Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.
Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian.
Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.
Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre.
Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.
Link: e-albania.al/donate/
Duka! Je zengjini me i madh i Shijakut, para se te kerkosh, jepu atyre banoreve, nje pjese te vogel te asaj qe u ke rrembyer ne menyre kriminale, tere keto vite Pasi te kesh kryer kete akt , ti e di shum mire se i vetmi vend ku mund te kontribosh per shendoshjen e situates se atyre banoreve eshte ulja e te gjitha paleve ne nje tavoline bashkrendimi, ne te kundert kjo eshte nje “Dashuri ne kohe kolere”! Sido qe te sillen pushtetaret, politikanet , partite politike, individet, sidomos tani ky popull eshte ne gjendje t;ju lexoje mendimet tuaja pa hapur fare gojen dhe njekohesisht te ndaje mire shapin nga sheqeri, prandal lereni cirkun per ne vend dhe kohe tjeter.
PO DUKA VETE ME KUPOLEN E TIJE ,NUKE KA SE CFARE TI JAPE????????????????????????????????????????