Nga Artan Hoxha
Elbasan i bukur, Elbaaaasaaan..
Presidenti takon ish-presidentet gjoja ne mbrojtje te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, ndersa ia kane pluguar nenen kushtetutes sa here u ka dashur qejfi dhe po mundohen tia lerojne nenen edhe reformes ne drejtesi nese SHBA e le ne mes projektin e saj, …
Nga ana tjeter kryeministri pret e percjell ambasadoret po gjoja ne mbrojtje te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, duke na treguar se nderkombetaret jane me te..
Meta cirret e bertet te holli presidences se Rama ka kapur reformen ne drejtesi, ndersa Berisha nga gardhi presidences thote me sokellime se “reforma ka falimentuar”.
Vetem 100 metra me poshte, nga holli i kryeministrise Rama shan e akuzon Meten se po shkel kushtetuten, po pengon reformen ne drejtesi dhe e kercenon me shkarkim.
Vetem 30 metra perballe, nga seli e kryesise se kuvendit Taulant Balla uleret se nuk duhet humbur asnje minute pa shkarkuar Meten…
Pastaj te gjithe se bashku kercenojne gjyqtaret, prokuroret, KLP-ne, KPK-ne, KED-ne e dreqin me te bir…
Populli nuk thote kot se “ujku mjegull do”, dhe organizata e “Kap c’a t’kapesh”(KCK) nuk e la rastin ti shpetoje nga dora.
Mediat raportuan me zhurme se gjykata e Elbasanit denoi me 10 vite burg, Shkelzen Hasanpapen, i ekstraduar nga Hollanda dhe i akuzuar per atentatin e 6 qershorit 2016 kur u plagosen te dera e Drejtorise se Policise Elbasan, Bledar Muca dhe nje oficere policie kalimtare e rastit, ndersa Florenc Capja shpetoi pa pasoja nga ky atentat.
Nje ore me vone mediat njoftuan po me zhurme se Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane shpalli te pafajshem Suel Celen, denoi me 5 vite burg Klement Xhaferrin dhe me 6 vite burg Enea Bekteshin, per ngjarjen e 15 shtatorit 2017 gjate tentatives se policise lokale per te kryer nje kontroll ne nje automjet te blinduar tip Audi…
Por ne fakt, nisur nga kronologjia kohore, ngjarja e pare sot, ishte vendimi i gjykates se shkalles se pare Elbasan, e cila ne seancen paraprake e rrezoi kerkesen e prokurorise per te cuar ne gjykim dosjen e nje personazhi mjaft te njohur ne kete qytet, Florenc Capja.
Ky i fundit akuzohej per atentatin ndaj ish-shefit te qarkullimit Elbasan, Fadil Mema ne vitin 2006. Mema i mbijetoi atij atentati duke marre plage te renda dhe u largua ne Itali ku te njejtet autore e gjeten serish dhe e egzekutuan ne Torino ne vitin 2015.
Por para se ta vrisnin ish- shefin e policise, vrasesit kishin provuar dhe ne vitin 2009 po ne Itali per ta hequr qafe, ndersa i ekzekutuan dhe kunatin Ardian Ibrahimi para dyqanit te tij. Florenc Capja eshte arrestuar 3 here per kete ngjarje dhe 3 here i ka shpetuar drejtesise per atentatin e nje oficeri policie te kryer para familjareve te tij. Capja u kap me buje nga forcat RENEA me 14 qershor 2019 gjate operacionit “Krasta” por nga sot gjykata e Elbasanit e ktheu serish te lire ne rruget e ketij qyteti.
Per me teper asnje media ne Elbasan nuk guxoi ti afrohej gjykates gjate seances se sotme, madje as ta jepte lajmin e lirimit te tij per ore te tera. Lajmi u publikua vetem pasi mediat ne kryeqytet kishin publikuar vendimin e pafajsise te Suel Celes.
Ndersa per atentatorin e Florenc Capjas, Shkelzen Hasanpapa u dhane 10 vite burg, per kundershtarin e tij, Suel Cela gjykata e krimeve te renda ne Tirane vendosi pafajesi, per vet Florenc Capjan gjykata e Elbasanit as pranoi ta merrte ne gjykim ceshtjen. Pra e cilesoi kohe te humbur te merrej me ekzekutorin e nje oficeri policie.
Degjoni o popull, mos u hutoni nga zhurma e “mbrojtesve” te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, por qendroni vigjilent, shikoni nga shkoni dhe ku shkelni qe te mos mbeteni papritur viktima me tru te derdhur ne ndonje cep rruge, nga vrases te panjohur qe po qerojne hesapet me njeri-tjetrin…
Pra qysh nga sot, ekspertet e mjekesise ligjore duhet te jene gati per cdo kufome te lene pas nga atentatet ne Elbasan.
Sherbimi zjarrefikes i ketij qyteti duhet te jete gati per shkuar sa me pare te shuaj zjarrin qe do jete duke djegur mjetin dhe armet e atentatoreve pas krimit.
Qytetaret e pafajshem te Elbasanit duhet ti luten zotit te mos ndodhen rastesisht ne rrezen e bresherive te vrasesve qe e mbajne prej 2 dekadash te terrorizur kete qytet.
Ndersa “baballaret e kombit”, “i gjati”, “i shkurtri”, “doktori”, “piktori”, “artisti”, “doktoresha”, do jene duke “mbrojtur” kushtetuten e nje shteti te shpartalluar fund e krye.
Prandaj vrases profesioniste, me pagese apo me klering, nese e keni ndare mendjen ta vendosni vet drejtesine me tyten e kallashnikovit, sepse ne kete shtet te diskredituar nuk ka kush tua vendos tjeter, dilni ketej nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, mbase ishallah bresherite tuaja u fershellejne afer veshit “baballareve te kombit”, qe ta kuptojne keta funderrina se cfare eshte shkelja e kushtetutes dhe kapja e reformes ne drejtesi…
Te lumte pena Artan. Vetem se ne si popull edhe kur kuptojme cfare shkruan ti nuk jemi aq trima sa te dalim para gjykatave, presidences e kryeministrise e te mos i leme te shkojne ne shtepi ata qe na kane marre peng lirine dhe ekonomine tone pa bere detyren qe sot quhet kryesore per vendin: ngritjen e institucioneve te drejtesise qe ndoshta me ne fund do te shkerdhejne ndonje nga keta ndyresirat me kostume qe mbajne ere gjak te pafajshmi dhe ere shurre ngaqe nuk lahen si pisa qe jane.
Fjala jote ne vesh te perendise per paragrafin e fundit Artan.
Mafiozet dhe kriminelet jane shqetesim per qytetin ku jetojne. Mire i leruan, por ata duhet te hyjne ne librin e krimeve dhe duhet te mbahen ne vezhgim nga shteti. Kur dalin nga burgu, me cfare te ardhurash do jetojne. Nese kjo pike eshte e dyshimte, tu konfiskohen pasurite. Fuqia ekonomike eshte ajo qe i ben keta kriminele te vazhdojne te jene frika e qytetit. Jane parate qe nuk u shterojne ketyre plehrave, arsyeja pse vazhdojne te krijojne terror. Me keto para
paguajne policet, apo informatoret e perlyer dhe korruptuar ne komisariate, te cilet ua bejne te lehte aktivitetin kriminal. Keshtu pra, leri pa pare Capjat dhe shoket e tij, pastro plehrat nga radhet e policise dhe gjygjsorit dhe kaq ishte.
undefined
Kto po mbajne kasten e killerave ne treg per post-reform, po pate ndonje nga keto qe permend Tan Hoxha vritini mos i urreni…
Më pëlqeu disi ky shkrimi këtu por përse populli nuk duhet të merret me Metën dhe Berishën? Ti lëmë të livadhisin? Pastaj edhe Rama në tavë me këta është apo jo? A nuk e kemi peshqesh Metën nga Rama? Tani u bë Meta i keq? Jo o Artan jo populli duhet të merret me këta por nuk ka gjë në dorë sepse këta janë bashkuar të gjithë madje janë bërë shërbëtorë të agjenturave të huaja vetëm e vetëm për të shtypur sa më lehtë këtë popull. .po nuk u morëm sot me këta kush e di se ç’mund të na kurdisin në të ardhmen. .
E RIPËRTËRIS EDHE NJËHERË
JU LUTEM ÇFARË U BË ME ATË DJALIN QË KËRCËNOI RAMËN ME ‘PLUMB BALLIT’?KUSH DI SI SHKOI FATI I TIJ LE TË NA TREGOJ SEPSE MEDIAT SHKRUAJTËN VETËM QË U ARRESTUA DHE ASGJË MË TEJ? KUSH KA INFORMACION APO DI DIÇKA I LUTEM TË NA TREGOJ. …E KAM TË DISATËN HERË QË BËJ KËTË PYETJE POR ASKUSH NUK PËRGJIGJET..
mire e ke thene, ja the por kujt ja the, te gjithe rendin pas parase pronave dhe mbrojtjes se vehtes se tyre parase dhe plackes se plackitur me cdo mjet.
artikull i shkelqyer
Koment me te mire per situaten kriminale ne ate vend nuk ke bere ndonjehere. God bless!
artani vetem gazetar nuk eshte.jep lajmin kur ai eshte konsumuar nga cdo njeri.mua me duket gjobaxhi e sekser
Lusim popullin shqiptar ne te gjitha trojet e veta, qe “burrat e shteteve” te tyre “shqiptare” te mos lejojne te mbylohen me flamurin kombetar (kudo e kurdo qe te vdesin!) por t’ua mbuloje “fytyren” me nje kaci (lopate) MUT sepse nuk meritojne tjeter per keto 30 vjet qe udhehoqen Shqiperine dhe popullin shqiptar ne te gjitha trojet etnike ngase ka mundesi qe “fytyra” e tyre edhe mutin e felliqe!…
DRENICA E KUQE
Dakort ne parim me ty Artan. po sa te drejt ke konkretisht une nuk e di sepse ti je vene ne rolin e Saliut qe kurdohere e di se kush eshte vrasesi dhe kush deshmori. Do ishte mire te na thoshe ne cilat prova mbeshtetesh ti dhe cilat prova ka injoruar gjykata. Vetem keshtu do vleresoheshe per seiozitet dhe do justifikoje titullin: investigues.
Edi Rama me reformat e shumta sidomos ate ne drejtesi po ben historin e ketij vendi. Nuk e di cfar prisni me shume konkretisht prej atij. Thuaje vete ti artan cfar mund te bente me shum edi rama. Per mua i ka kaluar pritshmerit. Lutjuni zotit ta keni me shendet.
me shendet te plote dhe … ne burg, bashke me shoket e vet matane istikamit.
Bravo
Ore na benet Qazim Sejdini?
Ore na benet Qazim Sejdini??
Tani,ti je njeri përsëmbari.Mos e ul vehten në nivelin e Berishës dhe METËS.