Rudina Xhunga: Mënyra si komunikon Meta apo Berisha tregojnë pafuqinë e tyre, u përvëlovshin këta politikanë që shantazhojnë me video

20 Nëntor 2019, 17:16Politika TEMA

Gazetarja Rudina Xhunga analizoi zhvillimet e fundit politike në rubrikën “Opinion”, në News24. Gazetarja Xhunga deklaroi se kriza politike është një krizë personale e politikanëve shqiptarë.

Sipas saj, politikanët e periudhës post-komuniste kanë frikë nga Reforma në Drejtësi, pasi do të bëhen kurbanë të saj. “Nuk mendoj se Rama, Meta, Berisha nuk do të jenë kurbanë të kësaj reforme, sepse do jenë pikërisht politikanët kurbanë”, tha Xhunga.

Më tej, gazetarja komentoi dhe paralajmërimin e presidentit Ilir Meta se do të nxjerrë një video me fakte përvëluese, duke thënë se le të përvëlohen të gjithë politikanët, pasi e rëndësishme është mirëqenia e shqiptarëve.

“Po ta përvëlojnë. Ata flasin për video përvëluese, e kërcënojnë njëri-tjetrin, por nuk e japin. Edhe mund të jetë, por nuk më intereson nëse përvëlohen politikanët, u përvëlofshin”, u shpreh gazetarja.

Si i ke parë takimet e presidentit Meta?

Ajo që më bën përshtypje është fakti që kriza nuk ka impakt te njerëzit. Kemi fituar një lloj qytetarie dhe afirmimi qytetar, që na bën më pak të ndjeshëm ndaj krizave politike. Janë kriza personale politike, të krijuar nga individë, në këtë rast nga Presidenti Meta dhe kryeministri Rama. Është një publik më i qartë, njerëzit duan ujë, drita, punësim, rrugë, Reformën në Drejtësi dhe për këtë nuk ka më dyshime. Nuk është se na është kapur drejtësia në këtë moment, ne kemi pasur prej 30 vitesh një sistem të kapur.

Por nuk mund ta përjashtojmë faktin që ka një krizë, si e shihni situatën?

E shoh me shumë qetësi, sepse mendoj se do sjellë një zgjidhje. E shoh si një teatër nga palët, që kanë frikë Reformën në Drejtësi. Drejtësinë e kanë pas në dorë Meta dhe Berisha, që u takuan sot, sepse nuk duan t’ia lënë Ramës. Reforma në drejtësi nuk është bërë nga Rama. Nuk mendoj se Rama, Meta, Berisha nuk do të jenë kurbanë të kësaj reforme, sepse do jenë pikërisht politikanët kurbanë. Unë dyshoj që prokurorët e prekur nga Vettingu të kenë qenë pa probleme. Ka ende prokurorë të korruptuar. Është një kastë njerëzish që po kërkojnë rrëzimin e reformës. Unë nuk pres ndërrimin e Ramës me Bashën, unë pres Refomën në drejtësi, pa bërjen e reformës do jemi ende te ndërrimi i emrave. Rama ka ardhur momenti të tregojë nëse e do vërtet këtë reformë apo “tërhiqe e mos e këput”.

Gjuha e ashpër e Berishës…

Më duket kërcënim. Mënyra si komunikon Meta apo Berisha tregojnë pafuqinë e tyre. Nuk kanë fuqi mbi reformën. Unë e besoj që reforma është bërë nga ndërkombëtarët. Ata po flasin shqip. Reforma në Drejtësi është nën kurimin e ndërkombëtarëve dhe do shkojë deri në fund nën ndikimin e tyre. Nuk mund të na pranojnë në BE me këtë drejtësi e zgjedhje që kemi. Ne jemi në një prag ’91-shi, në kohën kur po përmbyset një regjim. Meta e Berisha tregojnë se mund të gënjejnë sërish Evropën, por nuk kemi kë gënjejmë më, nuk rikthehet më ’91-shi. Janë shqiptarët e 2019, të dielën ishin te panairi i bujqësisë, sepse kanë bërë para, ishin në panairin e librit, ishin në stadium. Shqipëtarët i njohin këta politikanë dhe duan t’i përzënë. Ky është muri ynë i Berlinit, që do rrëzojmë realisht. Në ’91-shin nuk e rrëzuam dot, tani do ta rrëzojmë, jemi gati.

Përplasjet për Kushtetuesen, kallëzimi i Dvoranit dhe paralajmërimi për videon …

Kjo s’do të thotë asgjë për Shqipërinë, por për Metën. Ai është në një moment delikat, edhe Berisha. Ky i fundit i përket një kaste 30-vjeçare. Kur të dalë para drejtësisë, nuk do marrin medalje, të jep tjetër gjë drejtësia. Edhe Meta, e Rama, të gjithë kanë frikë nga drejtësia. Por, Rama po e tregon në mënyrë tjetër frikën, Meta po bërtet, ndërsa Berisha e tregoi sot. Është problem thellësisht personal i politikës shqiptare, që po tenton të gënjejë ndërkombëtarët. Shqiptarëve nuk iu intereson shfaqja e politikanëve, po jetojnë normalisht jetën e tyre.

Sa i takon nivelit ekonomik, si po jetojnë shqiptarët?

Ka një mijë probleme në vend. Shqiptarët jetojnë keq, kanë probleme të rënda ekonomike, shëndetësore, pronash. Një qytetar me mirëqenie është më i aftë t’i kërkojë llogari politikës. Shqiptarët nuk kanë kohë për batutat e politikanëve.

Reforma Zgjedhore, sa larg apo afër i shihni zgjedhjet e parakohshme?

Mund të bëhen edhe në janar, edhe në maj. Problemi është kur po bëhet Reforma Zgjedhore. E rëndësishme është që shqiptarët të kenë një reformë zgjedhore, që do lejojë pastrimin e drejtë të të gjithë procesit.

8 komente në “Rudina Xhunga: Mënyra si komunikon Meta apo Berisha tregojnë pafuqinë e tyre, u përvëlovshin këta politikanë që shantazhojnë me video”

  1. NYC says:

    ne njeren video Meta ja merr ne goje Edi Rames

  2. Dari says:

    Kjo femra ne video eshte Grida Suma e cila kishte vene nje paruke si nje nga zyrtaret e Rames. Kjo eshte edhe detyra me e re e saj, percarja e kampit kundershtar ne ane te videove kompromentuese per PS-ne. Grigjes i pelqeu eksperienca e pare dhe tani mendon ta ktheje ne biznes kete punen e filmimeve, pasi i rezultoi me shume fitim.

  3. xhemal says:

    eshte nje semundje e rrezikeshme ne shqiperi ajo e dorezimit.e futjes ne nje thes te cdo gjeje te mire apo te keq e per ta patur me te lehte arsyetimin.kjo behet e rrezikeshme ku kete e bejne njerezit e i nformacionit te cilet me shume jane llafazane kafenesh poshte zyrave te politikane e e pushtetareve se misionare te progresit.perdhosin istitucionet e krijojne Klimen e mosbesimit ne fakt duhet te jete e Kunderta .ngjarjet analizohen me fakte e secilit ti jepet ate qe i takon.pervoja 30 vjecare na ka deshmuar e provuar se pergjegjesit e tragjedive kolektive jane te lire e akoma dhunojne dinjitetin e nje popullik .nuk eshte nxjerre mesim dhe flitet pak ne fakt duhet te jete ndryshe.pa u sheruar ato plage nuk mund te flitet per progres.gazetaret merren me lajme te dites marrin rrogen e kaq.

  4. Nik says:

    Znj. Xhunga nuk eshte korekte te thuash keta do jene “kurbane te drejtesise”, ne fakt kurbani eshte i pafajshem dhe keta zullumqaret e pushtetit dhe kprrupsionit vetem me kurbanin nuk mund te krahesohen!
    Eshte krahesim krrejt i pavend.

  5. Redi says:

    Nuk mendoj se Berisha eshte ne gjendje te tregoje se sa i perlyer eshte Rama. Jo per gje po nuk ka surrat, pasi zhvati, çau e perçau kete vend. Duke e ditur kete edhe nderkombetaret prandaj preferojne Ramen si partner per ngritjen e institucioneve te reja te drejtesise, se sa Berishen dhe PD-ne. Berisha ka nostalgji ende per drejtesine e dikurshme. Kur ishim ne, thoshte, tre i kishim ne, tre ata, duke e patur fjalen per anetaret e Kushtetueses. Ku ka ne drejtesi te mite, te tute, drejtesia eshte e vetes se saj dhe e paanshme.
    Persa i perket ketij shkrimi eshte se teprmi corodites.U bie qorazi te gjitheve, pa evidentuar shkaktaret kryesore qe kane cuar ne kete gjendje vendin.

  6. Sic volio sic uibeo says:

    Po ke te drejte…po mè ate kercenuesin e kryeministrit cfare u be?

  7. Farà hisllit says:

    Kjo po’ mallkon si ai katnarit te Cani
    Po’ mire ben rracen e vet komuniste te qelbur mallkon.

  8. ed surreli says:

    ti nuk bon as per ate “pune”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje