Familjarët dhe të pranishmit në sallë panë tmerr me sy, kur akrobatja britanike ra nga 9 metër lartësi.
Jackie Louise Armstrong po performonte në skenë, kur ndodhi aksidenti i rëndë.
Stafi vrapoi për t’i dhënë menjëherë ndihmën e parë 35-vjeçares, e cila mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda.
Ngjarja ndodhi në “Zippos Christmas Circus Show” në orën 6 të pasdites së djeshme.