Menaxhimi i krizës së shkaktuar nga tërmeti/ Çuçi: Vlerësim gjendjes së godinave, përllogaritje e dëmeve

29 Nëntor 2019, 15:58Sociale TEMA
Menaxhimi i krizës së shkaktuar nga tërmeti/ Çuçi:

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë sot, ku i është ngarkuar detyra nga Këshilli i Ministrave si koordinator i grupit të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga tërmeti në qarkun e Durrësit, ka nisur punën me strukturat dhe autoritetet që po ndjekin hap pas hapi në terren situatën e vështirë në përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga Kryeministri Edi Rama.

“Falë përpjekjes së madhe të ekipeve të emergjencave nga brenda dhe jashtë vendit, operacioni i kërkim-shpëtimit po shkon drejt fundit.Tani po bëhemi gati të nisim një fazë të re, po aq të vështirë sa kërkim-shpëtimi dhe që kërkon angazhim maksimal të të gjitha strukturave.” – shprehet Çuçi.

Ministri Çuçi bën të ditur se, grupe të përbashkëta pune me inxhinierë dhe teknikë shqiptarë e të huaj do të bëjnë vlerësimin e gjendjes së godinave, izolimin e tyre sipas rastit dhe përllogaritjen e të gjitha dëmeve.

“Ky proces i paraprin përpjekjes tjetër të përbashkët për rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti shkatërrimtar dhe strehimin e të gjithë banorëve”- shprehet ai.

1 komente në “Menaxhimi i krizës së shkaktuar nga tërmeti/ Çuçi: Vlerësim gjendjes së godinave, përllogaritje e dëmeve”

  1. Alba.ny says:

    Kjo është per të vene duart ne koke!
    O Kryeminister, qe dole me i paafte, më i papërgjegjshlm, me i papergatitur, me lakuriq se te ajo fotoja e famshme: kryekoordinator vihet zevendesi yt ne Qeveri, jo zevendesit ne krevatet e isheve te tua.
    Ai Çuçi ka tru me pak se Cuci i Lasgushit, edhe per faktin qe e pranon kete detyre. Sepse vec koordinimit, atij i duhet edhe te urdheroje.
    Mund te urdheroje ai Ministren e Mbrojtjes?? Ministrin e Brendshem?? Drejtorin e Emergjencave??
    Dmth qe plani qeveritar është i deshtuar pa filluar zbatimi.
    Dmth qe ky termet I dha fund besimit tone dhe legjendes tende per nje bast me Historine.
    Qeverisja jote është e vdekur, e deshtuar.
    Ne histori do te mbetesh po aq i demshem dhe i pasuksesshem sa Saliu, Nano, Meksi, Meta …
    Vetem nje fakt te zhben si qeveritar: nuk anullove vendimin e Berishes per Institutin Sizmik.
    Doja te te pyesja a e kupton, por nuk po te pyes, se ti nuk kupton gje. Arsyen se pse duhet ta kërkosh vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje