"Atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit", Edi Rama: Kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit ju më bëte hero, s’jam tradhëtar sot që mbroj idenë e “Shengenit rajonal”

27 Nëntor 2019, 22:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një postin në rrjetin social facebook u ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që e kanë akuzuar dhe e akuzojnë për tradhëti dhe në këto ditë të vështira për shqiptarët.

Postimi i plotë i Kryeministrit:

Të gjithë atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit, fjalët më poshtë po u përcjell:

E para, është një gënjeshtër me bisht që u kërkohet “taksë” kalimi automjeteve që sjellin ndihma në Shqipëri! Zero! Kompania që investon në Rrugën e Kombit dhe garanton mirëmbajtjen e saj, e ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve të kësaj “takse” për çdo automjet ndihmash. Ky është fakti dhe gënjeshtra që ka marrë dhenë në rrjetet sociale është vetëm një gënjeshtër. Të cilën e përsërisin dhe e përhapin jo ata që sjellin ndihma, po ata që e kanë me të dëgjuar! Popujt thonë kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta ende s’ka veshur dot pantallonat.

Tarifa e shërbimit (jo taksa, po tarifa e shërbimit për Rrugën e Kombit), nuk është një tra i vendosur për të penguar shqiptarët të vijnë nga Kosova a të shkojnë në Kosovë, siç predikojnë ata që s’e kanë mësuar akoma atë shprehjen kuptimplotë, që në paqe forma më e lartë e patriotizmit është të paguash taksat! Jo, ajo tarifë është një kontribut i çdo përdoruesi të rrugës, për ta pasur rrugën që përdor sa më optimale dhe sot, nuk del dot dikush që i ka sytë në vend që të thotë se Rruga e Kombit, nuk është shumë më e sigurtë e më e mirëmbajtur, se sa përpara vendosjes së tarifës.

Dhe e fundit, unë nuk isha hero kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit dhe ju më bëtë hero! As nuk jam tradhëtar sot, kur mbroj dhe do ta mbroj deri në fund, idenë e Shengenit Rajonal! Jo, unë jam po ai, që as nuk fluturoj kur më bëjnë hero, as nuk ndalem kur më bëjnë tradhtar, e i dal për zot fiks po njësoj, bindjeve e ideve të mia. Sepse nuk e kam marrë këtë detyrë për t’iu pëlqyer të gjithëve çdo ditë, po për t’u kujtuar me respekt nesër edhe nga ata që s’do më duan kurrë, kur ditët e mia në detyrë të kenë mbaruar; si një shqiptar kokëfortë që i shërbej me zemër vendit tim, që e mbroj të vërtetën time megjithë zemër dhe që di ta bëj këtë detyrë më mirë se të tjerët – deri kur të dalë natyrisht ndonjë tjetër, që s’e njohim akoma. 

Kaq për këtë temë, se më duhet të zbres tani nga makina, për t’u kujdesur për sistemimin në hotel të disa familjeve të tjera fatkeqe. Përqafime të gjithëve, edhe atyre që do vazhdojnë të më shajnë, sepse e di që kujtojnë vërtetë se kanë të drejtë, siç e di që do më japin të drejtë një ditë, kur koha të tregojë ashiqare se janë krejt gabim.

13 komente në ““Atyre që shfryjnë mllef e helm për “taksën” e Rrugës së Kombit”, Edi Rama: Kur e mbrojta pavarësinë e Kosovës në mes të Beogradit ju më bëte hero, s’jam tradhëtar sot që mbroj idenë e “Shengenit rajonal””

  1. Malo says:

    Pse pikerishte ju do ti sistemoni ne Hotele,a ska njeres te tjere,apo pa tjeter duhet te beni Show si gjithmone edhe sote.

    1. Meritoni says:

      aman,te lutemi,mos e mrojë më Kosovën!
      gjdo mbrojtje e jotja,Kosovës po i kushton me teritor,prandaj nuk kemi nevoj per mrojtjen tënde!
      detyrë e jotja është ta bësh Shqipërin,te cilen e ke katandisë ne humnerë.
      maskarallëkun qe ke krijuar me shtetin Shqipëtar po mumdohesh ta fshehesh,por,dije se populli nuk do ta falë!
      TRADHËTAR,I TILLË JE,ITILLË DO TE VDESESH!

  2. Visi says:

    O Edo pse mburresh kot mor njeri s’ishe ti i pari që ia the Vuçiçit se Kosova është e pavarur,këtë para teje ia kishin thënë të gjithë diplomatët perëndimor që kishin vizituar Beogradin dhe vazhdojnë ta thonë prandaj mos e bëjë heroin këtu se nuk të shkon.
    Por edhe sikur të kishe luftuar për Kosovën,ashtu si Thaqi,nuk të lejohet të bëshë çfarë të duash ti pa pyetur askënd në Shqipëri
    e Kosovë as ty e as Hashim Thaqit.Pra një vepër e mirë e mëhershme nuk e arsyeton tradhëtinë e mëvonshme.E sa për heroj mund të flitet vetëm për lojtarët e kombëtares që në mesin e një turme të tërbuar të 40 mijë serbëve mbrojtën simbolin kombëtar e sa për “heroizmin ” tënd mburresh kot.

  3. PANDELI MAJKO TI MENAGJON LEKET E SOLIDARITETIT-JO ARBEN AHMETI HAJDUTI says:

    EDI MOS E TEPRO IK NDERTOJU SHTEPITE ATYRE QE KAN NEVOJE SE MJAFT KE PJERDH KETO 6-7 VJET ,,NUK KEMI NEVOJE PER FJALE SE KETO I MER ERA MIRE THUE EDHE TI ,,MOSI VIDHNI LEKET KESAJ HERE OK SE JU EDHE LAL ERI E KENI IQIK MERAK LEKUN E TE TJETERIT DHE NGA QEVERIA JUAJ VETEM PANDELI MAJKO NUK ESHTE HAJDUT

  4. aleko says:

    Po , hero e bene , se nga Shqipetaret lider eshte I pari qe e deklaroi ne Beograd as kush tjeter para tij.Ku eshte mburrja ketu or visi,Ay zberi veten hero, Shqipetaret e shpallen te tille dhe jane po ata shqipetare qe tash po I thone tradhetare…ha ha >>Pune shqipetaresh!..

  5. Timi says:

    Injorantë kemi mjaftueshëm fatkeqësisht. Dhe nuk i heqim qafe lehtë. Duhen dekada.

  6. sadik says:

    o tradhetar ti pamvarsin e kosoves e mrojte ne beograd pa mitrovicen keshtu edhe serbia e njefe kosoven

  7. Ergi says:

    Ky eshte bere delirant 100%.
    Ka rrjedhur fare!

    Ik fli gjume shoku dhe lere te flasi lulushi per sot, se po thua traplleqe. Jepi lulit te beje ndonje pune per ty, per cfare ja jep gjithe ato leke!

  8. Qelbesira nga Vicidoli says:

    Respekte Serbi -Greqi -Rumani -France

  9. Patroiti says:

    Edi Rama, shendet dhe sukasese. Pamvaresisht se ne rrugen tende ne interes te kombit dhwe qytetareve shqptare, ke patur dhe ke , gure, drure, fera e gjemba, juve zoti Rama, dote ngeleni ne histori per mire.
    Se sa, dhe si ekini mbrojtur Kosoven, ne Beograd dhe ne kancelarit perendimore, vetem ata qe shikojne e ata qe sdegjojne se kane pare e degjuar, ketyre fatkeqesisht u shtohen edhe kritizeret politik, karieristet, llafazanet qe duan pushtet e kredo plitike dhe ata injorantet e servilat qe kerkojne nonje llomke nga pushtetare qe kerkojne te vine ne pushtet brenda e jasht kufijev jasht kufive tane.
    Tani mos u mer me kete kategori , se imedjate kini mbrojtjen e qytetreve te demtuar nga termeti, per te normalizuar jeten e tyre dhe per likujdimin sa me pare te pasojave katastrofale qe la termeti i 26 Nendorit. per te ndertuar shtepit e demtuara.

  10. gjergji says:

    Visi e ke gabim.Edi Rama eshte njeriu I pare qe ne Beograd kerkoj njohjen e pamvaresis se Kosoves.Deri athere asnje diplomat apo burre shteti nuk kishte guxuar ti kerkonte Beogradit njohjen e Kosoves,ndaj ai asht krenar per ate qe ka thane e thote hapur.Rama eshte kryeministri me I afti,me patrioti I 30 viteve te fundit.Ngritja e sensibilitetin mbarshqiptar e vecanarisht mbar kombetar per katastrofen natyrore qe pllakosi vendin,tregon thjeshte intelectin politik e drejtues te tijin.Un nuk di se grupet e shpetimit ,ndihmat markombetare e vecanarisht nderkombetare te arrijn kaq shpejt ne cfar do shteti ne bote.Ptandaj per te miren e kombit ai nuk ben shou.Nuk eshte koha per politike,por per bashkim markombetar per te kaluar mundesisht me lehte gjendjen katastrofike te katastrofes natyrore.Malo ,po detyre e tija asht ti kontollojne zbatimin e detyrave te qeveris,mundesisht me shpejt e drejte qe te minimalizoj keqperdorimet e vjedhjes si pjese e pandashme te realitetit shqiptar.

  11. Loni says:

    Cfare beri qeveria nga termeti fundit? Cfare masash mori? Kjo do jete analize…qeverite per kte pune jane jo per sfilata e cupelina qe te filmojne ty…

  12. GJIGANDI says:

    O KRYEMINISTER O VELLA O SHOKE O ARTISTE O PÉDAGOGUE O EDI JE NJERI ME VLERA TE MEDHA JE VERTET GJIGANDE .
    POR PO I ULNI VLERAT VEHTES DUKE U MARE ME KOSOVEN LERE KOSOVEN KU ESHTE HARROJE ZOTERI C’ ESHTE KJO KOSOVO-FOBI QE SHQIPTARET KANE MOS VALLE NUK I KA DALE AKOMA ANESTEZIA E ENVER HOXHES PER KOSOVEN.
    NANO TAKOHET ME MILLOSHIN QUHET TRADHETAR
    RUGOVA QENDRONE NJE JAVE TE MILLOSHEVICI DHE ME AVIONIN E MILLOSHIT SHKONE NE ITALI SUHET HERO OSE I KIDNAPUAR ESTRAFA E BALLSHIT
    THACI DARKON ME VUÇIÇ ESHTE NORMALE DARKE PUNE .
    RAMA NJE KAFE ME VUÇIÇ TRADHETAR E KUPTONE ME CFARE LLOJE KAFSHE KE TE BESHE NDAJE JU LUTEM ZOTERI JENI VOTUAR NGA SHQIPTARET DHE PUNO PER SHQIPTARET NESE JE VOTUAR NGA SHQIPTARET DHE PUNONE PER KOSOVARET DUHET TE DEKLAROHESH QE TE MOS VOTOJME ME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje