Nard Ndoka sulmon ndërkombëtarët: Zgjohuni ambasadorë, po mbështesni Edi Ramën që po shkel haptazi Kushtetutën

12 Nëntor 2019, 11:09Politika TEMA

Në vijim të sulmeve ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, ditën e sotme ka qënë kreu demokriatin Nard Ndoka ai që ka akuzuar ambasadorët se po mbështesin kryeministrin Edi Rama në shkelje të Kushtetutës.

Duke marrë shkas nga aksioni për prishjen e ndërtimeve tek Astir dhe përplasjen e tyre me policinë, Ndoka shprehet se haka e popullit do ta zërë kryeministrin një ditë.

Statusi i plotë i Ndokës:

Ku po shkon o Edi Rama kështu?!

Zgjohu Sandër, mos u fut në mekat më shumë se kaq, apo je verbuar nga shefi i madh totalisht?

?Zgjohuni ambasadorë, nuk po shkelet vetëm Kushtetuta, por qytetarët e varfër dhe të pa mbrojtur!

Disa nga ndërkombetarët po e mbeshtesin KM kur shkel haptas Kushtetutën, por më habit fakti që këta po heshtin kur KM, po shkel qytetarët me këmbë!?

Situatë kritike për të gjithë, bandat e PPP, kanë marrë peng shtetin, policia po zbaton urdhera antikushtetuese!

Hall i madh për këtë popull të pa mbrojtur, hall i madh e tmerr për familjet e Astirit, hall i madh për Opozitën!

Ku po shkon o Edi Rama kështu, haka e ketij populli do të zëje një dite, e kjo ditë nuk është larg!

6 komente në “Nard Ndoka sulmon ndërkombëtarët: Zgjohuni ambasadorë, po mbështesni Edi Ramën që po shkel haptazi Kushtetutën”

  1. likefloriri says:

    Sa i zgjuar ky debili!!! A thua e ka idene ndoka se cfare eshte kushtetuta, besoj se jo.

    1. vang says:

      Asnje nga ambasadat nuk ka per ta marre seriozisht ate qe shkruan Ndoka. Se pari nuk jane te varfer sepse kane hotele dhe biznese e shtepi 3 katshe.Edhe njera qe mori 150 milion nuk ishte e kenaqur sepse ka te tjere qe kan marre nga me shume se 500 milion lek. Se dyti na thuaj ku po shkelet kushtetuta se me pretekstet qe nxirrni jane vogelima administrative dhe i kemi te dyja kembet ne nje kepuse per formimin e GJykates Kushtetuese.Ndonje kapercim administrativ pa prishur esencen por ndihmon procesin nuk prish aspak pune.Pune ju prish vetem juve qe mendoni se ata i vendos Rama dhe kur ju nuk mund te manovroni te fusni kandidatet tuaj.

  2. h says:

    Rama me megallomanine,mos kapacitetin dhe mungesen e theksuar ne drejtimin
    e ekonomise ne vecanti, dhe shtetit ne pergjithesi ndjell critika dhe verejtje.
    Por kur degjon pd me opoziten e zgjebosur,me mediokritetin,prapambetjen ,injorancen e tyre,
    te ben ta duash fort ramen dhe qeverine ,si e keqja minimale.

  3. TARRASI says:

    PO ku i ka ardh rradha dhe ketij idioti,te merret me pune te medha,keta jane e ardhmja e ketij vendi,prandaj kemi arrit ketu ku jemi,po si s’ju vjen turp qe dilni ju idiotet e kombit te zgjidhni hallet e ketij vendi.Fatkeqesi

  4. Monika says:

    Ky trapi ngaterron biblen me kushtetuten….me idjot njeri ska ne politike….fatkeqesi e madhe ….

  5. Avokati says:

    O Mero mos e ndyj portalin me kete idiotin,,sa turp per opoziten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje