Tërmeti, Rama: Verifikoni tokat-shtet ku do ndërtohen lagjet e reja, mund të ketë surpriza nga KÇK. Po hetohen 155 objekte në kategorinë e rrezikut

7 Dhjetor 2019, 07:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama mblodhi për të 10 ditën radhazi qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku në fokus është faza e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij Rama kërkoi sot që të përgatitet një raport i saktë mbi gjendjen e territorit ku do të ndërtohet në mënyrë që të ketë qartësi të plotë për statusin e pronës.

Mes të tjerash shefi i qeverisë sulmoi dhe atë që ai e quan grupi ‘KÇK’, ‘Kap Ça të kapësh’, ndërsa theksoi se pavarësisht faktit që ajo mund të jetë tokë shtetërore, mund të ketë raste që mund të jetë grabitur.

Gjithashtu ai u shpreh se Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e hënë për ta ndarë punën me organizatat që të dislokohet fondi i tyre. Kreu i qeverisë deklaroi se po vijon mbledhja e dokumentacionit për hetimet për 155 objekte të futura në kategorinë e rrezikut.

“Menjëherë drejtuesi i Entit duhet të vihet në dispozicion të programit. Qoftë nga pikëpamja e planeve, projekteve, duhet të integrohet në programin e rindërtimit.

 Puna për ligjin e posaçëm për rindërtimin po ecën. Koha është e ngushtë, kështu që në 19 duhet të kalojmë ligjin e posaçëm. 

Duhet përgatitur për parlamentin dhe një kërkesë për shtyrjen e periudhës së emergjencës, në mënyrë që të kemi një fokus të detyrueshëm për të gjitha institucionet.

 Duhet të përgatiten të dhënat se ku do të ndërtohet. I jemi referuar pronës tokë-shtet, por KÇK ka bërë të veten, në kohën kur kemi bërë punë të tjera në gjithë këtë kohë dhe duhet verifikuar në hipotekë çdo pronë. 

Që mos të gjendemi me surpriza, kur të shohim që është tokë e cënuar dhe e kafshuar nga KÇK. Raporti duhet të jetë gati javën që vjen.

Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar. 

Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut. 

Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”- nënvizoi Rama.

1 komente në “Tërmeti, Rama: Verifikoni tokat-shtet ku do ndërtohen lagjet e reja, mund të ketë surpriza nga KÇK. Po hetohen 155 objekte në kategorinë e rrezikut”

  1. Gramozi says:

    ZONA TE LIRA PER TE NDERTUARE PALLATE TE REJA PER FAMILJARET QE KANE HUMBUR BANESAT NGA TERMETI I 26 NENTORIT PSH RUGA 5 MAJI ISH UZINA DINANO KU MUND TE STREHOHEN FAMILJARET QE JANE DEMTUARE BANESAT PSH NJESIA NR 8 DHE 9 DHE TE TJERA ,PRIORITET DUHET TI JEPEN FAMILJEVE QE KANE NJE BANESE SEPSE KA FAMILJE QE KANE NGA DY BANESA DHE TRE ,PRA BASHKIA DUHET TE NXJERE NGA HIPOTEKA SE KANE FAMILJE NGA 2 DHE TRE BANESA DHE PRIORITET TE JETE ATA QE KANE NJE BANESE ,,BANESAT E NDERTUARA PARA 90 JANE BERE ME KONTRIBUT VULLNETAR DHE KANE NJE MOSHE AMORTIZIMI DHE JANE BERE DYQANE NE KATET E PARA DHE TE DYTA DHE SHTESA KU KANE PRISHUR STRUKTUREN E KONSTRUKSIONIT MBAJTES SIC JANE PALLATET TEJ RUGA FERIT XHAJKO TEK MEDRESEJA KU JANE NDERTUARE DYQANE NE KATIN E PARE DHE TE DYTE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje