Vjedhje si nëpër filma: Të moshuarës në Fushë-Milot i grabisin 300 mijë euro "policët nga Tirana"

20 Nëntor 2019, 09:29Politika TEMA

Një grabitje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në në një banesë në Fushë-Milot, ku autorët kanë marrë 300 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e Taf Shabani.  Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë.

Autorët i janë prezantuar kësaj të fundit si policë nga Tirana me pretedimim se duhet të bëjnë kontroll, pasi djali i saj është arratisur nga burgu.

E moshuara tregon për Abc News se si ndodhi ngjarja.

Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek si plakat më.

Ku e ke djalin? Hyni njëri, jemi prej Tirane tha, të ka dalë djali prej burgu, ku e ke fut, e ke këtu?

Tre persona pashë unë që këtu, pastaj s’më lanë më me lujt më.

Pastaj më morën mua, më futën nëpër dhoma dhe më thonin ku e ke fut djalin.

I thashë për Zotin djali është në burg.

Jo thanë, djali ka ik, ku e ke fut? Ku e ke strehuar?

Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin, se ka djali armë?

Nuk e di i thashë ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne.

Ne kujtum se ishte policia, ata kishin qenë t’u vjedh.

Sharruan lekët që kanë qenë atje mrena në kasafortë.

Kanë marrë edhe plaçkat e nuses. Kasafortën e kanë hequr prej muri dhe e kanë marrë.

Kanë marrë lektë e tokës or djalë, kanë dit sikur janë lekë dhe i kanë marrë të gjitha, i kanë bërë grumbull dhe i kanë marrë me vete”, tha zonja e shtëpisë.

Ndërsa Taf Shabani, i zoti i shtëpisë, tregon se vlera e parave të grabitura është mbi 300 mijë euro.

300 e ca mijë euro. Kanë që në ‘90 kalamajt në Itali”, tha ai.

21 komente në “Vjedhje si nëpër filma: Të moshuarës në Fushë-Milot i grabisin 300 mijë euro “policët nga Tirana””

  1. tito says:

    300 mije euro ne shtepi?!

    1. Cudia says:

      Qyqja gruja! I kon mor lekat e djersos so bollit qe kan punu djemt qysh prej 90es. Tu kacavirr neper kangjella e ballkone tu rreziku jeten. Qysh atehere kena qen me prit me u hap bakat o vllaju me fut paret mbrena. Po kjo Shqiperi nuk bahet qe nuk bahet. Jena ne Evrop por bank nuk patme.

  2. populli says:

    Po pse Itali eshte burgu,?Kohe te keqia kane ardh vjedh hajduti ,hajdutin or tej!Imagjinoni ur te jete ne burg Toto Likja dhe te shkoj Sala me Lulin e tia vjedhe te gjitha parate qe ka ne kasaforte!Kjo eshte çenduri!

  3. shqip says:

    “Leket e tokes “. O eshte ulur injoranca kembekryq te keta njerez dhe ha byrek, ose parate nuk i fusin ne banka pasi nuk i justifikojne dot. 3 qind mije jane gati 36 milion leke. Po keta te mjere duken si engjej para Ilir Metes. Ai me nje te rene te Tel, “Alo Qimi , ke 700 e lame ate muhabetin ” . E te tjere mostra si keta poshte dhe ata larte. Pa harruar ata anash, ushtrine e batakçinjve ne te gjitha hallkat e shtetit. Troç, ” Shqiperi te kam dhjere, si s’te njoha dot njehere ” , do thoshte Konica i madh.

    1. Shqipe 2 says:

      O shqipe 300.000 euro jane 320.000.000 leke shqiptare, jo 36 milon

      1. shqip says:

        Shqipe 2, me te rejat. Se ne Shqipot kemi 60 vjete qe nuk u mesuam me lekun. Do kalojne edhe brezat e rinj, dhe ne akoma; me te vjetrat, me te rejat. Pershendetje!

  4. Nga vendi me i varfer ne bote,dranet na mbakan 300 mi euro ne shtepi dhe njerzit gjithe diten ne kafene!!!!!!!

  5. gjelkokoshi says:

    shihni se mos jane leket e grebitjes ne rinas, kot nuk osh fut ne burgj ai quni prej fush kruje a fush miloti

    1. pjeter says:

      Ai quniiiii,shqip or kokossh glieli,shqip,shkruhet me ÇÇÇÇÇ.Kaq te veshtire e keni ta kuptoni?

  6. polici says:

    Si do te jene fituar ato leke, problemi eshte kush i mori. Nese policia don ta gjeje se kush, e gjen. Problemi eshte nese policia eshte vertet e implikuar ato para ndahen mes shefit te policise dhe grabitesve. Per te vajtur deri tek shtepia e plakes ka plot kamera e sy qe i kane pare, keshtu qe vjedhja eshte ne bashkepunim me policine pamvarsisht qe jane prezantuar si police, por polic eshte shefi i policise qe e mbulon ate teritor.

  7. Vl says:

    Ska me lek populli, duhet me vjedh hajdutin tani. Kohe e keqe po ha ujku ujkun se delet mbarun

  8. Stop says:

    Parate e pista nuk mahen ne banke por poshte dyshekut. E si i thone nji llafi kush vjedh ne shtepine e hajdutit a kriminelit nuk kryen krim
    Hallall!

  9. Nikolin says:

    Haha haha sa komet te fort paska ber ky me emrin populli???

  10. Romak says:

    300 000 euro, ne pidh te sames.
    I lot truni puntorit europian me i pa 300 000,e jo me i pas vertet ne bodrum.

  11. Love Laberi says:

    I ka pas kursime nga pensioni…

  12. Pellazgos says:

    Me filmin Take In u “cuditen” shume Al-banians dhe thane,si ka mundesi qe te na dale ky “Emer I mire “ qe kemi ne bote.
    Edhe nje film tjeter na duhet dhe gati “Cmimi Nobel”.
    Ne Greqi thonin,(se ffshesa beri Pune) nenat femijve,flini gjume se do vine Alvanoi.

  13. Kerkushi says:

    Ka fillu Edvini me cu policat ke ata qe ruajne parate e Likes.

  14. Antikorupsioni says:

    Puna jone pune muti
    Pune te mire ka hajduti
    Po e zune ja vune
    Po e kapen ja hapen
    Kam 20 vjete qe punoje me rroge te shkelqyer dhe 300 mije euro as ne ender nuk i kam pare.
    Pyeti si I kane bere parat dhe flasim pastaj. Italia nuk eshte burdello, ka statistika. Ne te kundert burg

  15. Vl says:

    I lexova per kuriozitet te gjith komentet si nuk shkruajti nje per hajdutin le qe ca them dhe un po ne shqiperi vetem hajduti ska faj. Hahaha hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje