Krimet e luftës, ndëshohet me 2 vjet burg ish-ministri serb i Kosovës

5 Dhjetor 2019, 15:01Rajoni TEMA

Një ish-ministër serb i qeverisë së Kosovës është dënuar me dy vite burg për mohimin e krimeve të luftës dy dekada më parë. Sipas aktgjykimit, ish-zyrtari Ivan Todosijeviq akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes. Pala mbrojtëse shprehet se do e apelojë çështjen.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burg një nga ish-ministrat serb të qeverisë Haradinaj që mohoi gjenocidin serb të dy dekadave më parë.

Ivan Todosijeviç, ish-shefi dikasterit të administratës dhe vetëqeverisjes lokale, iu caktua masa dy vjet heqje lirie për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.”

Sipas akuzës, më datë 24 mars 2019, gjatë një tubimi në përvjetorin e “viktimave të bombardimeve të NATO-s”, Todosijeviç do të shprehej se “Masakra e Reçakut e 15 janarit 99, ku do të vriteshin 45 shqiptarë, ishte trilluar prej vetë atyre, që vranë banorë e policë të mirë serbë në detyrë.”

Gjykata tha të enjten se veprimet e të pandehurit rrezikonin rendin publik dhe pasoja më të rënda.

Avokati mbrojtjës e konsideroi aktgjykimin të padrejta dhe paralajmëroi apelimin e çështjes.

Deklaratat e Todosijeviçit detyruan kryeministrin Ramush Haradinaj në muajin prill që ta shkarkonte.

Në mars, qëndrime të ngjashme do i kushtonin postin edhe zv.ministres serbe të drejtësisë, Vesna Mikiç, e cila po ashtu do mohonte krimet e luftës, duke i konsideruar sulmet ajrore të NATO-s 20 vite më parë si gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

1 komente në “Krimet e luftës, ndëshohet me 2 vjet burg ish-ministri serb i Kosovës”

  1. Kim été says:

    Kosova po i largohet Jugosllavise çdo ditë dhe më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje