Artan Hoxha sulmon lojtarin e Bylisit: Paska dalë baba nga Sukthi, te Tirana kapte topat

10 Dhjetor 2019, 13:46Sport TEMA

Artan Hoxha ka reaguar ndaj Jurgen Goxhës, teksa ky i fundit provokonte Partizanin pas fitores 2-1 kundër të kuqve. Gazetari i njohur investigativ përmes një postimi në rrjetet sociale nuk “kursehet” ndaj qendërmbrojtësit duke i kujtuar se nuk vlen as sa Hidi që është 40-vjeç.

Ironia e Hoxhës është e dukshme, ku thekson se në kohën kur ishte pjesë e Tiranës, kapte topat në “Skënder Halili. Duke iu drejtuar një kolegu gazetar, ai shkruante:

“Jeton Selimi, cili është ky që u paska gjetur babën more?! Se ti e di që unë i shoh këto kategoritë e ulta, se ku ma ka zënë syri te FK Sukthi, Erzeni, Iliria e Fushë Krujës, Shën Kolli dhe si kapës topash në “Skënder Halili”.

Kot hyra në transfermarkt apo tregun e lojtarëve si i thonë shqip dhe ky ishte i vetmi te kjo skuadra e Ballshit që e blije verësie, kur edhe për kartonin e Hidit 40 vjeç duhej të paguash 75 mijë euro. Që u paska dalë dhe “baba” nga FK Sukthi, nuk e dija”, përfundon me ironi Hoxha.

Kujtojmë që pas sfidës Bylis – Partizani (2-1), Jurgen Goxhaj bëri një postim në rrjetet sociale ku provokonte të kuqtë duke shkruar: “Nëse se keni gjetur akoma, ja ku është baba juj”.

1 komente në “Artan Hoxha sulmon lojtarin e Bylisit: Paska dalë baba nga Sukthi, te Tirana kapte topat”

  1. Luli says:

    Po ti e ke gjet baben tat o kokebole gjithollog se sle vend pa i fut turinjt si kompetent .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje