LDK i ka tri rruge

4 Dhjetor 2019, 15:11Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli 

a) te marre gjysmen e qeverise, te realizoje programin qeverises, te cilin, sic po thuhet, e ka harmonizuar me VV-ne 100 per qind

b) te kaloje ne gjirin e ngrohte te PDK-se, fundja a nuk e tha para disa muajsh Isa Mustafa pa iu dridhur syri: nuk pendohem qe e kam bere Hashim Thacin president. Partia qe nuk pendohet per zgjedhjet e gabueshme, nuk meriton besimin e qytetareve qe e duan nje shtet funksional dhe jo shtet klientelist, ku LDK e ka pjesen e fajit

c) LDK mund te provokoje zgjedhje te reja parlamentare dhe keshtu te pergjysmohet dhe te matet pastaj me parti rajonale, duke u zhdukur ne opozite. Para zgjedhjeve eventuale politikanet me te popullarizuar te gjenerates se re te LDK-se, perfshire Vjosa Osmanin, duhet te mendojne se a duan te poshterohen edhe me tutje nga nje klike qe vetem i shfrytezon per vota dhe pastaj i le anash ne rolin e statisteve apo duhet te mendojne per alternativa te tjera politike? Ne 30 vjetorin e themelimit LDK do duhej te drejtohej nga gjenerata e 30-vjecareve – jo nga kostumbartesit e modes se perhimte.

PS. Ne rast se udheheqja e tanishme e LDK-se me kryeneçesi insiston qe kusht per koalicion me VV-ne te jete posti i presidentit (ku me qejf do te shkonte Isa Mustafa, i cili, me sa duket, as nuk po i merr parasysh kufizimet e tij shendetesore, as pergjegjesine qe e ka si lider i LDK-se per te lene nje trashegimi te paperlyer), atehere VV duhet ta refuzoje kete shantazh te LDK-se. Le te shkoje LDK e te ulet ne prehrin e Kadri Veselit e Hashim Thacit.

Sa i perket ndarjes se ministrive te rendesishme: nese VV e merr ministrine e Brendshme, LDK te marre ministrine e Drejtesise (e cila eshte po aq e rendesishme), por ketu Albin Kurti mund te beje kompromis, qe LDK te marre ministrine e Brendshme, por pelqimin per emrin e ministrit duhet ta jape edhe Albin Kurti si kryeminister i ardhshem, sepse duhet te perjashtohet ne start mundesia qe LDK te emeroje ndonje argat te SHIK-ut si minister te Brendshem! Ne nje variant te tille, VV do merrte ministrine e Drejtesise, fundja VV ka qene shume kritike ndaj punes se institucioneve te drejtesise, ky do ishte shans per t‘u deshmuar.

Edhe njehere sa i perket postit te presidentit: nese LDK eshte bere aq merak per kete post, le te merren vesh me VV-ne per ndryshimin e Kushtetutes qe pastaj presidenti te zgjidhej me vote popullore. Le te vendose populli. Atehere le te kandidoje Isa Mustafa, le te kandidoje edhe Hashim Thaci (ka thene se do te kandidoje nese kryetari zgjidhet drejtperdrejt), e le te kandidoje po deshi edhe Albin Kurti dhe kushdo tjeter qe i ploteson kushtet ligjore. Ndoshta VV e kandidon ndonje grua qe tani per tani nuk i dihet emri. Per Kosoven do te ishte mire.

2 komente në “LDK i ka tri rruge”

  1. DRENICA E KUQE says:

    Te tri rruget politike te LDK çojne ne Beograd, nisur nga PKJ-LKJ PKKM-LKKM, e treta çon ne Tirane te Sali Fazlliçi… dhe jane te gjitha keto rruge te LDK qe e shane dhe e shantazhuan luften e U{K…

    DRENICA E KUQE

  2. Jimi says:

    Duket nje analize e ftohte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje