Tërmeti i 26 nëntorit ka vënë në lëvizje shumë shtete për të ndihmuar Shqipërinë dhe Shqiptarët në momentin e vështirë kur tërmeti I magnitutës 6.4 ballë righter goditi vendin.
Deri tani flitet për një bilanc të rëndë jetësh të humbura, qindra të lënduar, dhe qindra objekte të shkatërruara. Përvec ndihmës që po vjen për shqiptarët nga vetë shqiptarët, në vend dhe nëpër botë, shumë shtete kanë ofruar ndihmën e tyre, raporton newsbomb.al.
Ja cfarë kanë ofruar deri tani 12 shtete:
Bullgaria – 100 mijë euro u alokuan nga qeveria bullgare për ndihmë humanitare në Shqipëri
Kroacia – Një skuadër kërkimi dhe shpëtimi e përbëre nga 15 anëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Brendshme dhe një skuadër kërkimi dhe shpëtimi qensh, plus dy helikopterë ushtarakë.
Franca – Tre skuadra që kanë në përbërje 100 efektivë që I përkasin Mbrojtjes Civile, Batalionit të Zjarrfikëseve të Marsejës dhe zjarrëfikës nga jugu I Francës. U dërguan me dy avionë francezë: nnjë Beechcraft super king Air 200 për transport ndihme dhe një cargo Bombardier Dash.
Greqia – Dy njësi ekspertë tërmetesh EMAK (Njësia special për menaxhim fatkeqësish) që kanë 40 anëtarë dhe qen kërkim shpëtimi, makineri dhe një avion C-130 me ushqime.
Italia – Një njësi kërkim shpëtimi urbane nga National Girefinghters Corps që ka në përbërje më shumë se 20 specialistë të fushës në kërkime operacionale, asistencë mjeksore dhe inxhinierë. Shumë shpejt 200 vullnetarë të trajnuar nga Mbrojtja Civile
Kosova – 500 mijë euro nga qeveria e Kosovës dhe gati 3.5 milionë euro nga popullsia e Kosovës. 110 operatorë të specializuar dhe 40 pjestarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës të njësive të kërkimit dhe shpëtimit.
Maqedonia e Veriut – Ka dërguar ndihmë financiare sikurse edhe dronë me kamera për kërkimet e të mbijetuarve nën rrënoja. Skuadrat e shpëtimit janë në terren ashtu sikurse edhe paisjet e pastrimit të rrënojave.
Rumania – Dy avionë Alenia C-27 J Spartan, një helicopter, kamionë sikurse edhe një total prej 52 zjarrfikësish IGSU si dhe doktorë dhe infermierë, plus 12 tonë material për kërkim dhe shpëtim duke përfshirë edhe qentë. Kisha Orthodokse rumune ka lancuar një fushatë mbledhjesh fondesh që në 26 nëntor.
Serbia – Një brigadë zjarrfikësish sikurse njerëz për ndihmën e parë
Zvicra – 15 specialistë të Njësisë së Ndihmës Humanitare Zvicerane
Turqia – Një avion Airbus Atlas me 28 persona të kërkim shpëtimit, tre makineri dhe një total prej 500 batanijesh dhe 500 pakosh me ushqime për viktimat e tërmetit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Një njësi personeli nga Mbështetja civilo-ushtarake e dislokuar në Kosovë mbërriti në Shqipëri. (newsbomb)
Faleminderit, faleminderit!!!
Bravo shqiptarve te kosoves
Jua kthefshim per mire, kure mos i prekte fatkeqsia…! FALEMINDERIT DHE KURE S’DO JUA HAROJME
Bravo e Madhe per te gjithe ato qe na kane ndihmuar duke u ndjere prane nesh. Vetem se ndihmat qenkan ne perpjestim te ZHDREJTE me fuqine e shtetit. Sa me i pafuqishem shteti aq me e madhe ndihma. Pra rol te vecante luan zemra e atij qe vendos te ndihmoje.
Nuk e duam ndihmen e Maqedonise, Greqise, Spanjes, Rumanise, te Frances as te Serbise, kthejauni pas ketyre shteteve qe mbetën armiq te kombit shqiptar.
Bravo vellezrit tane te Kosoves dhe gjak yne kroatet.
Mundohem, por nuk arrij dot t’i kuptoj këto kritere përjashtimi.
Mundet që, për arsye historike relativisht të vona, faktorët Serbi e Greqi të gjenden brenda arsyetimit tuaj. Mundet që Spanja e Rumania të përjashtohen prej jush për arsyen se ende nuk e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës. Mundet që, për shkak të disa zhvillimeve shumë të freskëta makropolitike e kulturore/sportive, as Franca nuk meriton mirënjohjen tuaj.
Por logjika juaj më bën edhe kureshtar: përse, sipas jush, Maqedonia e Veriut na qenkësh aspak e mirëpritur ndërsa kroatët “gjaku ynë”?
Nëse kjo ndodh ngaqë mund të keni lexuar diku/diçka mbi ilirët dhe shtrirjen e tyre në Ballkan, nuk besoj se e keni bërë këtë në mënyrë të mjaftueshme.
Ndër të tjera, mund të kuptoni se ndonjë tjetër, me të njëjtën optikë si juaja, do të përjashtonte edhe Turqinë, Austrinë, Italinë e Gjermaninë, si vende agresore që dikur na kanë pushtuar. Po me të njëjtën logjikë, do të duhej të refuzonin qeveritë e SHBA e UK, që nuk dhuruan kokërr leku.
Një djalë yni, teksa një skuadër shpëtimi greke po e nxirrte nga rrënojat, iu drejtua njërit prej tyre – në gjuhën e tyre – me fjalët “Kur të më nxirrni prej këtu, ku do ta pimë një kafe bashkë?”.
Nuk di ç’do të kishit bërë ju në vendin e tij, po të kishit qenë në të njëjtin hall.
Nëse nuk jeni në gjendje të falenderoni, një këshillë e mirë për ju – meqë nuk përfaqësoni njeri tjetër veç vetvetes – do të ishte të mos shpreheshit në numrin shumës e madje do të bënit mirë të heshtni.
Zoti “Ai”!
Mundohem, por nuk arrij dot t’i kuptoj këto kritere përjashtimi.
Mundet që, për arsye historike relativisht të vona, faktorët Serbi e Greqi të gjenden brenda arsyetimit tuaj. Mundet që Spanja e Rumania të përjashtohen prej jush për arsyen se ende nuk e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës. Mundet që, për shkak të disa zhvillimeve shumë të freskëta makropolitike e kulturore/sportive, as Franca nuk meriton mirënjohjen tuaj.
Por logjika juaj më bën edhe kureshtar: përse, sipas jush, Maqedonia e Veriut na qenkësh aspak e mirëpritur ndërsa kroatët “gjaku ynë”?
Nëse kjo ndodh ngaqë mund të keni lexuar diku/diçka mbi ilirët dhe shtrirjen e tyre në Ballkan, nuk besoj se e keni bërë këtë në mënyrë të mjaftueshme.
Ndër të tjera, mund të kuptoni se çdokush tjetër me të njëjtën optikë si juaja, do të përjashtonte edhe Turqinë, Austrinë, Italinë e Gjermaninë, si vende agresore që dikur na kanë pushtuar. Po me të njëjtën logjikë, do të duhej të refuzonin qeveritë e SHBA e UK, që nuk dhuruan kokërr leku.
Një djalë yni, teksa një skuadër shpëtimi greke po e nxirrte nga rrënojat, iu drejtua njërit prej tyre – në gjuhën e tyre – me fjalët “Kur të më nxirrni prej këtu, ku do ta pimë një kafe bashkë?”.
Nuk di ç’do të kishit bërë ju në vendin e tij, po të kishit qenë në të njëjtin hall.
Nëse nuk jeni në gjendje të falenderoni, një këshillë e mirë për ju – meqë nuk përfaqësoni njeri tjetër veç vetvetes – do të ishte të mos shpreheshit në numrin shumës; madje do të bënit mirë të heshtni.
Bravi, faleminderit
Z. Mero Baze.
Ne Tırane qarkullojne thenıe qe Nje person, quhet Farı Ballıu endet neper Europe bashke me 3 persona te tjere, dy persona nga PD dhe nje shqıptar qe banon ne Belgjıke dhe merret me trafık droge, po kontaktojne shqıptar dhe shoqata te ndryshme duke kerkuar ndıhma per te demtuarıt nga termetı. Kerkojne jo ndıhma materıalı por ndıhma monetare dhe per kete ı kane dhe nje numur llogarıe te nje bıznesmenı shqıltar ne Pogradec.
Do ıshte me shume ınteres qe ky ınformacıon te verıfıkohej.
Pershendetje te gjithe atyre qe po ndihmojne me pjesmarrjen e tyre ne kete moment. ??
Shumica e vendeve që kanë ofruar ndihmë në këtë katastrofë që ka gjetur popullin Shqiptar janë vende me ekonomi të dobët, por kanë zemergjersi dhe bujari të madhe. Ku është Gjermania e fuqishme? Ajo që i do shumë Shqiptaret. Apo do vijë të hapi dyqanet e floririt siç veproi në Greqi në periudhën e krizës ekonomike dhe zhvaten çdo kujtim familjar, varse, unaza, dhe çdo gjë me vlerë duke ja marrë badjava hallexhinjve për një kothere buke
Edi Rama nuk duhet të japë asnjë license në këtë lloj biznesi, janë shumë të rrezikshëm dhe këto raste presin.
Kujdes! Mos u zhgenjeni se nuk te falin gramin.
Falenderime nge cdo zemer shqiptare
akte humane,bravo dhe faleminderit ZOTI jua shperblefte me te mira
Nuk pame ndonje te prapavijes amerikane. Cfare po bejne, apo sehir?
Falemnderit të gjithëve pa përjashtim nga kush shtet vijnë.
Njerëzit janë humanë dhe kjo është kryesorja.
Shqiptarët nuk do ja harrojnë kurrë ???