Grabitësi i cili sulmoi Mesut Ozil dhe mikun e tij është rrahur në burg.
Në pamjet e publikuara shihet grabitësi, duke kërkuar mëshirë, teksa rrihet nga shoku i tij i qelisë.
Autoritetet angleze dënuan me 10 vite burg personat që sulmuan dyshen e Arsenal, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac.
Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, u sulmua nga një bandë djemsh me thika, të cilët kanë tentuar t’i futen në makinë.
Ozil dhe miku i tij, Sead Kolasinac janë kapur në befasi nga banda, ndërsa kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë gjithçka.
Momenti i sulmit: