SOLIDARITETI për banorët e prekur nga tërmeti: Samir Mane dhuron 1.2 milion euro, Bankers 1 milion USD

29 Nëntor 2019, 11:10Sociale TEMA

Biznesmeni shqiptar, Samir Mane, ka vendosur të dhurojë 1.2 milionë euro për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Ndërkohë edhe kompania Bankers ka dhuruar 1 milion USD për tu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

Njoftimi i Grupit Balfin:

“Bordi Drejtues i Grupit Balfin nen kujdesin e vecante te Presidentit Samir Mane, dhe kompanite perkatese te Grupit vendosen sot qe te akordojne shumen prej 1.2 milione eurosh per te demtuarit nga termeti ne Shqiperi.

Pervec kesaj shume te akorduar, kompanite e Grupit Balfin, si Spar, Neptun, Jumbo, etj, jo vetem te Shqiperise, por edhe te Kosoves, Maqedonise, Bosnjes, e keshtu me radhe, qe ne diten e pare, i kane qendruar prane banoreve te pastrehe, duke u ardhur ne ndihme me mjetet e nevojshme dhe bazen ushqimore. Grupi Balfin ben te ditur se ndihmat e Grupit do te vijojne cdo dite”.

Njoftimi i Bankers:

“Këto ditë kanë qenë shumë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe të gjithë ne që e shohim veten si pjesë e këtij vendi të shkëlqyer. 

Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehë, duke kërkuar të dashurit e tyre, duke vajtuar të vdekurit dhe duke kërkuar kuptim në një tragjedi që duket kaq e verbër dhe e rastësishme.

Por në këto ditë pikëllimi dhe zemërimi kemi parë shumë akte kurajoje dhe mirësie.

Ne në Bankers e kemi parë gjithmonë veten si pjesë e këtij vendi. 

Ne shprehim hidhërimin dhe ngushëllimet tona të thella për viktimat dhe dëmin e rëndë të shkaktuar nga tërmeti.

Me siguri, këto sprova na kujtojnë se ne shpesh jemi më të fortë se sa mendojmë- me ndihmën dhe mbështetjen e njëri-tjetrit.

Prandaj, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit, Bankers ka vendosur t’i dhurojë qeverisë shqiptare 1 mln USD për rindërtimin pas tërmetit.”

 (TemA)

2 komente në “SOLIDARITETI për banorët e prekur nga tërmeti: Samir Mane dhuron 1.2 milion euro, Bankers 1 milion USD”

  1. Adi says:

    Jane keput ne bythe … sidomos bankers qe ben miliona cdo dite me naften shqiptare

  2. andi says:

    boll me keta idiotet qe kane 30 vjet qe vjedhin leket e shqiptarve dhe tani gjoja behin bamirsi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje