Nga Honoluluja, tek libri që flinte brenda tij: Perlat e Blendi Fevziut, që shkruajti librin, pastaj qëmtoi dokumentet

13 Nëntor 2019, 18:14Sociale TEMA

Blendi Fevziu, si çdo panair libri, edhe këtë vit, ka botuar një libër të ri.

Dhe normalisht, ka ditë të tëra që shfaqet nëpër televizione dhe gazeta, për t’i bërë reklamë librit të tij.

Por kur shfaqesh shpesh në media dhe flet për të njëjtën gjë, duhet të dish të paktën çfarë të thuash, që mos të bëhesh qesharak.

“Nisa të shkruaja, sapo avioni u shkëput nga pista. Me nxitim, thuajse, libri ishte brenda meje. Priste aty prej kohësh.

Dritat ishin shuar dhe njerëzit rrotull dremisnin të lodhur. Bashkë me ta edhe ime bijë, e ulur në krah.

Ndërsa udhëtoja mbi Paqësor, në një fluturim që lidh San Franciskon me Honolulunë, shkrova për pesë orë e gjysmë pa ndalim.

Kisha mbaruar dy kapitujt e parë të librit. Vijova ta shkruaj pa ndalim edhe për dy muaj të tjerë. Kudo që të isha: në shtëpi, në zyrë, në udhëtim, në hotel, në avion, në tren.

Madje edhe nën çadër, në plazhin e zhurmshëm të një qyteti arab. Në fund të muajit të dytë, libri ishte gati”, tregon Fevziu në hyrje të librit.

Por perla më e madhe është se vetëm pasi ka bërë librin, Fevziu ka nisur të qëmtojë dokumentet për librin që ka bërë.

Të paktën kështu shprehet vetë.

“Javë të tëra më pas nisa të qëmtoja dokumente, shënime, rrëfime, letra të harruara dhe fotografi. Ishte një kthim në kohë, por edhe një prezantim i vërtetë me gjithë ata njerëz, të cilët kishin shënjuar jetën time ose që kishin lënë tek unë pak nga gjaku i tyre. Shumicën as nuk i njoha. Kishin vdekur përpara se unë të vija në këtë botë.

Shpesh më sfiliste një ndjenjë faji. Si nuk pyeta më parë? Si nuk u bëra kurioz? Tani shumica nuk jetonin më, kishin ikur me kohë; duke marrë me vete shumë nga përgjigjet e pyetjeve, që më dilnin përpara. Por, gjithsesi, një histori arrita ta ndërtoj, derisa libri mori formë. Ky nuk është një roman! Nuk janë as kujtime të fëmijërisë sime.

Është një libër për fatet e tre personave, që unë i njoha në fillimet e mia, po aq sa një libër për transformimin e Tiranës. Madje më shumë sesa një libër, është një borxh. Një prej atyre borxheve, që njeriu duhet t’i kthejë në jetë. Edhe pse jo gjithnjë ia arrin. Ato ishin tri plaka që shenjuan nisjen time në jetë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës së tyre te një fëmijë.

Në radhë të parë, rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se ato kishin nevojë t’ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora pa dashje përsipër, pa e ditur.

Por, pa dyshim, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj sot. Me këtë libër. Duke besuar se kjo histori është kaq magjepsëse, kaq ndryshe, por edhe kaq e njohur njëherazi”, tregon ai.

Në intervistat që ka dhënë, Fevziu e nxjerr familjen e tij, si një ndër më të rëndësishmet në Tiranë, që paska ditur gjithë sekretet e kryeqytetit.

Madje diku përmendte edhe se një nga gjyshet e tij, kishte kontakte me Enver Hoxhën.

(TemA)

5 komente në “Nga Honoluluja, tek libri që flinte brenda tij: Perlat e Blendi Fevziut, që shkruajti librin, pastaj qëmtoi dokumentet”

  1. buj says:

    DERI TANI AI MIZERJE NA E KA FUTUR TWE GJITHVE,GAZETARVE, PRONARVE, EDHE SHQIPTAREVE

  2. SALIU says:

    PO MOS NA NEVERITNI GAZETEN ME KETA SHKRIMTARET E MEDHEJ,QE ESHTE NEVERI TI NDIGJOSH,TI LEXOSH DHE JO ME TI SHIKOSH,ME LEKE BEHEN SHUME GJERA,PO I MENCEM DHE BURRE,JO

  3. qerosi dhe librat me peralla says:

    Librat e ketij qerosit jane si perallat e aladinit te 1001 neteve arabe

  4. ceni boston says:

    Po cfare shkryan ti o medioker! Po ne cdo fjale tregon mburje bytheci ashtu si je! Do te tregosh se ke shkuar edhe ne Honolule dhe cfare pastaj? Hajde Rrote K…Mulliri hajde!

  5. Lasgushi says:

    C’rjedh nga macja kap minj.Prejardhja e Blendi super menit .Është nga dopjo fise,tipike produkti më i keq i perandorisë pushtuese e dallkauke osmane.Ata,që si shushunja janë trashë në qafën e Shqipërisë evropjane e të sfilitur, tre shekujt e.fundit,kanë lënë trashëgimtar,këtë farë mashtruesi që vazhdon jo vetëm të vjedhë pronat e shqiptarëve,por edhe të na çajë trapin,kur ska kemi ngenë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje