FOTOT: Me kafaz në ujë për të fotografuar peshkaqenët më të rrezikshëm në botë

23 Nëntor 2019, 12:24Lifestyle TEMA
FOTOT: Me kafaz në ujë për të fotografuar peshkaqenët

Për të realizuar një fotografi të “përkryer” nevojitet mund, pasion si dhe durim, e për ta dokumentuar këtë e dëshmon një fotograf i lindur në Londër por që jeton në Kaliforni, i cili rrezikon jetën e tij për të shkrepur diçka të bukur.

Euan Rannachan shumicën e kohës e kalon me peshkaqenët e bardhë, që konsiderohen si më të rrezikshmit të cilët i fotografon në gjirin e Meksikës.

34-vjeçari shpesh rrezikon jetën vetëm që të realizojë fotografi sa më të mira.

“Nuk ka asgjë në botë që më pëlqen më shumë sesa të fotografoj peshkaqenët e bardhë. Ata janë shumë të rrezikshëm, por ky fakt për asnjë moment nuk më ka frikësuar ose të mendoj që të heq dorë nga ky pasion”, ka deklaruar Rannachan. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje