinte hakut abuzimit , korrupsionit dhe shpërdorimit të tyre , i frynë gjithmonë zjarrit të padrejtësisë së këtij sistemi .
    Edhe kur u bë ligji i VETTING-ut , e zvarritën , e coptuan e goditën dhe e përfunduan në një ligj limonatë dhe qesharak , sa që paradokset janë të tilla , që edhe vetë juve , iu është pështiros kjo punë . LIGJ . Bone ç’bone me miljona euro abuzim e korrupsion , mund të mos thotë asgjë njeri , mjafton të largohesh ( japësh dorëheqjen vetë ) dhe jemi larë bashkë . Më rrove , të rrova , brisku i berberit , dhe nuk të hyn gjemb në këmbë hiç.
    Po kështu dhe këto të tjerët , nga të cilët zor se mund të bëhen një grusht sagllam , dalin me pasurira të pa justifikueshme dhe ju thonë hik . Ngadalë njëçikë , ku të hiki ? Kur ti nuk aplikon asnjë masë , asnjë sekuestro , normal që s’ke bërë asgjë . ABUZIMI , KORRUPSIONI e PADREJTESIA , që nuk dënohet , nuk do largohet kurrë vetë . Momentalisht , mund të zbythet e zvoglohet përkohësisht , por kur nuk ndëshkohet ,kurrë nuk zhduket e largohet . Paradoksi më i madh qëndron në faktin , se këta të cilët qëndruan me ju nënshtru procesit të VETTING-ut , dhe që janë ma pak të korruptuarit , po përzehen largohen e po anatemohen si kriminela , ndërsa kapot e krimit në sistemin e PADREJTESISE , me abuzimet , korrupsionin dhe padrejtësitë marramendëse , nuk i ndjek e përflet njeri më . Merre me mend , kur del pa lag kreu i Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive dhe 5 vjet Krye-Prokurori i Republikës ( Ishte caktu Krye-Gardian -Krye Abuzuesi ) me miljona e miljona euro abuzime e pastrime parash të pista , rron si pasha me gjithë familjen mu në mes të Gjermanisë bashkë me paret e vjedhura e të abuzuara . Po kështu edhe të tjerët .
    MOS HARRONI : Ligji i VETTING-ut , ishte I vetmi i cili u miratua me konsensus 100 % , me 140 vota , si nuk ka ndodh asnjëherë historikisht në këto 28 vjet , madje kjo PAÇAVURE , u duartrokit me minuta të tëra nga të gjithë , bashkë me ambasadorët e pranishëm .
    MOS HARRONI : E kishin pa dhe me Komisionin e VENECIAS . I plasi Komisionit të VENECIAS për hajdutët e politikanët tanë . Këtë po mundohen ta fusin në valle edhe tani për gjoja VETTING-un e POLITIKANEVE . Pika . Tallet bota dhe K. VENECIAS me këta halldupë hajdutët tanë . Deputetë , që i njohim , veç kur ndodhin çudira dhe poshtërsi nga familjarët e tyre .
    LIGJI I VETTING-ut i mangët dhe i përçudnuar , ka nevojë vetëm për një NEN EKSTRA , që vlen për të gjithë pa përjashtim , nga I pari deri tek i fundit , nga PRESIDFENTI I REPUBLIKES , KRYEMINISTRI , etj , e deri trek ai GARDIANI i BURGUT , që u bo telef duke rruajt të burgosur e familjarët e tyre ç’do ditë . S’ka nevojë me bo dallime dhe ligje koti veçmas për prokurorë e gjykatës , politikanë , pushtetarë , Oficerë Policie , Rektorë-Dekanë e Pedagogë , shefa Klinikash , etj ,etj .
    Kryetar Parlamenti . Mblidh KUVENDIN e mos u merr me asgjë tjetër por vetëm me VETTING-un duke miratu vetëm këtë NEN EKSTRA .

    – Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se mbi ato që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
    Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .

    Miratojeni këtë nen në parlament . Shtojani në fund si pikë të veçantë dhe me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për ti plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
    Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë dyfishin e deklarimit të parë . Atëherë , jo vetëm luan qeni i kallajxhiut tamam , por do rrijnë pa gjumë fare prej frikës DEKLARUESIT , e jo të hyjnë në siklet KONTROLLUESIT .
    Bëjani TRANSPARENTE t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo . POPULLI i thjeshtë i ka vuajtur në kurriz , madje vazhdon ti vuajë të gjithë vjedhjet , abuzimet pa drejtësitë e deri krime , kërcënime e vrasje mafioze të gjithë kësaj kaste në pushtet .
    Ligji i DEKLARIMIT me SEKUESTRO e ndan shapin nga sheqeri për mos me bo kot gam , gam kundra të gjithëve e pa dënu e i hy gjemb në këmbë asnjërit .
    Sepse , do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
    Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
    Më heqin nga puna , sepse nuk i justifikoj dhe ato pasuri që kam deklaru . Boj , sikur nuk e paranoj , dhe ankohem , që mos të më gërmojnë më shumë , por dhe për gozhdë , se ishalla vijnë në krye shokët e mij hajduta e, këtij shteti ( këtij populli të raskapitur ) me mujt me i marrë edhe detyrën prap , edhe pare sa të mund .
    Ç’u bo ky Veting kështu .

  6. KOMUNISTI I VJETER says:

    Ka mundsi qe ja ka dhen ndonje kusheri ose kunat nga jasht shtetit se jasht shtetit gjehen lekt rruges me fat dynjaja sic i ka ven Rama Saliu e likja kjo esht drejtsia qe pruri Sali portopapa e Nano pijaneci e te tjer me radh

  7. Creasy says:

    Dmth problemi se eshte shitur nje benz190
    gazetari patatinash
    a thua se shiti nje audi r8
    beni nje titull serioz te pakten

  8. rexha 10 says:

    SA E CUDITESHME , I PA STREHE DHE KA TANI 24 BANESA PLUSE DHE 2 MAKINA . BANESA ME 140 MTER KATROR SIPERFAQE.
    PROVOJENI DHE NDAJENI TRUPIN 24 COPESH ,A I NDAHET ?KA MARRE SHEMBULL NGA BABAI I KLD.PO VETINGU ,PERSE NUKE I SEKUSTRON PASURINE? JAME I SIGURTE SE ASNJE GJE NUKE KA PER TI GEZUAR .DO TI TROKASIN PERDITE KE PORTA ,DERI SA TIA HAJNE KOKEN.PRANDAJ LIROJENI ATO CUNA QE I BENE ATENTAT .AI NUKE QE ATENTAT ,PORE PRESION TE TIPIT MAFIOZ.KJO LOJE DO TE VAZHDOJE AQSA TE MOSE I MBETET GJE PA DHENE.

  9. PERSE 3 -FISH ?

    6-FISH E KISHE SHIT

    E KISHE BO PARE PLOT SA M’U DHIT !

    E KISHE BLE TOKA TE TJERA

    QISH KESHTU BRE PUNTOR LLACI NDIMSMURATORI HAHAHAHA

    MI THA PROKUROR KTIJ QE NGJA GJITHCKA TJETER SE PROKUROR
    O KRIM KUNDER NJEREZIMIT

    THUJ MER ROJE OBJEKTI DHE JEMI M’RREGULL

    HAHAHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje