Shansi i humbur në Ohër, shuplakë dëshmorëve të UÇK-së

11 Nëntor 2019, 13:39Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

A do të ishte sot Kosova një shtet i pavarur, nëse 20 mijë luftëtarët e UÇK dhe më shumë se 11 mijë dëshmorët e rënë në luftën për pavarësi do të ishin vetëpërjashtuar nga sakrificat e pashembullta që fati u vendosi përballë?

E përsëri, a do të ishte Kosova një shtet i pavarur nëse për më shumë se 100 vjet, nga Shote Galica e deri tek Adem Jashari, të parët e atij trualli të bekuar do të vendosnin të qëndronin në hije?

Pa dyshim, përgjigja është jo! Kosova është sot një shtet i pavarur falë lumenjve të gjakut që të parët kanë derdhur nën ëndrrën e kahershme të bashkimit me kombin nënë.

Një ëndërr, që u shndërrua që në krye të herës edhe në devizën e Vetëvendosjes e liderit të saj, Albin Kurti, sot në petkat e Kryeministrit.

E pra, në pritje të një qëndrimi zyrtar të qeverisë që duhet të marrë ende detyrën, vendimi për t’i qëndruar hë për hë larg Shengenit Ballkanik përbën në rastin më të mirë një miopi të theksuar gjeostrategjike.

Pa dyshim, argumenti i paraqitur në letrën e Presidentit Thaçi, se Kosova nuk ka ndërmend të ulet në një tavolinë me Serbinë që nuk njeh pavarësinë e saj është një argument që në kushte të tjera mund të konsiderohet i vlefshëm.

Edhe pse, për hir të së vërtetës, Kosova është ulur në shumë tryeza me Serbinë deri tani (dialogu Prishtinë-Beograd nuk ka parashkusht njohjen, RYCO, UNESCO, etj).

Por, Minishengeni Ballkanik, për mënyrën se si është konceptuar, do të jetë në gjendje të realizojë një tjetër ëndërr, të ngritur pothuajse njëkohësisht me shtetin e pavarur kosovar.

Në pamundësi të bashkimit kombëtar, për shumë arsye që nuk varen nga ne, heqja e çdo kufiri dhe kufizimi në lëvizjen e lirë të individëve, mallrave dhe kapitalëve, do të sillte një bashkim “de facto” të dy vendeve tona.

Në minishengen, vendimet nuk do të jetë unilaterale. Vetë Bosnja, këtë fundjavë bëri të qartë që ka ndërmend të heqë barrierat e më të gjithë vendet e rajonit, por jo me Serbinë me të cilën ka ende disa “hesape” territoriale pa larë.

Kosova, edhe duke u bërë pjesë e këtij minishengeni, nuk do të ishte kurrsesi e detyruar të firmoste asnjë marrëveshje me Serbinë. Madje, nëse dëshiron, mund të bëhet pjesë (sepse ftesa është ende në tryezë) sa për të hequr çdo barrierë me Shqipërinë dhe pastaj të abstenojë në përjetësi.

Përse kjo është e rëndësishme? Sepse tanimë për disa vite me radhë, me katër kryeministra kosovarë, nisur nga Thaçi, më tej Mustafa, Haradinaj dhe shumë shpejt Kurti, të dy shtetet tona janë përpjekur të nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale për rrëzimin e çdo kufiri.

Nga takimi ndërqeveritar i Prizrenit, në të gjithë takimet e tjera, janë nënshkruar shumë marrëveshje me vlerë dhe janë hedhur hapa përpara drejt këtij qëllimi. Megjithatë, qëllimi final ende nuk është realizuar.

Kjo sepse sa herë ne kemi rënë dakord, Serbia ka protestuar duke këmbëngulur se heqja e kufinjve “de facto” krijon Shqipërinë e Madhe dhe si rrjedhojë, per te mos minuar dialogun Prishtine-Beograd, BE dhe SHBA na kanë bërë të qartë që nuk ishte momenti i duhur.

Por tani, Shengeni Ballkanik ka marrë bekimin e SHBA, BE dhe mbi te gjitha, edhe te vete Serbise. Të gjithë janë dakord me strukturën e tij dhe nuk ka më asnjë pengesë, që Shqipëria dhe Kosova të heqin çdo barrierë, duke realizuar kështu një qëllim të kahershëm.

Vetëpërjashtimi, e pret këtë proces në mes. Kosova, kurrë nuk e ka bërë gjakun ujë dhe mijëra dëshmorët që sakrifikuan jetën e tyre për atë vend kurrsesi nuk janë dhe as nuk mund të harrohen.

Por për një moment, është e vështirë të mos pyesësh veten se për çfarë heronjtë kosovarë dhanë jetën e tyre? Mos vallë që Kosova të mbetet e prapambetur, edhe pse e mëvetshme, si një ishull i harruar në mes të Ballkanit?

Apo që Kosova dhe Shqipëria të jenë të dyja bashkë, ashtu siç aq shumë breza kanë ëndërruar gjithmonë, të përparuara dhe të fuqishme, në gjendje për të përcaktuar bashkarisht fatet e rajonit?

8 komente në “Shansi i humbur në Ohër, shuplakë dëshmorëve të UÇK-së”

  1. Zigur Qarri says:

    Flluska radhes e Kryeministrit qe merr vendime vetem nen efektin e droges.Nese do te ngriheshin deshmoret e UÇK-s nga varri,
    do ti peshtynin ne fytyre drogaxhiun Edvin Escobar D’Rama dhe militantin”rilindas” Endri Kajsiun.Rrespekt Qeverise se Kosoves
    per seriozitetin dhe largpamesine politike.

  2. Z says:

    Shqiptaret qe ne zanafillen e tyre kane qene me te huajt! Qofte me Romen,Venetikun,Turqine,Greqine ,Austro-Hungarine,Rusin dhe djalli me te birin me ke s’kane qene per te luftuar Shqiptaret e tjere! Edhe sot e njejta pikture! Good luck Avukat me analizat tende per shqiptaret!

    1. E verteta says:

      Zoteri, heqja e kufijeve mes Shqiperise dhe Kosoves do te ndodhe ne te njejten kohe ashtu si edhe mes Kosoves dhe Serbise. A jane menduar pasojat e kesaJ “hodhesie”?? Serbia eshte duke u armatosur deri me dhmbe dhe ben te pamunduren per te futur njerez me mision ne Kosove per pune vecse te keqija. Kush e garanton Kosovenm se nme hapjen e kufijve me Serbine cdo gje do te jete ne rregull per te? A ka me te pabese se qeveriateret e djeshet dhe te sotshem Serbe?

  3. Standard says:

    Mos pjesmarrja e Kosoves ne shengenin Ballkanik = Miopi Strategjike..!!!

    Heu Bre Pjeshke apo kajsi,
    Sa i thelle paske ken or ti
    Pjeshka,
    Nuk je i sakt(madje genjen) kur thua se SHBA dhe BE e mbeshtesin idene e Minishengenit:
    -Administrata aktuale trupm, me tipare pazari, e mbeshtet kete palo marrveshje, Jo SHBA qe njohim neve
    -BE tallet me kete idiotsi dhe nepermjet DW e quaj numur shpejtesie nga Xhongler te pergatitur

    Pjeshka,
    Meqe marrke vesh nga keto punet e medhaja(Gjeostrategjike medemek) apo na tregon se:
    1- C’far Objektivash Strategjik do te arrij shqiperia me kete idene Aguridhe te Minishengenit?
    2- Ne c’menyre ky minishengen do te mundesoj konsolidimin dhe avancimin e Interesave Kombetar Shqiptar,
    3- Dhe per me teper, me thjesht akoma(Ne nivel te pazarit Cham), cfar dreq perfitimesh ekonomike do te ket Shqiperia nga levizja e lire e njerzve dhe SIDOMOS e Mallrave me Maqedonine dhe Serbine???

    Pjeshka,

    Faktori Shqiptar vetem humbet nga ky aguridhllek(nese nuk eshte xhonglim),

    Por me shum humbet Kosove po te behej pjese e ketij projekti, pasi do ti duhej te terhiqte Taksen 100% ndaj mallrave Serbe pa marr asgje ne kembim.
    Ndaj dhe mospjesmarrja e Kosoves ne kete projekt eshte gjeja e Duhur.

    P.S
    Un besoj se nuk ka projekt Minishengeni Ballkanik.
    Gjithshka eshte nje perpjekje “Fshataro-Ballkanike” per ti thene BE ose na mirrni brenda BE ose, te gjith ne grup do shtrihemi ne krahet e Putinin apo Zhi Pingut.

  4. pijetari says:

    Nje shkrim shume i qarte, bere me atdhedashuri te madhe e me qartesi te dukshme, shkrim qe s’mund te anashkalohet nga askush qe ka ne deje gjak shqiptari dhe mendesi europiane per te ardhmen e kombit tone.

  5. Zagora says:

    Bravo gazetari,qe mbron hapur tradhetine e Rames ndaj Kosoves,njelloj sic beri Berisha dikur kur furnizonte Milloshevicin me nafte per te vrare luftetaret e UCK!
    Si mund te marre nje vendim te tille Rama pa u konsultuar me pare jo vetem me kosovaret,por edhe me subjektet politike e shoqerore ne vend?
    Kush eshte ky arrogant autokrat megalloman i pa ndreqshem,qe ben vete cfare i thote mendja e tij?
    Arsyeja e vetme eshte se ky njeri NUK E NJEH DIALOGUN,por vetem mendjen e tij antishqiptare!

  6. Ilir says:

    Nese Kosova do te merte pjese ne kete Schengen ballkanik, Si do te ndalohej shkrirja e Mitrovices veriore dhe gjithe veriut te Kosoves me Serbine? A do te ishte e mundur ti thuhej JO atyre ne Mitrovice ndersa PO gjithe pjeses tjeter te Kosoves? Mendoj qe kjo eshte gjithe hileja, dhe Serbise I mjafton vetem kjo, te rimarre veriun e Kosoves.

  7. Kosovar Shqiptar says:

    Kjo është thikë në shpinën e Kosovës, nga edi rama,
    Por Shqiptarët e Kosovës do e tejkalojnë këtë tradhti të edi ramës,
    Sepse Shqiptarët e e Kosovës përjetësisht jan të gatshëm që të sakrifikojnë çdo gjë për shtetin e e Kosovës,
    Ndërsa në një të ardhme besoj se do bëhet një union i 2 republikave Shqiptare, të llojit federatë apo konfederatë,
    Është për t’u habitur me mendjen zog, të edi ramës, i cili është aq injorant, sa nuk e merr me mend,
    Por ta kuptoj edhe edi rama se Kosova është më e fortë sesa ai mendon,
    Edhe enver hoxha i tradhtoj Shqiptarët e Kosovës, por mbijetuan, dhe u çliruan,
    Ndërsa i falënderohem qytetarëve të Shqipërisë, për ndihmën individualisht që nuk e kursyen për Kosovën, duke na strehuar, dhe duke ju bashkangjitur UÇK-së
    Ndërsa pushteti i Shqipërisë për habi as 1 zyrtar nuk i del krah e as nuk i doli Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje