Në Gjirin e Lalëzit dhe Hamallaj, shtëpitë e banorëve vendas kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Por ata thonë se pavarësisht se banesat e tyre u shpallën të banueshme nga tërmeti i 21 shtatorit, nuk i morën parasysh këshillat e ekspertëve, vendim ky që i shpëtoi jetën.
“Me 21 na e quajtën të banueshme godinën, por nuk kemi banuar aty, sepse e shihnim gjendjen”, thotë Muharrem Hoxha.
“Bëmë rikonstruksionin, por përsëri nuk qëndruam aty”. “Inxhinierin e parë, por edhe të dytin, po t’ia di emrin do t’i kisha hedh në gjyq”, thotë bashkëshortja e tij. “Shtëpia ime u ça komplet. Ku e gjeti ati që e nxori të riparueshme këtë shtëpi?”.
Çifti Hoxha kërkon një çadër për të kaluar netët. Por ata nuk janë të vetmit, në banesa të tjera dëmet janë të konsiderueshme dhe banorët e zonës qëndrojnë të gjithë jashtë.
Perderisa nuk tu permbys e jetueshme ishte. Po cfare prisnit ju qe te mos kishte asnje carje? Po ku ka inxhinier ne bote te projektoje ndertesa qe nuk pesojne demtime gjate termeti. Po cfare tu thuash fshatareve. Vete i ndertojne ndertesat pa inxhiniere e pastaj ankohen per ata qe u bejne ekspertizen jo per ata qe ua ndertuan (qe jane vete!!)