Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendror të Shtetit për periudhën e Luftës, ku disa prej komandantëve të famshëm partizanë dhe eksponentë të shquar nacionalistë e komunistë si: Xhelal Staravecka, Mestan Ujaniku, Qani Laro, Sadik Mbolani e Agron Çorati, me anë të trakteve të ndryshme në vitet 1943-1944 kanë denoncuar krimet çnjerëzore të partizanëve të “Ushtrisë Nacional-Çlirimtare” të udhëqur nga Partisë Komuniste me në krye Enver Hoxhën…
Nga Dashnor Kaloçi
Edhe pse kanë kaluar plot 29 vjet nga shembja e regjimit komunist diktatorial të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe gjatë kësaj periudhe kohe kanë dalë në dritë me qindra e qindra dokumente të ndryshme arkivore, si dhe mjaft dëshmi të tjera nga dhjetëra e dhjetëra pjesëmarrës e aktorë kryesorë të Luftës, ende nuk i është dhënë një përgjigje e saktë pyetjes, se: Në vitet 1939-1944, në Shqipëri ka pasur një Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare, apo një luftë civile!? Kësaj çështje, e cila si duket do të vazhdojë të bëhet objekt sherri edhe për shumë kohë në mes studjuesëve, historianëve dhe dy krahëve kryesorë të politikës, përgjigjia më e mirë mbetet zbardhja e dokumenteve arkivore të asaj periudhe kohe. Të cilat, për arsye që tashmë janë të njohura, nuk janë bërë kurrë publike, ose një pjesë e tyre janë botuar të censuruara e të manipuluara. Në kontekst dhe në vazhdim të publikimit të këtyre dokumenteve arkivore nga Memorie.al në këtë shkrimin po botojmë të plota dhe pa asnjë shkurtim, disa prej trakteve të nënshkruara nga Xhelal Staravecka, Mestan Ujaniku, Agron Corati, Sadik Mbolani dhe Qani Laro, ish-komandantë të famshëm partizanë dhe eksponentë të shquar komunistë, të cilët në vitet 1943-’44, denoncuan krimet që ndërmerrnin forcat partizane, të urdhëruara nga krerët më të lartë të Partisë Komuniste Shqiptare. Këto trakte, u përmblodhën nga Komiteti Qëndror i “Ballit Kombëtar” në vitin 1944, dhe u botuan në një broshurë të veçantë, nga e cila ne kemi përzgjedhur këto që po botojmë në këtë shkrim.
Trakti i Xhelal Staraveckës
Xhelal Staravecka, njëri prej komunistëve të parë që filloi aksionet kundra italianëve, ikën prej Partisë, sepse kjo ndodhet në duart e të huajve. Po ribotojmë traktin që kryetari i një çete veterane partizane me shumë rëndësi, i mirënjoftuni Xhelal Staravecka, ka shpërnda këto ditë në Jugë. Këtij trakti nuk duem t’i bajmë asnjë koment; themi vetëm se Shqipnija uron qi prej tij të marrin shëmbëll të gjithë komunistat me mënd në krye e me gjak shqiptari në deje. Qe trakti: Shokë të inkuadruar në Partinë Komuniste të Dushanoviçit dhe Miladinoviçit, të dy Serëbër me sytë e tyre të zgurdulluar të kuq me gjak shqiptarësh të pafajshëm, filluan të ngopin stomakun e tyre të pangopur sa na hodhën në këtë kataklizmi që nuk ka parë historia Shqiptare. Shokë!
Partisë Komuniste neve të rinjtë i dhamë jetën dhe rritëm, forcuam si një diktatori të arsyeshme, mirëpo ajo parti sapo ndjeu veten pak të fortë filloi diktaturën më të shëmtuar që të rëngjethet mishtë. Kujtoni shokë, të 65 (gjashtëdhjetepesë) katundarët të pafajshëm përpara nesh të marrë nga Hamit Matjani dhe nga Isa Manastirliu që nuk zbrazën pushkë kundra partizanëve por u dorëzuan, këta të shkretë u pushkatuan pa pikën e mëshirës prej Neron Dushan Serbjanit, Jovenës së Dytë të Napolit, Mehmet Shehut (Isa Toska i dytë) dhe gorrillës Tahir Kadareja. Shokë! Kujtoni viktimat e masakruara nga këta të katër barbarë që therrën me thikë e i hodhën të gjallë në zjarr banorët e Mallakastrës të asaj Mallakastre që u bë gërmadhë nga reaksioni fashist…Ah! sa mjerim, gërmadhat e Mallakastrës sot po vaditen me gjak të pafajshmish të atij vendi nga duart katile të Dushanit. Shokë, e dini pse u prish bashkimi i Kongresit të Mukajt, ja sepse: N’atë kongres ishte shënuar fjala Shqipni etnike, domosdo për Kosovën. Mirëpo, Dushani dhe Meladini banorë të Metohisë, fushë Kosovës, nuk durojnë që Kosova t’i hiqej Jugosllavisë. Për këto o shokë u prish bashkimi i Mukajt, jam ndodhur vetë me shumë shokë të Qendrorit, në krye të cilëvet ishte Drazha Miladini, kur me një postë të jashtëzakonshme arrijti prokllamata e Bashkimit të Mukajt. E hapëm prokllamatën dhe e kënduam në fytyrën e lexuesit, shndriti rrezeja e gëzimit për sihariq të bashkimit, të gjithë u gëzuam.
Më vonë e mora atë prokllamata dhe duke e shpjeguar gjysëm shqip gjysëm Serbisht, pse unë nuk e di serbishten, por edhe ai nuk e di Shqipen, por sido i varfër nga serbishtja ia shpjegova dhe ai kuptoi, në fytyrën e tij menjëherë hipi një cergë e zezë dhe filloi të thotë: “Nuk pranohet ky bashkim, neve tani që po forcohemi do të fillojmë nga spata dhe jo të bëjmë lidhje me qentë, pastaj Skiperi etnike-jobentimajku-neve qemë tërë gaz për bashkimin por menjëherë fytyrat t’ona muarën ngjyrën serioze duke thënë: “Po këta pyzevëngër nacionalistë do të shohin tashti sa të organizohemi dhe pak ditë se shpatën do t’u vëmë, e sa e sa të tjera duke thënë dashkan Shqipëri etnike…Ju e kuptoni se fytyrat tona ndërronin sipas asaj të Drazhes. Në Berat vramë e premë pa hak për t’u marrë paratë njerëzve, Beratin e bëmë shtetrrethim që nuk e bëri as fashizmi; filluam e kontrolluam brekët e grave nëpër shtëpija, duke i rrethuar shtëpitë e Beratit me mitraloza; dualëm e bëmë çarmatimin e Nahijes, në katundin Perisenka zumë gratë nga sisët e nga shalët, e ku e di unë sa të tjera. Përpara këtyre poshtërsive që do të shihni në dokumenta, mora vendimin e largimit nga kjo PARTI E FËLLIQUR. Sot ndodhemi shumë shokë dhe do të organizohemi në një parti koshjente dhe jo rebele dhe nuk do të jenë larg ditët e shkallmimit prej themelit të partisë gjakatare me Serbjanët gjakpirsa e kriminelë në krye.
JU O SHOKË SHPEJTONI TË LIDHEMI DORË MË DORË, RRETH E RROTULL SI KURDOHERË.
Rroftë bashkimi i popullit shqiptar!
Poshtë terrori dhe vëllavrasja!
Nga Shqipëria e Lirë 20.XI.1943
Xhelal Staravecka d.v
Trakti i Mestan Ujanikut
Mbas Xhelal Staraveckës, Mestan Ujaniku, Plaku i maleve të
Jugës, ma i pari dhe ma i madhi prej Komandantave të çetave komuniste të Shqipnis, ikën prej Partisë Komuniste, sepse kjo kërkon të rrënojë themelet e Kombit Shqiptar. Me gëzim ma të math, po lajmojmë sot popullin shqiptar se kryekomandanti i çetave partizane të Berat-Skraprit, i famshmi Mestan Ujaniku, ka dalë prej Partisë Nacjonal-Shkatërrimtare, bashkë me çetën e vet të përbame prej afër 600 vetësh, dhe ka hyrë në marrëveshje me një prej antarëve t’onë me randësi, për t’u rradhitë në Ushtrin’ e “Ballit Kombëtar”. Po botojmë letrën e tij integralisht pa ndryshue asnjë fjalë: I dashur popull vëlla shqiptar. Përpara tmerrit, komploteve, pusive dhe çfarëdo të keqeje, ne me mish e me shpirt u munduam të zhduknim duke mos kursyer as pikën e fundit të gjakut, për t’i dhënë popullit atë që me të kotë i paskemi premtuar: “Lirinë”. Mirëpo sado që kishim bërë të pamundurën, duke heshtur e duke bërë sehir me mundime më të mëdhaja që punët ishallah të rregulloheshin, por kjo nuk u vërtetua se çdo ditë që kalonte tmerri bëhej dhe më i egër dhe më i pa-duruar.
Me fjalë të tjera sot ndodhemi përpara një kohe më të shëmtuar, ku vëllavrasja është bërë gjëja më e zakonshme. Mjerë populli shqiptar dhe sidomos Toskërija e shkretë ç’do të heqë në rast se ne do të flemë. Andaj kemi vendosur të bëjmë një bashkim të popullit të Skraparit dhe të popullit të Dëshnicës, dhe ishallah të gjithë popullit shqiptar, pa ideologji dhe gjëra të komunizmit terrorist që po vret popullin e shkretë pa faj. Erdhi koha e shpëtimit, shpejtoni të bëjmë bashkimin kombëtar se ndodhemi në rrezik nga komunizmi i Serbjanit Dushanoviç që nuk ngopet me gjakderdhje të popullit Shqiptar, fatkeqë që ka rënë në duart e të huajve. Unë bashkë me Xhelalë (Xhelal Staravecka) u larguam nga terrori i komunizmit të Dushanoviçit. Lajmëro në të gjitha anët, lajmëroni Baba Xhaferr Përmetin e të tjerë që diti për të hedhur themel të shëndoshë kombit që i është hapur varri nga Sërbjanët. Jemi të larguar me gjithë fuqitë t’ona dhe këto do t’i shumojmë sa të shkatërrojmë që nga themelet vdekje-prurësit e popullit Shqiptar.
Presim sa më shpejt. 14.XI.943
Ndodhemi në… Mestan Ujaniku d.v.
Trakti i Sadik Mbolanit
Edhe Sadik Mbolani, një nga krerët ushtarakë të Partisë Komuniste, komandant i zonës së Shpiragut, hero i kaq luftërave kundër okupatorit fashist, u shkëput nga partija anarshiste terroriste dhe u bashkua me organizatën t’onë nacionaliste “Balli Kombëtar”. Sadik Mbolani u paraqit më 12 Dhjetor 1943 në Komandën e “Ballit” të Zonës së Berat-Mallakastrës dhe u betua se do të luftoj krah për krah nacionalistëve kundër kuqalashëve anarshistë terroristë, të cillët hodhën vendin në greminë dhe në vëlla-vrasje. Një zëmër Shqipërije që rreh me dashuri për Shqipërinë, por që ka qenë e mashtruar nga Nacionalçlirimtarja, nuk mund të durojë më lodrat e anarshistëve terroristë, shkatërrimtarë e gjakësorë, të bëra për llogarinë dhe shtytjen e të huajve. Një nga këto zëmra shqiptare të gabuara ka qenë edhe Sadik Mbolani, luftëtar i shquar dhe nacionalist i mirë , i cili me të marrë vesh mashtrimin e kuqalashëve, u nda prej tyre siç u ndanë edhe do të ndahen edhe shumë të tjerë. Shqiptarë Atdhe-dashës! Organizata “Balli Kombëtar” është gati të shtijë dorën vëllazërore të gjithë atyre që të gabuar ose të mashtruar, bashkëpunuan me varrë-gërmonjësit e vendit t’onë. Pra, bashkohuni sa më parë me vëllezërit t’uej rreth flamurit të shenjtë për shpëtimin e Shqipërisë dhe mirëqenies së popullit. Kufijtë e Shqipërisë dhe demokracia popullore sigurohet vetëm me djersën, mundimet dhe gjakun e të gjithë Shqiptarëvet t’vërtetë! Rroftë Shqipërija Ethnike e Demokratike! Rroftë Bashkimi i Popullit Shqiptar! Rrofshin të gjithë vëllezërit që kthehen në stanin nga i cili dualë! Rrofshin Shqiptarët e vërtetë! Rroftë e qoftë Shqipëria! 22 dhjetor 1943
Trakti i Qani Laros
Qani Laro, ish-kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit të Beratit kthehet në gjinin t’onë.
(Këtu poshtë po botojmë tekstualisht fjalimin që mbajti më 16 Dhjetor përpara Popullit të Beratit, z. Qani Laro, ish kryetar i këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit të Beratit. Popull’ i Beratit. E mbani mënd se aty përpara, kur qyteti ishte në duart e anarshistëve terroristë, unë nënshkrova një proklamatë si kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Beratit, proklamatë e cila ka qenë nga kreu deri në fund një fyemje një varg akuzash të padrejta kundër organizatës Nacionaliste “Balli Kombëtar” dhe kundër patriotësh të shquar e të kulluar, që përpiqen për të mirën e Atdheut e të popullit. Këtë proklamatë e nënshkrova vetëm nga frika e gjak-pirësve Gjin Markut me shokë, të cilët më shtrënguan me tmerr, duke më thënë “ose koburen në kokë, ose firmën në proklamatë”, nga të dyja këto propozime unë pranova atë të dytë, mbasi e pashë siç e ka parë sigurisht edhe i gjithë populli i Beratit se kisha të bëja jo me njerëz, por me egërsira që e kapërcejnë njëqind herë tradhtarin Isa Toska. U kuptua më në fund se pseudo komunistët s’janë gjë tjetër veçse anarshistë terroristë të shitur në të huej tek Dushani e Meladini, që janë bërë xhelatë të popullit të mjerë Shqiptar. Këtë njerëz s’bëjnë gjë tjetër veçse t’i hapin varrin Shqipërisë, duke mashtruar me poshtërsitë e tyre edhe mjaft nacionalistë, viktima të Nacional-Gënjeshtares.
Popull i Beratit.
E mbani mënd fare mirë se ishin vetë pseudo komunistët anarqëistë që çelën këtu në Berat luftën kundër “Ballit Kombëtar”, duke vrarë me pusia të ndyra dhe të poshtra ushtarët e tij, që udhëtonin me automobil brenda në qytet. Mallkimi i Kombit dhe i historisë rëndon mbi këta tradhtar, pseudo komunistë, pseudo-çlirimtarë, varrë gërmonjës t’Atdheut dhe vegla të të huajve. Unë jam i lumtur që u shkëputa nga shokët e Isa Toskës, Gjin Markut etj, shkaktar të vëlla-vrasjes e të anarqisë. Me mua janë shkëputur edhe të tjerë, midis të cilëve përmend këtu Sadik Mbolanin dhe Sefe Iljazin, dy nacionalistë dhe luftëtarë të njohur. E bashkë me ta do të shkëputen edhe shumë të tjerë, sepse kush e kupton tradhëtin, bën tradhti më të madhe po ta pasoj akoma.
Poshtë klika tradhtare vëlla-vrasëse! Poshtë të shiturit Gjin Marku me shokë!
Rroftë Shqipërija e Lirë etnike dhe demokratike popullore.
Rroftë Flamuri Kombëtar
Qani Laro d.v.
Rrofshin të gjithë vëllezërit që kthehen nga stani nga i cili dualnë, rrofshin të gjithë shqiptarët e vërtetë! Rroftë e qoftë Shqipëria.
22 Dhjetor 1943
Trakti i Agron Coratit
Rini Shqiptare!
Ti e njeh fort mirë Agron Coratin, shokun trim që ka qenë i pari ndër të parë, një nga udhëheqësit e çdo lëvizjeje kundra pushtuesit. Ndigjo tashti thirrjen e tij të zjarrtë që të bën për të shpëtuar Atdheun. Rini Shqiptare! Ndigjio Agron Coratin: Shokë! Kam vepruar si aktivist në Partinë Komuniste qysh nga themelimi i saj, duke besuar se bënim në realitet luftën për çlirimin e Atdheut, dhe për mëkëmbjen e një Shqipëri me të vërtet Etnike. E në fakt kjo është aspirata e rinisë dhe e popullit Shqiptar. Sot ndërsa shumica e popullit po mundohet të rindërtojë Shqipërinë mbi gërmadhat e regjimit të kaluar, pakica e drejtuar nga Partia Komuniste i ka dalë për zot çështjes antishqiptare, terrorit, anarkisë, vëlla-vrasjes.
Edhe unë, si mijëra të rinj shqiptarë të vendit t’onë, i dhashë fund veprimtarisë antishqiptare për të ndjekur rrugën e re të rimëkëmbjes, të krijimit të një Shqipërije zonjë mbi zonjat. Sot gjendja ka dalë e kjartë në sy të kujtdo kush e don vërtet Shqipërinë nuk ka veçse të zgjedhë rrugën e arsyes dhe të Shqiptarizmit kundër anarkisë terroriste me markë të huaj. Ftoj të gjithë shokët të rreshtohemi me patriotët e vjetër në Organizatën dobiprurëse Balli Kombëtar. Organizata e Ballit Kombëtar nuk është ashtu siç na paraqitej prej drejtuesve të Partisë Komuniste; shikoje së afërmi, vëreje qëllimet e metodat e saj dhe do të bindesh për të vërtetën. Megjithëse në kondita të vështira, kjo organizatë është e para që filloi me ndërgjegje e këmbëngulje t’i shërbejë Atdheut. Balli Kombëtar kudo e sido, është dhe mbetet shërbyesja besnike e interesave t’Atdheut; faktet na tregojnë se po shkon drejt zbatimit konkret të parimeve të Dekallogut Historik.
Agron Çorati d.v. Fruer, 1944
Hakmarrja e PKSH-së ndaj Ujanikut, Çoratit, Mbolanit e Laros
Autorët e trakteve pas ’45-ës u ekzekutuan apo u burgosën
Denoncimi i hapur publik me anë të trakteve dhe thirrjeve të ndryshme që bënë në adresë të Partisë Komuniste Shqiptare, disa prej komandantëve të famshëm të çetave partizane dhe eksponentë të shquar komunistë, si Xhelal Staravecka, Mestan Ujaniku, Sadik Mbolani, Qani Laro, Agron Corati etj., (për politikën kriminale që po ndiqte ajo) do t’u kushtonte rëndë atyre. Edhe pse Ujaniku apo Corati vazhduan të qëndronin në radhët e Frontit e Partisë Komuniste (si rezultat i presioneve dhe kërcënimeve). edhe pasi e denoncuan atë, e deri në fund të luftës, krerët e lartë të PKSH-së nuk ua harruan atyre traktet denoncuese dhe akuzat që ata kishin bërë në adresë të tyre. Vetëm pak kohë pas mbarimit të luftës, (në vitin 1946). nënkolonel Mestan Ujaniku, komandanti i të parës çetë partizane të Shqipërisë, (që kishte luftuar së bashku me tre djemtë e tij) u arrestua duke u akuzuar si pjesëmarrës me “Grupin e Deputetëve”, që donin të formonin një opozitë brenda radhëve të Frontit.
Ujaniku vdiq gjatë torturave në hetuesi pa dalë në gjyq, ndërsa djemtë e tij (ish-partizanë) përfunduan burgjeve e internimeve deri në shembjen e regjimit komunist. Po të njëjtin fat pati edhe ish-komunisti i famshëm, Agron Corati, i cili vuajti vite të tëra në burgje dhe i internuar në kampin e Zvërnecit, ku Enver Hoxha kishte izoluar disa prej kundërshtarëve më potencialë të tij. Fati tragjik i Ujanikut dhe Coratit ndoqi edhe eksponentët e tjerë të çetave partizane, si Sadik Mbolani, Qani Laro etj., të cilët kishin denoncuar krimet e Partisë Komuniste gjatë periudhës së luftës. Dënimit për krimet që kishin bërë partizanët gjatë luftës, nuk u shpëtoi as Xhelal Staravecka, i cili në fundin e vitit 1944 u largua nga Shqipëria. Kur ishte azilant politik në Itali, Staravecka u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, i akuzuar për vrasjen e 130 robërve italianë, kur ky kishte qenë komandant i lartë i partizanëve pranë shtabit të Enver Hoxhës.
Braktisja masive e radhëve partizane dhe aderimi me “Ballin”
Qindra partizanë dezertuan nga krimet e Dushanit dhe Miladinit
Xhelal Staravecka, Mestan Ujaniku, Agron Corati, Sadik Mbolani dhe Qani Laro nuk ishin të vetmit komandantë të famshëm të çetave partizane dhe eksponentë të shquar komunistë që denoncuan publikisht me anë të trakteve krimet e Partisë Komuniste, që, sipas tyre, ishte shndërruar në një vegël kriminale e dy emisarëve jugosllavë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç. Sipas dokumenteve të organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, të cilat gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, si dhe prej shumë dëshmive të pjesëmarrësve aktivë të Lëvizjes Antifashiste në vitet 1941-‘44, gjatë asaj periudhe kohe, nga radhët partizane dhe nga Partia Komuniste pati braktisje e dezertime masive të qindra e qindra partizanëve. Pjesa më e madhe e të larguarve u bashkuan më pas me çetat nacionaliste të Ballit Kombëtar. (Në një botim special të Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar të vitit 1944, janë përmbledhur të gjitha këto trakte, ku denoncohen krimet çnjerëzore të komunistëve). Kjo gjë shihet edhe në disa prej trakteve dhe komunikatave të nxjerra nga Qarkori i “Ballit Kombëtar” të Beratit në vitin 1943, ku midis të tjerash shkruhet:
KTHEHEN NË GJIRIN E ATDHEUT
Ndërmjet muajve Dhjetor-Kallnor janë dorëzuar pranë komandave të ndryshme të “Ballit Kombëtar” të Qarkut të Beratit disa qindra partizanë, të dezertuar nga radhët e brigadave e batalioneve të organizuar nga Meladini e Dushani. Që të gjithë të dorëzuarit kanë shfaqur pendimin e tyre të plotë, mbasi u kuptua në fund haptazi se ata nuk i shërbenin më idealit kombëtar, po shërbenin për interesat e të huajve në dëm të Shqipërisë. “Neve-dekllaruan përgjithësisht të dorëzuarit-i muarmë armët për lirinë e Shqipërisë dhe luftuam vetëm si nacionalistë. Mirëpo, kur pamë se lufta jonë u tradhëtua dhe u kthye në luftë vëlla-vrasëse nga krerët t’anë, vegla të Serbjanëve Dushan e Meladin, u shkëputëm nga ta fshehurazi dhe sot vihemi krejtësisht në dispozicion të Atdheut e të atdhetarizmës shqiptare. Dhe qindra shokë të tjerë e kanë kuptuar të vërtetën dhe duan të ikin, por gjer sot s’kanë mundur të dezertojnë nga frika e komisarëve politikë që i ruajnë këmba këmbës. Të ikurit, pasi dorëzuan armët, u lanë të lirë të shkojnë në banesat e veta dhe të shikojnë punët e tyre. Jemi të bindur se shpejt a vonë do të dorëzohen të gjithë ata që bëjnë pjesë në radhët e bandave terroriste, me përjashtim të disa krerëve që janë damkosur nga populli me vulën e kriminalitetit e të tradhëtisë.
NJË NDËRHYRJE PARTIZANËSH
Para disa ditësh një çetë partizane u avit në zonën e Shpiragut, me qëllim të shtrëngonte popullin me forcë që të merrte pjesë në partinë nacional-gënjeshtare! Mirëpo populli në fjalë, që qëndron i patundur në idealin nacionalist dhe ka në dorë armët në shumë luftëra heroike kundër okupatorit italian, u vuri pushkën terroristëve anarqistë. Ndërkohë, u vë në ndjekje të çetës në fjalë, fatosi plak i maleve, Sadik Mbolani, komandant i batalionit nacionalist “Shpiragu”, bashkë me nënkomandantët trima, Sofo Iljazi dhe Ali Muharremi. Batalioni i mësipërm zuri rob edhe tre partizanë, të cilët i shoqëroi për në komandën e qarkut të ‘Ballit’. Kjo, pasi i çarmatosi, i la të lirë”./Memorie.al
Nuk mendoj qe sjellja e ketyre faktve sot vlen per dicka! Lereni historianet te shkruajne historine e Shqiperise ne kohe dhe ne hapesire,kur t’i vije koha! Bashkepunimi me italianet dhe gjermanet ishte gabimi fatal per keta njerez trima, qe me vone u quajten tradhetare! Sigurisht edhe sot, vendet e Ballkanit perendimor duan te mbeshteten tek fuqite e medha, sepse gjendja ekonimike eshte e dobet! Por kryesorja eshte UNI,Egoja e ballkansave, qe sakrifikojne interesat e vendeve te tyre per te treguar se ata jane “burra” qe nuk lejojne t’u cenohet integriteti! Ne duam qe “geshtenjat te na i nxjere tjetri nga zjarri” dhe ne vetem t’i hame bile edhe te qerruara!
Derisa mbanin yllin e kuq mbi kapelle. C’te prisje nga partizanet.
Prokuroria duhet te filloj e marre ne hetim karakterin
e veprimtarie e shume medieve shqiptare ,te cilave i sherbejne
percarjes ,urrejtjes,me shqiptaresh ,
pagujhe per kte qellim ga Greku e Serbia ,
per te bere Politikat e tyre ne Opiionin Shqiptare .
Dhe kjo nuk duket qarte ktu ke ky SHKERDHAT kaqoli ,
qe ka kohe e na bon Historiain e shpellave ktu ,
por i shton gjithckaje qe shkruan dicka nga Fatazia e tij ,ose marre nga historite e pushtueseve
te fashisteve apo nazisteve ne vedet e pushtuara
gjermanet perdhunuan grate Franceze -Hollandeze dhe Belge
por edhe Ukrainase polake e ruse ne fshatrat e qytete ku hyje
parezistece e i pushtuan dogjen e shkaterruan vec plackitjeve ne mase
te gjithckaje me vlere qe rrembye ne ato vende .
Pra ky shkerdhate pseudohistoriai shpelle ,
bemat e fashisteve e nazisteve qe ka lexuar ose pare diku ne dokumentare
historike .
ja vesh historive te partizaneve !
si mundet te lejohet qe nji mediee shqiptare te bej nji poltike
kaq te ndyre antishqiptare ne ate vend dhe Shteti e Prokuroria
mos te veprojne e bejne detyren e tyre qe kan per kte shtet e shoqeri
Shqiptare ?
YMER BAZE VAZHDON TI SHIJOJE KARI I GREKUT NE GOJE
ik more kelysh i qelbur i krimineleve te enverit – dulles !
e mer xHAVERO ;
PO SI TE SHPETOJ KY BIR KURVE KAQOLI
KU FSHIHEJ KY KRIMB ATEHERE MO SHOKU KOMANDANT
SE E PASKA HALLALL PLUMBI BALLIT
KJO PJELLA PUATANASH ANTISHQIPTARE
Lavdi 75 vjetorit !
Morem pushken dolem malit !
Te luftonim per Atdhe !
Nga ta dinim ne te gjoret ,
Se armiku ishim NE.
Xhelal Staravecka ka qene kriminel.
Ai ka bere shume krime edhe kur ishte ne anen e partizaneve dhe po ashtu kur u hodh me Ballin. E vetmja gje qe e lidhte me keto levizje ishin instiktet prej krimineli qe i kishte shume te theksuara. Si qen jetoi e vuajti neper burgjet e birucat e Italise edhe kur i arratis nga Shqiperia per ti shpetuar ndeshkimit , se krimet duheshin paguar ne kete bote.
Pse nuk i permend ne ate liber qe ka shkruar krimet qe ka bere , vrasje me dore te vet te njerezve qe e kane strehuar e mbajtur me buke kete palo burre.
Do te ishte mire qe bashke me traktet te publikoheshin edhe memorjet e Staraveckes ne te cilat ai vet pergenjeshtron permbajtjen e ketyre trakteve dhe pranon se ato jane shkruar ne nje situate te renduar psikologjike e emocionale. Pra, permbajtja e tyre nuk ka te verteta.
Edhe per rastin e pushkatimit te 111 karabiniereve ne Belsh, ne trakte thote se u pushkatuan per t’u plaçkitur, ndersa ne kujtime thote se çdo vlere materiale shkoi ne arken e luftes.
Ndaj z. Kaloq, te verteten publikoje te plote, jo sipas midese.
E pra. E neveritshme që ku palo zhgaravitës të hedhë sot, për të painformuarit, propagandën e çastit kur Xhelali u fut në shërbim të gjermanit, dhe të mos informojë qoftë edhe me një fjalë për deklarimet e tij, të bëra në librin e tij me kujtime, të botuar në Francë: “Të gjitha traktet e mia ishin gënjeshtra, vetëm për propagandë”.
Nuk paska patur faj Enveri qe u vuri plumbin ketyre batakcinjve. Ata ja kane patur me hile. Xhelal Staravecka ne librin qe ka shkruar dhe qe eshte ne qarkullim, per shume gjera e ngr ne qiell Enverin nersa Mestani nuk ishte gje tjeter vecse nje hajvan i cili doli malit sepse kreu je krim te pafalshem. Ky Kaloci ben mire qe i nxjerr keto fakte sepse na bind kush paskan qene keta te pabese ndaj PK dhe Everit.
Pra ktu kundershtaret e luftes nacional çlirimtare pra bashkepuntoret e pushtusit shajn kundershtaret me ci vjen per mbar , njesoj si kaloç bytha qe shan sit mas 70 vjetesh si te paret e tij bastard te nazifashizmit , ushtria nacional çlirimtare per nje fjal qe i kan hedhur ndonje partizane kan pushkatuar alamet djemsh partizan , vetem qe te ruanin korrektesen ne luft.
Ti we Boton keto perralla Lexo librin qe ka shkruar Xhelal Staravecka
Pra ktu kundershtaret e luftes nacional çlirimtare pra bashkepuntoret e pushtusit shajn kundershtaret me çi vjen per mbar , gjithom duke sajuar siç bejn sot pasardhesit e tyre , njesoj si kaloç bytha qe shan sot mas 70 vjetesh si te paret e tij bastard te nazifashizmit , ushtria nacional çlirimtare per nje fjal qe i kan hedhur ndonje partizane kan pushkatuar alamet djemsh partizan , vetem qe te ruanin korrektesen ne luft. Nuk i hedh dot balt luftes nacional çlirimtare o bastard , se ish partizanet i kan treguar te vertetat pasardhesve te tyre o plera kaluç bytha , kurverit i bente balli komtar dhe zogistet ata vrisnin dhe çnderonin gra o pler e degjenerume , si ne luft edhe mas lufte ma bandat e reaksionit qe luftonin per llogari te agjenturave te huaja kunder kombit vet , lavdi luftes nacional çlirimtare , lavdi ushtris partizane formacionit me te rregullt ushtarak ne kohen e luftes , qe i futen plumbin atmikut dhe zorraxhinjve tradhtar te kombit ton qe historia i ka mbuluar me turp brez mas brezi , dhe sot kelyshet e tyre duan te rregullojn biografin duan te lajn mutin e te parve te tyre me shurr si kaluçi tufat dervishet e lloj lloj zagaresh qe nga te paret e tyre kan trasheguar zagarllikun.
Edhe nje here me shume se kaq! Egzistenca dhe rruajtja me fanatizem ne arkiven e shtetit dhe mundesia qe sot u jepet pinjolleve te bashkpuntoreve te fashizmit ti publikojne ato, tregon, se ajo parti qe ishte ne pushtet per 45 vite, nuk kishte fare frike nga egzistenca dhe publikimi i tyre. Ne te kundert, nese ato vertet do te ishin kompromentuse, qe diten e pare te marrjes se pushtetit do ti kishte asgjesuar ato. Kjo per vete faktin qe nje dite te bukur si kjo, qe keta Dashnoret e fashizmit te mos kalonin ne orgazem nga leximi dhe publikimi i tyre!
Krimet e bera ne lufte nuk ja ulin vlerat dhe rendesine LANC. Por ka vend per reflektim nga historianetmbi kete teme.
Sa per Ballin ,,,,,mos humbasim kohe kot,,,
Po n Franc,a ka pas luft civile?
Sepse edhe atje u krijy qeverija kuislinge,dhe,madje edhe kurvat franceze bashkpunuan me pushtuesin ne formen e “shplarjes se boleve gjermane”
Kto u denun me von.
A esht kjo luft civile?
Me marrte te keqen e Emrit Staravecka, nje fshat i njohur, nje sy i Skraparit, pranë Baskes e Helmesit te famshëm e te tjera fshatra përreth plot histori patriotike e njerëz dinjitoze si ata..
Botuesi do kete parasysh se fletushka qe bjene ere te qelbur gjen edhe sot e kësaj dite e permeteper te asaj kohe.
Nje gje eshte sakte se Xhelali, te cilit i thuret lavdi per kohen qe ai mori flamurin e luftëtarit ne ate krahine ish nje antiitalian dhe jo anti fashist. E tregoi ne Berat qe u arratis e mori pas edhe Mestanin, nje injorat, te cilin partizanet vendes e kthyen ne radhët e tyre. Me tej spo flas. Po nje rruge mban sot emrin Mestan Ujanikune ate zone. Kurse Xhelali, qe ne te vertete nuk di pse mban ate mbiemër, e qe me shkrimet e tij jane “derte” kaloi jetën ne internim sic e meritonte.
Po ky arkivisti me kete mbiemër te njohur, mos eshte nga Radeshi i Skrapariti, ish simbol i antifashizmi te asaj kohe, atij fashati qe ka vetëm lavdi kurse ky tani thith qelbësirat e asaj kohe !?!?
Turpi qofte per te.
O Kaqol boll.na tregove peralla me partizon e balliste. Jane filma te vjeter keto, nuk pine uje. Iken nga kuqalashet e vajten tek balashet. U dhimsjen vendi u pika. Atyre u dhimsej bitha e tyre. Njesoj si sot: s’ u del gje me PD tak hidhen me PS. Film i vjeter qe vetem perseritet me aktor te rinj, skenari dhe ideja s’ka ndryshuar.
Jane bere gabime nga Balli dhe nga NACL por ata qe Rane ne lufte me okupatorin dhe bashkepunetoret e tyre duhen respektuar.
Tani pushoni se Jeni bere te pa durrushem.
Te degjohen burra te mencur e te ralle si Pellumb Kulla.
Nuk ka me kohe, Duhet te edukojme rinine tone dhe ti tregojme botes qe nuk jemi komb intrasigjent, humbes dhe i pa ndreqshem.
Xhelal Staravecka burravec me nam. Shikoni dhe foton 11 se ça poze ka marrë. Ai vetë ka vrarë një oficer italian që mund të mos e vriste. Se dhe lufta s’është vri të vrasim. Vritet vetëm në situata kur s’ka rrugëzgjidhje tjetër. Pastaj vajti në Itali ku e arrestuan dhe e hodhën në gjyq. Për fat të keq, e veja e oficerit italian e mbrojti në gjyq, si idealiste që ishte.
eshte fakt se si dje por edhe sot mbas cdo krimi,antikombtarizmi,degjenerimi apo perdhunimi qendrojne vec sumqira muslims……………….kjo i thot te gjitha,kemi te bejme me rrace perverse arabesh!
Po feja nuk eshte rrace o prakqir…mesoje njehere e mire mor te rrenxofshin pragun gjithe ata qe quando ti “sumqira”
kur lexoj komentet e tua bindem qe shqiperia u pushtua nga jugu ne ’44-en dhe jo u clirua sic na eshte servirur. edhe fene e luftoi qe te shperndante organizimin islam dhe ne fund te bente ligjin pakica ortodokse. fatkeqesisht ja arriti dhe pasojat e kesaj vazhdon e vuan Shqypnija.
Keta bastarde, qe fuqimisht kohet e fundit jane rreshtuar rreth nje berthame neonazistesh, po i sjellin nje dobi te madhe te majtes shqiptare. Keta vagabonde qe nuk kane asnje brerje ndergjegje per ato genjeshtra dhe shpifje ndal Luftes se Lavdishme Nacional Clirimtare, me poshtersite dhe te pavertetat qe botojne, kane sjelle ate qe te majtet, trashegimtaret e luftetareve trima qe sollen clirimin e Shqiperise nga bishat nazi-fashiste dhe kolaboracionistet e urryer nga radhet e Ballit Kombetar dhe organizatave te tjera tradhetare, pra, te majtet te forcojne unitetin mes tyre, dhe kjo eshte aresyeja qe Partia Socialiste rritet dita dites. Familjet e ish luftetareve te Lirise, sidomos tani, po punojne intensivisht me brezat e rinj qe ti bejne te vetedijshem per ate trashegimi te vyer qe u kane lene brezat e baballareve e gjysherve te tyre. Nuk eshte e rastit qe shume djem e vajza te reja po shtojne radhet si “Trashegimtare te partizanete Luftes Nacional-clirimtare”.
Sa here qe neonazistet e neofashistete kane intensifikuar goditjen ndaj Clirimtareve te Luftes se dytre Boterore, aq me shume kjo ka vlejtur qe e majta edhe ajo te godase me fakte historike, jo me shpifje, keta bandite qe jane trashegimtare te kolaboracionisteve te nazi-fashizmit, te cilet mendojne se u erdhi koha te pastrojne sado pak fytyren e zeze te turpit te paraardhesve te tyre.
Sado te perpiqen keto funderrina nepermjet ca kalemxhinjeve shpifarake si Tufa, Kaloci, Butka e disa te tjere, historia u ka dhene vendin e nderit te gjith atyre bijve e bijave qe dhane edhe jeten dhe sakrifikuan edhe rinine e tyre per te cliruar Atdheun tone te dashur.
Nga krahu tjeter, paraardhesve te tufaxhinjeve, kalocerve, butkallareve e sojit te tyre historia u ka rezervuar vendin e turpit te perjeteshem.
Lavdi te perjeteshme luftetareve trima te Luftes Nacionalclirimtare.
Lavdi te perjeteshme heronjeve dhe deshmoreve te Luftes se Madhe Nacional-clirimtare.
Lavdi dhe karllikut tend prej deliranti injorant !!
Qe nga shtatori i 1944 kur forcat e karllikut komunist arriten shifren e 70 mije vetave ,kur ne gusht ishin vetem 15 mije ,rradhet e karllikut komunist jane shtuar me te rinj e te reja komuniste qe stazhin e kane kryer ose ne rradhen e qumshtit ose ne ate te vajgurit .Ne kohet tona ,stazhi behet nga nipi i Komandant Karit per te dalluar te bardhen nga e kuqja !!
Prandaj thirrja jote prej komunisti jam i bindur qe do te degjohet ,sepse shqiptari e ka ves te mblidhet treth karit .
Po feja nuk eshte rrace o prakqir…mesoje njehere e mire mor te rrenxofshin pragun gjithe ata qe quan ti “sumqira”
Pragu i 75 Vjetorit te Clirimit te Shqiperise, I festes qe na ben krenare sepse fakton nje nga cilesite e vecanta te popullit shqiptar – lufte perballe pushtuesve te Shqiperise deri ne sakrifice sublime te jetes, nepermjet te gazetes Tema – posacerisht nepermjet te shkrimeve te D.Kalocit, jepet edhe pjesa e turpit dhe negatives qe cfaqen nje pjese e shqiptareve te asaj periudhe. Duke lexuar edhe te vjen per te qeshur me brendine e interpretimet e tyre, por edhe te ligshton kjo lloj paraqitjeje.
Zoterinj te redaksise se g.Tema, sa vend zene Clirimtaret ne gazeten tuaj ? (ne kete shkrim paraqiten vetem fotot e tyre, por kjo jepet me qellim te mbrapshte, sic edhe misioni i Kalocit, mbeshtetur nga ju ) ?
Sa vend zene ne gazeten tuaj pjese nga jeta dhe vepra e Deshmoreve te rene ne luften per Clirim ?
Lufta ka pase momente te rendesishme te zhvillimit te saj, permendja e te ciles ju nderon edhe juve. Te pakten perballe shkrimeve – ndotese ndaj kesaj lufte, ju keni detyrimin te vendosni edhe deshmi dhe fakte te mara nga Shtabi i Pergjithshem, qe nga Komandanti dhe Drejtuesit kryesor te Shtabit por edhe nga ditaret e partizaneve te shkruara ne ate periudhe.
Mos valle ju te redaksise mendoni se duke paraqitur vetem anen e erret dhe te turpit te disa shqiptareve te asaj periudhe, qe trashegimtaret e tyre gjejne vend ne gazeten tuaj, ju po i sherbeni Shqiptarizmes ?
Shqiperia po vazhdon te zbrazet me shpejtesi, por nje nga shkaktaret po beheni edhe ju te Medias me shkrimet qe i kundervihen Epopese me te Lavdishme te Popullit Tone, duke I kultivuar Brezit te Ri vetem ide dhe interpretime te kundershtareve te kesaj Epopeje.
Dashuria per Atdheun nuk lind me njeriun, ajo kultivohet nga familja, shoqeria, shkolla dhe media. Per keto 30 vjet vetem familja dhe shoqeria -dicka me pak, po e luajne kete funksion me shume sforco, sepse shkolla nepermjet programeve dhe propaganda e medias – i kane dhene dhe vazhdojne t’i japin vend jetes dhe vepres se atyre qe bashkepunuan me pushtuesit, u rradhiten me Ta, duke kryer krime, pra tradhetareve .
Duke zbehur dhe hedhur balte mbi Shqiptarizmen , mbi Ata qe me vepren dhe gjakun e tyre kane shendoshur dhe forcuar ne vite Shqiptarizmen, mos valle po kryeni nje veprim pozitiv ?
Skenderbeun dhe vepren e Tij, populli yne e mbajti ne zemer per gati 500 vjet, pamvaresisht presionit te pushtuesve turq dhe te bashkepuntoreve te tyre . Me shkrime perbaltese te D.Kalocit me te tjere, dhe me te tjera te ngjashme ju po beni te njejten veprim si edhe pushtuesit turq per gati 500 vjet qe edhe eshtrat ia zhduken Skenderbeut por Vepren dhe Madheshtine e tij nuk e zhduken dot nga ndergjegja dhe shpirti Popullit shqiptar. Ndaj edhe ju zoterrinj xhon-xhon “turq” , sado helm dhe balte te hidhni nuk do te arrini te zhdukni dhe tjetersoni nje nga periudhat me te lavdishme te Popullit tone .
O shkerdhate , nuk dona me lexu paçaurat tuaja e te atyre mender me than komunista por dona dokumentat origjinale siç jane te ruajtura . Ke kaq kohe qe nxjerr ne shkrime ato çfar mendon ti , por nuk ke faj ti don nje koqe plumi ti dhe atij qe te ka vene aty .
NUk ju vjen turp juve te gazetes TEMA, qe ulni e ngrini kriminele, tradhtare, bashibozuke, armiq te popullit si Xhelal Staravecka, qe ka marre pjese direkt ne disa masakra kunder popullit te pafajshem ne krah te gjermaneve? Pse nuk shkruani njehere per Herontje e Deshmoret e Atdheut? Pse nuk botoni njehere dokumente te Luftes heroike te brigave, batalioneve, cetave partizane e gjithe popullit qe e mbeshteti kete lufte kunder nazi-fashizteve e bashkepunetoreve te tyre? (Cilet ishin bashkepunetoret e pushtuesve? JU e dini shume mire.) Dhe jane me qindra e mijera dokumente qe vertetojne e tregojne kete LUFTE Antifashise Nacionalclirimtare. Ne kete 75- vjetor te Clirimit te Atdheut vetem per balliste e kundershtare LANCL flisni e shkruani, te cilet bashkepunuan hapur me pushtuesit. PO nuk ua vini dot nderin ne vend, cfaredo qe te beni, cfaredo shpifje e sajesa qe te trilloni. Ata ishin te ndergjeshem kur bashkepunuan me pushtuesit. Nuk lahet m…i me sh…rre. Xhelal Staravecka qendroi gjithe kohes ne krah te gjermaneve, duke u dalluar ne masakrat e perbashketa kunder popullit e partizaneve.
NUk ju vjen turp juve te gazetes TEMA, qe ulni e ngrini kriminele, tradhtare, bashibozuke, armiq te popullit si Xhelal Staravecka, qe ka marre pjese direkt ne disa masakra kunder popullit te pafajshem ne krah te gjermaneve? Pse nuk shkruani njehere per Herontje e Deshmoret e Atdheut? Pse nuk botoni njehere dokumente te Luftes heroike te brigave, batalioneve, cetave partizane e gjithe popullit qe e mbeshteti kete lufte kunder nazi-fashizteve e bashkepunetoreve te tyre? (Cilet ishin bashkepunetoret e pushtuesve? JU e dini shume mire.) Dhe jane me qindra e mijera dokumente qe vertetojne e tregojne kete LUFTE Antifashise Nacionalclirimtare. Ne kete 75- vjetor te Clirimit te Atdheut vetem per balliste e kundershtare LANCL flisni e shkruani, te cilet bashkepunuan hapur me pushtuesit. PO nuk ua vini dot nderin ne vend, cfaredo qe te beni, cfaredo shpifje e sajesa qe te trilloni. Ata ishin te ndergjeshem kur bashkepunuan me pushtuesit. Nuk lahet m…i me sh…rre. Xhelal Staravecka qendroi gjithe kohes ne krah te gjermaneve, duke u dalluar ne masakrat e perbashketa kunder popullit e partizaneve.
JU lutem botojeni komentin tim, mos e censuroni
Dhe te gjithe keto trakte u permblodhen ne traktatin e Dashnor Kaloqit sot me 10.11.2019.
DV Dashnor Kaloqi.
Lereni Kalocin te genjeje. Tipik ballist si paraardhesit e tij trafhetare
Boll të lexosh komentet e slavokomunistëve më lartë që të kuptosh se duan të mbulojnë bëmat e tyre antikombëtare. Të bashkëpunoje me Italianin e Gjermanin që sillnin zhvillim na qenkësh tradhëti të bashkëpunojë me armikun më gjakatar të shqiptarëve sllavin na qenkësh patriotizëm. Mjerë budallenjtë që akoma besojnë këtë propagandë të fëlliqur.
O Gazeta Tema, e ke kot qe mundohesh me te gjitha menyrat per me ul luften nacional çlirimtare, Shqiperin e kane çlirua Partizanet pik, ne historin e Popullit Shqiptar ka pas Dy Udheheqes, i pari ka ken Gjergj Kastrioti dhe i dyti Shoku Enver Hoxha, te tjere udheheqes nuk ka, pik. Ne rrisim dhe edukojm kalamajt ton me kto parime , ju vetem se flisni kot, pet ne e per fmit ton nuk eksistojn vipat, nuk eksistojn halabakt,cubat , hajdutat, deputet etjetjetjetj. Prandaj nuk ju besojm çfar shkruani e nqs vazhdoni keshtu nuk do ju lezojm ma. Capito mi hai?
Derisa mbanin yllin e kuq mbi kapelle. C’te prisje nga partizanet.
Ky gazetari kellire , me emrin e Dashnor Kalocit , eshte nje mjeran i aradhes ,
qe shpreson te virgjeroje prostituten “kolaboracioniste” , qe kerkojne , me lente
ne dore , te gjejne qime ne veze ! “Deshmitaret ” , si Xh.Staravecka e kallepi i tij ,
jane parardhesit e plehrave si Kaci i Zi i Mallakasters , qe nuk i ka mbetur me
fytyre shqiptari , sepse jane simbol i tradhetise , i pabesise , paburrerise e turpi
i kombit shqiptar !
Shqipetareve nuk u pelqen (piace) historia e vertete,se jane idiote dhe ignorante.
Sa tradhetare dhe spiune (traitor and spy) ishin myslimanet dhe katoliket,aq ishin edhe partizanet me ballistet.
Vellezer Epirote,keshtu quhej zona tone para Turqise,te cilen e thote historia Evropiane e asaj kohe dhe Marin Barletti.
Eshte viti 1821,Arvanitasit dhe Greket u ngriten per clirimin e Epirit nga 500 vjet pushtim Osmane,kurse pas 50 apo 60 vjeteve heronjte e Rilindjes Turke si Ismail Beu,Frashellinjte dhe turqit e tjere (Ne ate kohe nuk kishte Ndergjegje Shqipetare) shkuan ne Stamboll!
Mbaruan Gimnasion ne Skolion Greke te Janines dhe nuk u bashkuan me “vellezerit” Arvanitas qe i vriste turku.
Si mund te quhen “vellezer” Ismaili me Kollokotronin,Bubulinen,Bocarin kur perfaqesonin dy Identitete,di kombe,dy Bese.
Ku eshte qellimi i “Bese-lidhjes atehere kur behesh i pa Bese dhe nje me armikun.
Ore,do behemi ndonjehere “Njerez” ne apo do na shkelin ne kembe ata qe i thone Kostandinopolit,Polis ne Nder te Ilyrit Kostandin,Stamboll?
Si mund te na considerojne kaq idiote neve keta colaboracionistet e fashisteve dhe turqve?
Mua me duket se ky shtet i ka themelet te kalbura dhe hipokritet me armiqte tane po na qeverisin.
Ne kuadrin e luftes qe egzistonte midis NA, CL-s dhe ballit dhe bashkpuntoreve te fashizmit , kjo propagande behej nga keta pinjolle qysh ne kohe te luftes , fill pas dezertimit te ketyre te fundit nga rradhet e NA. CL-es. Nder te tjerat dhe akuzat me absurde, se vajzat shqiptare pjesmarrese ne rradhet e partizaneve, ishin te perdala, qe kishin dale ne mal vetem per sex, a thua se vetem mali ishte per kete pune !? Nje lum akuzash u drejtuan ndaj P.K.SH-s dhe luftes se saj . Edhe pse te gjitha keto akuza duhen marre per te verteta, vetem pse i paska then nje Zhel al, apo nje Mestan, apo fustan, te cilet kane qene 5 dite me clirimtaren?
Ajo nuk ishte lufte per clirimin e vendit por lufte per vendosjen e komunizmit. Serbet e caktuan Enver Karin ne krye te partise dhe ai bente ci thonin ata. Petro Marko ne kujtimet e tija shkruan. Kur erdha nga Italia ne fillim te 1944, sapo mbrita ne Himare u nisa per ne Berat. Kur mbrita atje me thane:”Kujdes, mos fol se do e pesosh. Ketu ligjin e bejne jugosllavet”. Keta, per te cilet flitet ketu larte, kane qene burra qe nuk I duronin poshtersite e Enverit. Por ai si I pabese qe ishte, nisi eleminimet prapa kraheve. Kur mori pushtetin derisa vdiq, ai eleminoi gjithe kundershtaret, perfshi shoket e vet. Eshte bytheqiri me I madh I ketij vendi.
Krimbave te Kufomes Kolaboracioniste ,
qe shkerdheheshin me cdo Pushtues te Shqiperise ,
ju ngjallen krimbat !
Duhen shtypur perpara se te behe Gjarprinje .
————–
(heci pyllit te “demokracise” erresuar ku s’shef dot Njerin ,
e ngado hedh kembet shkel mbi Gjarprinj ! )
Nuk mbulohet dielli me shoshen ballisto zogiste3
Lavdi deshmoreve te atedheut
Ne keto trakte akuzohen disa drejtues te luftes te NaClirimtares si kriminele dhe i krahasojne me Isa Tosken dhe Isa Manastiliun.Po ja pranoj te verteta edhe pse nuk eshte kompetenca ime per ta vendosur drejtesine.
Po I bej nje kerkese personale koqe Kaloshit:
Sic boton keto trakte per keta kriminelet e NaClirimtares,bej zamet dhe me njih edhe me krimet e Isa Toskes dhe Isa Manastirliut,sepse deri me sot nuk di gje prej teje.
Perderisa keta te Clirimtares,i krahason me keta te dy kriminelet Toska dhe Manastiliu,do te thote se jane superkriminele….
Prandaj mos na ler budallenj dhe na i sqaro pak “trimerite” e ketyre superkrimineleve…
Sa per Xhelal Staravecken,kam degjuar prej prinderve te mij,se ishte pak I krisur,trim,dhe me mbeshtetje nga skraparllinjte.Per keto aresye u emerua dhe zevendes komandant I Brigades te pare sulmuese me komandant Mehmet Shehun.Ky sipas prinderve dhe te tjereve qe kishin njohje me ta,tradhetoj kur u largua per ne divizionin e pare Mehmeti,sepse priste te emerohej komandant I Brigas te pare.Per kete temperament qe kish nuk u emerua Xhelali,por u emerua Muhamet Prodani.I pakenaqur u largua dhe ju bashkua Ballit Kombetar.Ne librin e tij,Xhellai edhe pse mburet,me duket se ka reflektuar per shume gjera dhe persona te cilet edhe ndryshe nga sa shkruan ne trakte I vlereson pozitivisht…
Prandaj o Kaqol Kaloshi,reflekto dhe ti pak,mos u bej terrorist si ata te Clirimtares,qe ishin “kriminele”,por merru dhe me superkriminelet e Ballit Kombetar,Isa Toska dhe Isa Manastirliu…
Te gjithe kundershtaret e luftesN-Çl do e shajne levizjes me heroine te djemve te popullit dhe nuk do e levdojne , kjo dihet,por qe te dale nje krimb I tyre dhe disa traket vetjake qe benin ballistet ti perdore si fakte historike eshte ti dhjere Sh ne goje ketij kali it. Ndonje pinjolle I luftes me siguri do ja der dhe gjysmen ecentit ne goje se po i leh shume goja dhe doren do ja bere ne cengelzuzarit.
Hale shkrim …..
Z.Kaloci!
Zbardhja e te vertetes historike,eshte nje detyre sa humane aq patriotike.Eshte drite mbi eresire.Le te shkunden e te zgjohen te gjithe ata qe me dashje ose jo pine opiumin enveristo-komunist.Le t’a ndajme shapin nga sheqeri nje here e mire.Le te merren historianet e mirefillte patriote shqipetare koshiente ndaj te vertetes,jo made in enver.Bazuar ne shume fakte e dokumenta eshte turp mbi te gjitha cfare eshte shkrojtur duke deformuar ekstrmisht te verteten historise.
Bemat enveriste s’i vlejne kerkujt sot.E domsdoshmja historike eshte te ndricohet e verteta.
Te lumte z.Kaloci
qelbs mediatike fshatare hesapi
a degjenerua fare kta plehra kazani
more pushta shqiptar po se dini se MUKJEN e prishi dushani me miladinin se nuk donin shqiprin etnike o bythqire dhe mbas mukjes filloi vellavrasja mes shqiptarve po ju se pat se qa u ba mbas clirimit te shqipris per 45 vjete nen diktaturen e bythqimit enver hoxha ju skeni sy me pa se qa po bahet tash 29 vjet ish demokraci se shikoni se kush e ka vendin ne dor ish sigurimi i shtetit diktatorjal i enver hoxhes po ku i keni syt o bythqir shqiptar ju :mendoni se keni demokraci nji mut hajeni sapunin per djath se jeni mesu phuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu .