Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, në konferencën e sotme për shtyp tha se pas Xhakës, ishte dhe Eros Grezda që nuk pranoi të vinte në grumbullim
“Askush nuk duhet te mendoje se eshte Lionel Messi. Kam ftuar edhe Eros Grezden, por ai nuk pranoi te vinte ne Kombetare! Mbi te gjitha eshte Shqiperia. Kush mendon te kunderten nuk ka vend ne fushe”, tha Edi Reja.
Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi mesfushorin që luan me Rangers.
Grezda ka hedhur poshtë deklaratat e trajnerit Reja, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë telefonatë, as nga FSHF-ja dhe as nga Reja.
“Per korrektesi dhe per informimin e sakte te gjithe tifozeve, me duhet te sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim.
Per grumbullimin e tanishem per dy ndeshjet e rradhes, une s’kam marr asnje ftese zyrtare ose ndonje telefonate nga federata apo trajneri i kombetares.
Sa me perket mua personalisht, kam qene, jam dhe do te jem gjithmone i gatshem te perfaqesoj popullin tim dhe te mbroj ngjyrat kuq e zi”, nënvizon Eros Grezda. (TemA)