Nga Spartak Ngjela
Asgjë nuk mund t’i ndodhë më as Shqipërisë dhe as bashkimit kombëtar shqiptar, në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Presidenti serb Vuçiç po qahet kudo ku po shkon në Perëndim, por jo në Uashington: “po formohet Shqiperia e Madhe”, iu thotë Vuçiç si i vrarë shpirtërisht, se po dallon bashkimin kombëtar shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Po, ku e di sekretin e historisë së ardhshme miku i Ramës, Vuçiç! Se mos e di Rama!
l.Lufta amerikane që u bë për Kosovën: ky është edhe sekreti i kësaj politike. Po pse, hajvanët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare do ta kuptonin këtë! Është e pakuptueshme dhe e frikshme për ta. Prandaj po rendin sa në Beograd e në Moskë, që të mundin Amerikën në Shqipëri.
Asfare, asgjë nuk mund të bëjnë. Këta janë edhe hajvanë, por edhe të shitur, dhe duan edhe shkatërrimin e Shqiperisë.
“O djem rrëmbeni armët”, bërtiti Saliu si i ndërkryer e gjithë frikë para disa muajsh. Askush nuk ia vari. Të gjithë këtë mllef e kanë nga frika e SPAK-ut që po ngrihet kundër tyre. Dhe të gjithë shqiptarët po presin SPAK-un.
Pushtetarët e korruptuar urrejnë SPAK-un, kurse shqiptarët po presin SPAK-un me padurim – domethënë se shqiptarët urrejnë pushtetarët e korruptuar.
Kurse në Kosovë, korrupsioni është më i zbuluar, se është rrëzuar me votë para një muaji. Edhe atje funksionon një Gjykatë Speciale.
Po kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama? Përgjigjia për të është shume e thjeshtë: qeveria që nuk ngjall besim në popull, duhet të largohet. Rama dhe qeveria e tij është i pabesueshëm: edhe për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët.
Tani këta krerë politikë në Tiranë janë gjithashtu dhe krejt të pabesueshëm për politikën e bashkimit kombëtar. Prandaj duhet të shkojnë drejt penalitetit.
Bashkimi kombëtar është historia e re e Shqipërisë, kurse e vjetra korruptive po shkon drejt likuidimit: edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë.
Dhe të gjithë këtë kohë mbarësie për shqiptarët e Ballkanit Perëndimor, e ka sjellë çlirimi i Kosovës.
ll.Ky bashkim kombëtar është sot i garantuar. Por, a ka aktualisht pengesa?
Pengesat janë vetëm të korruptuarit në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup që po shpresojnë te Beogradi.
Kurse disa injorantë të paguar në Prishtinë thonë se nuk e njohin Shqipërinë, “për ne – thonë këta – ka vetëm një shtet të Kosovës, dhe jo Shqipëri”; sepse ashtu mund të shkojë Kosova sërish nën Serbinë. Janë naivë të paguar nga Beogradi. Kush e di se që kur iu ka filluar rroga!
Korrupsionin shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë e bashkon krimi. Në fakt, Beogradi gjithmonë i ka blerë qeveritarët e korruptuar në Tiranë dhe në Prishtinë.
Këta janë në thelbin e tyre të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë dhe ata të Kosovës, të cilët, pasi i vodhën shqiptarët, tani duan t’i shesin.
Por janë të humbur.
Ndërsa në Tiranë vijon çështja Meta. Të gjithë po habiten me mazhorancën: pse po e vonon shkarkimin e Metës!
Rama, kij kujdes! se është kohë me impuls kjo. Dhe, jo me një impuls dosido, por me impuls amerikan.
lll.Edhe çështja Meta, pjesë e këtij fenomeni është, dhe në këtë fenomen hyn edhe Berisha. Të dy po duan destabilizimin e Shqipërisë, dhe këlthasin për armë. Por Meta na doli edhe si një sovranist antiamerikan. Komedia e dytë kjo e Shqipërisë: kryengritja e dytë fshatare që kërkon “babën”.
Pse, ky Meta do ta mundë të ardhmen e Shqipërisë, e cila është e futur brenda ombrellës amerikane? Nuk kupton fakiri që e ka krejt të pamundur ta mbajë gjënë e vjedhur. Do ta dorëzojë me gjithësej, sepse pastaj, ngec historia e pritshme e Shqipërisë.
Por, jo vetëm ai, të gjithë këta të korruptuar lodhen kot, sepse nuk e kuptojnë dot që ndërkohë po i ndëshkon historia e pritshme e Shqipërisë.
Çdo të thotë “të të ndëshkojë historia e pritshme e Shqipërisë”? Në fakt ky nuk është koncept që ka dalë në Shqipëri.
Çdo komb apo çdo popull ndodhet ngaherë në një crucifix pericolos, në një udhëkryq të rrezikshëm. Ndodhur në këtë udhëkryq ky popull ose shpërbëhet, ose hyn në një rrugë të re të zhvillimit të tij. Të dyja gjasat quhen histori e pritshme.
Kjo është sot edhe historia e pritshme e Shqipërisë. Por, korrupsioni i lartë, me dëshirën për kryengritje dhe për armatosjen e popullit, ka dashur dhe po dëshiron shpërbërjen e Shqiperisë, që të garantojë gjënë e vjedhur. Turp më të madh se ky nuk mund të ketë.
I pari këtë metodë e zgjodhi Sali Berisha, kurse tani e ka marrë edhe Meta: kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë me thirrjen “heroike” të shpëtimit të saj nga krimi, kur krimi janë vetë.
Asnjë shpëtim nuk kanë këta të korruptuar, vetëm po vonojnë shqiptart drejt pasurimit dhe shtetit ligjor. Meta, për ekspertizën perëndimore, e sidomos atë amerikane, konsiderohet një i korruptuar që nuk u bë dot diktator sepse nuk pati dot në drejtim një parti të madhe. Kurse Berisha është skeduar prej 20 vjetësh se përse luan.
Atëherë, çfarë duhet bërë me ta?
Vetëm SPAK e ka zgjidhjen: për të gjithë. Dhe ai po vjen këto ditë. Kurse mazhoranca nuk duhet të sillet vërdallë as për vënien në funksionim të SPAK-ut, dhe as për shkarkimin e Ilir Metës.
Çdo vonesë, është kundër Shqipërisë
AVOCAT NGJELA SHPESHE HERE I GJYKON GJERAT DREJTE PO NGANJEHERE JA FUTE KOT PO CFARE KOTI
NUK KA FRIKE FARE VUCIC NGA SHQIPTARET KETE HARROJE
SERBIA ME E MADHE SE SHQIPERIA
SERBIA ME FUSISHME EKONIMIKISHT
SERBIA KA 360 GRADE PORTAT TE HAPURA
ME EUROPEN
ME RUSINE
ME KINEN
ME TURQINE ( QE NE SHQIPERI NDERTON XHAMI E NE SERBI INVESTIME )
VUÇIÇ BENE LOJE DIPLOMATIKE PER TE GODITUR SHQIPTARET GJASME SHQIPERIA E MADHE POR AI E DI SHUME MIRE QE NUK KA SHQIPERI TE MADHE
AI E DINI JU ZOTI NGJELA SA TERHEQJE I KA BERE SERBIA NJOHJES SE KOSOVES PLOTE 15 DHE DERI NE FUNDE VITI DHE 5 TE TJERA ..
SERBIA DO MARDHENJE TE MIRA ME SHQIPERINE PASI KA INTERESA E SAJ DALJE NE DETE TREGETI TE LIRE ASNJEHERE NUK MENDOJNE POLITIKANET SERBE TI TREMBEN SHQIPERISE SE MADHE KUSH ESHTE SHQIPERIA E MADHE KOSOVA SHQIPTARET NE MAQEDONI APO MALIN E ZI EDHE SIKUR SHKOPIN MAGJUK TE KENI NUK E REALIZONI DOT . KETE QE THONI JU JANE ENDRA ME SY HAPUR.
AKO QE PO E DEMTONE SHQIPERINE ESHTE KOSOVA OSE ME SAKTE RAMA QE MERET ME TA POLITIKA SHQIPTARE DUHET TA ABANDONOJE KOMPLET KOSOVEN PER TE PARE INTERESAT E SAJ DHE ME SERBINE GJERAT FUNKSIONOJNE MIRE .
RAMA KUPTOHET MIRE ME VUCIC JANE DY NJEREZ TE KULTURUAR NUK JANE RAMBUSHA THACI APO KY ISLAMISTI FUNDIT ALBINI .
O Shkelzen, sa mire e fliske shqipen mor Burre……..Pash Zotin ma trego Rrogen qe ta japin UDB-ashit ???
Shqipetaret jane bashke sido qe te jete Puna……..ashtu do jene gjithe Jetes….mos e harro Shkelzen…..Ber….
Hajt n`mut somes shkofsh….
Shkelzen ik pirdhu.Paske mut ne koke e qelbe portalin.
Problemi i Shqiperise eshte tejet i koklavitur pasi ,ja e nxorre Ilirin te semure psiqik,po pastaj,ç’fare mund te beshe me Saliun,pasketaj,me Murizet,pasketaj me Ngjelet,Lubonjet e kompani !Ketu nuk eshte njeri dhe u zgjidh kjo pune,ketu te gjithe ngjajne si te shtruar ne nje spital psikiatrik ku doktori(Rama) i futur ne mes ,sa ndigjon njerin krah ,i pergjigjet krahu tjeter duke i thene:Mos e ndigjo se eshte budalla!Dhe budallalleku i ketij vendi nuk ka fund,ate e gjene ne presidence,ne opozite,ne avokati,ne prefesorllek,ne doktor shkencash,ne rruge,ne lagje,ne komune e me gjere pra ne tere spitalin qe quhet Shqiperi!Ndaj dhe doktor Rama e ka te veshtire me keta paciente qe nuk jane kuruar prej mese 25 vite e per pasoje truri i tyre ka imunitet ndaj dozave sa do te forta te jene ato!
E sipas teje ore SHKELZEN serbi, Rama duhet te behet me Serbine per ta shkaterruar Kosoven apo. Ah ty ti shkerqifsha krejt fisin ore r.q. Zhduku nga kjo faqe welbesire serbo greke.
KY POPULL U LODH SE PRITURI , HAPAT E BRESHKES .
META ,ESHTE ME RAMEN ,BERISHEN , KOMPLOTISTET KERKOJNE ME CDO KUSHT TE LARGOHEN NDERKOMBETARET , TA MARRIN FRENAT E DREJTESISE SE PLEPAVE PERSERI . TE SHPETOJNE LEKUREN E TYRE TE QELBUR .GJOJA ME PRETENDIMIN E SOVRANITETIT TE SHQIPERISE . HAHAHA SOVRANITETITI NE DUART E KETYRE HAJDUTEVE , QE E KANE BERE KETE VEND FERTELE
O Turja,
Rama na e paska te vershtire???? Rama eshte pjesa e madhe e asaj qe thua ti vete.
Ti duhet ta kishe emrin Largim sepse ske asgje te perbashket me emrin Afrim ku pa tjeter qe keshtu do mendosh !Rama mund te kete 98 te keqia por ka dy te mira hajdut dhe vrastar kur nuk ka qene i tille se eshte qytetar e jo fshatar apo malok or Largim! Po ti ke nje te drejte se bagetia ka zbritur ne qytet e tash ai ju duket njelloj si te tjeret!Se fundemi po te qe edhe ai si te tjeret nuk ndermerte gjithe kete lufte per te hequr balten nga rruget e asfaltuara por bente rrotacionin me te gjithe kete llum dhe jetonte si pasha pa pike telashi or mik qe ngaterroni sapunin me djathin se e keni hengur per mese 25 vite radhazi!Kur nxjerr te tille konkluzion si i Yti ,nje motiv me shume per te besuar qe Shqiperia nuk behet sepse ne nje vend mund te ngreshe infrastrukture por po nuk u be njeriu eshte e kote se vjen “Vetçvendosja” e ta djeg shtepine!
Mazhoranca me Taulant Ballen eshte e mbaruar, pasi i ben thirje nga kuvendi president te kontrolloje veten, ai duhet shkarkuar menjehere eto vazhdojne komunikimin zyrtar qe ne kete rast nuk ka kuptim.
Super Taku si perhere ! Analize Brilante dhe e Shkèlqyer ! Rrofsh 1000 Vjet Avokat Ngjela
Koha ka vertetue se populli i shqiperise nuk ka arrite te nxjerrin nji njeri adapt nacionalist me vizion te kjarte drejt nji zhvillimi si komb e jo per xhepin e vet.Ne jemi te krahut spektator ne pritje te SPAK-ut sic thote TAKU i vjen hakut.
Zoti avukat Nuk i bihet fyllit gjithmon me nje brime Ju keni plotesisht te drejte per sa i perket atyre pikave qe i keni ngritur vazhdimisht per politikanet tane te korroptuar dhe politiken tone te brendeshme Problemi yne eshte shume i madh me lojrat qe ben perendimi europian duke na mbajtur me premtime per hyrjen ne BE dhe vazhdojne akoma shtyrjet e tejzgjatura duke gjetur justifimime te ndryshme Rumania dhe Bullgaria u pranuan per antaresimin ne BE gati 2 dekada Te cilen jane shume large nga gjiografia me perendimin Kurse per Shqiperine qe eshte nje vend strategjik me perendimin te cilen lidhemi nepermjet Detit Adriatik, BE na ka vene kushtet per ti ralizuar Atehere lind pyetja Si duhet vepruar me komshijnte tane qe na kane dhene mundesine per te levizur pa viza Kur ne te kundert po veprojne shtetet e perendimit, te cilen kerkojne dhe vendosjen e vizave Jam nje qytetar me dekumenta te rregullta prej gati 20 vitesh dhe i shoh me syte e mi shqipetaret qe kane marre rruget neper shtetet europiane per te punuar dhe nuk ka nje ambasade apo shoqate qe ti perkrahe dhe ti sistemoje Popullit nuk i intereson fort politika se ku jane interesat e kesaj pale dhe anasjelltas Populli do pune dhe jo propogande Komshijve i kemi hapur deren si per gezime dhe hidherime Ta kemi mire me komshiun
O Taku je FLORI 24 Karat dhe i Pazëvendësueshëm !! Avokat Ngjela duhet të jetë MBRETI I SHQIPTARISË dhe SHQIPTARËVE! E ke Qarë me Lot ANALIZËN E Sotme TAKU ! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për AVOKATIN e NDERUAR SPARTAK NGJELA
Taku mos derdellit kot per bashkimin me Kosoven se nuk eshte ky problemi yne!
Se kush eshte Berisha,Basha,Meta etj e dine te gjithe:E kane mbushur kupen per ne Rec!
Por e keqja me e madhe eshte Rama,qe ka rrenuar shtetin ligjor,administraten qendrore dhe vendore,ka asfiksuar demokracine duke i mbyllur gojen shqiptareve per t’u ankuar per padrejtesite dhe korrupsionin qeveritar!
Rama therret “Ku eshte korrupsioni” tek unaza e re,kur ai ben MUUUUU,por ai i del ne mbrojtje!
Ka korrupsion thote Rama,se fajin e ka drejtesia,por ben sikur nuk kupton se korrupsionin e bejne zyrtaret e tij e jo gjyqtaret!
Po rruga Milot-Balldre me kosto 500 milion euro ,per 17 km pse duhrj parashikuar me tunel kur eshte e gjithe fushe?
A e di Rama se Kina ndertoi nje ure,60 km, ne det qe lidhi kontinentin me nje ishull turistik me kosto 600 milion dollare?
A nuk eshte kjo rruge KORRUPSION GJIGAND?!
Analize ekselente.Gjithmone Drejt Gjykon Z.Ngjela.eshte Shqiptar i Madh dhe i Vertete !!.SHBA po ndjek Kursin e nisur qysh heret nga Presidenti Nderuar Willson ! Rrofte Amerika ! Rrofte Shqiperia ! O Sot O Kurre ! Ka ardhur Dita qe te korruptuarit dhe Tradhetaret te Marrin Denimin e merituar. Denim Maksimal dhe Konfiskim te pasurive te Paligjshme ,Rrofsh o Tak se na Mbushe zemren me Shprese.
Si gjithmon i perpikt profesor. Avokat …flm shume
Bashkimi kombetar thote Taku. Nje histori me te cilen kane luajtur perhere politikanet shqiptare, nga Enver Hoxha, Berisha dhe te tashmit. Taku harron se shqiperia eshte nje vend I prapambetur, qe s’ka uji, drita e rruge, nje vend pa fuqi investuse. Si mund ti imponojne komunitetit nderkombetar bashkimin kombetar shtetet me te varfera te evropes? Taku le menjane faktorin me te rendesishem e qe shqiptaret e kerkojne me shume, zhvillimin ekonomik. Ky vend se pari duhet te zhvillohet, te mbush barkun me buke, te jetoje si popujt e tjere e pastaj te mendoje per gjera te medha, bashkime etj etj. Pa shiko more Taku se cilat vende bejne lligjin, cilat imponohen dhe percaktojne edhe fatin e te tjerve. Jane vendet e zhvilluara, vendet e fuqishme. Te varferit meren me hallet e perditeshme dhe presin nga te tjeret.
Ne fillim, Spartak Ngjala nuk humbte rast pa thene RAME ZIU. Pastaj befas e hoqi nga fjalori kete fjale!!!
Me sa duket, I MER REGULLISHT KESTET NGA RAMEZIU prandaj e ka qepur gojen!
He he! Nuk eshte kaq budalla Taku! Vertet burgu e goditi ne tru te vogel dhe e la cyryk, por jo deri ne ate mase sa te mos e njohe KESTIN!