Nga Artur Ajazi
Duhej të ndodhte kjo tragjedi, që shqiptarët të bindeshin plotësisht se, ish-opozita e dikurshme e këtij vendi, edhe në ditë fatzeza nuk po u gjendet pranë, nuk po i ndihmon por po i ngatërron, nuk po pranon të bashkëpunojë por vetëm drejton gishtin dhe akuzon, se ka vendosur të jetë sehirxhie edhe kur gjithë bota është me ne. Kjo ish-opozitë është më e keqe se vetë tërmeti.
Kjo ish-opozitë, që luan me ndjenjat e atyre që flenë në hotele dhe çadra, kjo ish-opozitë që ka nge të tallet dhe qeshë edhe kur ndodhet pranë atyre fatzinjve, edhe kur i kërkohet të ulet në tryeza dhe të bashkëpunojë, nuk është gjë tjetër veçse një “tërmet” më i keq dhe më shkatërrues për vendin.
Nuk po mbetet shtet, qeveri, presidencë në Europë dhe më gjërë se kaq, donator privat dhe kompani e fuqishme brënda dhe jashtë vendit, që nuk ka shprehur keqardhje dhe mbështetje për Shqipërinë, duke premtuar gatishmëri maksimale për të ndihmuar me gjithçka.
E vetmja që rri larg, e vetmja që gjen kohën të bëjë “shaka pa kripë” edhe ditët e ftohta të dimrit mes atyre që janë në hallin e madh, është ish-opozita e tërmetosur. Ish-opozita e Lulzimit dhe Monikës, ish-opozita e ankthit dhe frikës, ish-opozita e dogmave dhe budallallëqeve, ish-opozita e djegies së mandateve dhe e fushatës antiintegrim të Shqipërisë, ish-opozita e hareshme gjithmonë kur ndodh gjëma, për të gjetur rastin të sulmojë qeverinë dhe kryeministrin.
E gjendur përballë një situate krejt ndryshe, e pamenduar nga Lulzimi, Doktori dhe Monika, e gjendur përballë një mobilizimi maksimalisht europian dhe botëror për të zhdukur në kohë rekord pasojat e tërmetit, ish-opozitës i mbetet të luajë “theatro” me “planet e saj 3 pikëshe dhe me 500 inxhinerët e rindërtimit” që Lulzimi ka menduar ti mbledhë në SHQUP, dhe ti nisë drejt rrënojave.
Por në fakt, gjithë vëmëndja e shqiptarëve këto ditë ka shkuar drejt diçkaje tjetër, që lidhet me solidaritetin, me të ardhmen, me jetën dhe bukuritë e saj, duke harruar dhe injoruar ish-opozitën e tërmetosur dhe plevitosur. Ajo do të mbetet përgjithmonë e shkuara, e vjetra, e qametosura, dhe ndoshta si një kujtim i lig, i një kohe të keqe.
Të kthesh ditët e vështira në ditë fushate, të quash angazhimin e paparë të gjithë shtetit në “hiçgjë” dhe të mbetesh jashtë tavolinës bashkëpunuese për të ardhmen e shqiptarëve, vetëm e vetëm se në krye të saj është Rama, do të thotë se ti Lulzim Basha mendon vetëm për pushtetin, dhe jo për miletin.
Nuk të beson kush ty, kur shkon në Bubq apo Borizanë, dhe u “prezanton” atyre hallexhinjve “planin tënd me 3 pika dhe 500 inxhinerë”, pasi shteti nuk funksionon me korrespondencë dhe as part-time, por me institucione legale, nga ku marrin rrugë propozimet, idetë dhe projektet qoftë edhe të një ish-opozite.
Duke nxituar të nxjerrë “përgjegjësit” e katrahurës, në fakt ish-opozita ka menduar ti dalë përpara një tjetër beteje të humbur, e cila ka nisur tashmë nga Prokuroria, për të nxjerrë me fakte, kush kanë qenë dhe kush janë , ata që kanë përfituar nga oligarkët e fushës së ndërtimit në 20 e ca vjet, kush kanë qenë e kush janë ata, që ditën i “sulmojnë” dhe natën i përqafojnë bosët e ndërtimit.
Ato jane 500 ingj te shkollimit plepor made-in Sali Berisha.Nuk ja vlen qe ti ndigjojme kur flasin e jo me te japin mendime e percaktime profesionale.Plepi plep mbetet e sharraxhiu sharraxhi.
Ky we ka bere artikullin eshte samuraj i hajdutit Rama.
Nuk ndalen keta samurajt duke bere propagande por hajdutit Kryeminister ..
C’jane keta skllever qe kenaqen me vjedhjet e Rames
Opozita po sillet shum mire , ndersa ate bashkepunimin qe kerkon hajduti Rama , ben shum mire qe nuk e pranon , se nuk duhet te behet bashke-fajtore ne vjedhjet qe ben Rama tek koncesionet ,
kur nderkaq ato koncesione duhen anulluar dhe parate te perdoren per ndertimin e banesave te prishurs nga termeti
Mos na e nxirrni me këtë sharebajgen e leshitdhise Nafije Dybeku Baxhella që ka plagjiature diplomë , se po sillet si hijene e uritur për gjak për të ardhur në pushtet në këtë situatë të rëndë për popullin shqiptar. Kjo monstër është shumë e shqetësuar për median dhe portalet se po i vjen fundi i shpifjeve të tipit Çim Peka. Dhe kujt po i rruhet për portalet e leshitdhise në këto ditë re vështira, vetëm kjo laraske hunderre sharebajge do të bëjë politike në tërmetin.
Ata do hyjnë në burg, dhe në shtëpitë e tyre do të strehohen të dëmtuarit .
Në burg, hajdutët e gjirit të Lalzit dhe Bilave përallore .
Kjo nuk është opozitë kjo është murtaja e zezë.
Të gjithë e dinë dhe nuk them ndonjë gjë të re por shkaktari i shkatërrimit total
dhe anarkisë totale në çdo fushë të shoqërisë shqiptare është mënxyra sali.
Ai nxiti pushtimin e zi te shqiperise nga banoret e zonave te thella duke
ndezur konfliktin permanent dhe te pa zgjidhshem mes zaptuesve maskarenj
edhe qytetareve respektues te ligjeve te shtetit.
Tani thone se fajin e ka shteti qe nuk i ka ndaluar te ndertojne,vjedhin dhe korruptohen.